AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi rishpall vakancën për zëvendësimin e Elsa Toskës në Kushtetuese

Komisioni i Ligjeve vendosi të njoftojë vakancën për një mandat të plotë për zëvendësimin e gjyqtares së dorëhequr, Elsa Toska në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa opozita e kontestoi procesin si të parregullt.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
13:40 | 10/12/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA.

Komisioni parlamentar i Ligjeve vendosi të mërkurën që të rihapë garën për një anëtar me mandat të plotë në Gjykatën Kushtetuese, i cili do të zëvendësojë Elsa Toskën e larguar me dorëheqje nga detyra në mesin e mandatit të saj.

Vakanca u hap për herë të parë nga Kuvendi në fund të shtatorit 2024, por lista me 10 kandidatë që iu përcoll Këshillit të Emërimeve në Drejtësi u tkurr në vetëm dy emra të kualifikuar, duke e bërë të pamundur përzgjedhjen e anëtarit të ri.

Relatori i çështjes në komision, deputeti Olsi Komici tha se në kushtet kur numri i kandidatëve bie nën tre, KED nuk mund të vijojë me renditjen dhe vlerësimin përfundimtar, ndaj ka vendosur pezullimin e procedurës dhe ka njoftuar Kuvendin për rishpalljen e thirrjes.

Komici justifikoi vonesën e rishpalljes së vakancës nga Kuvendi me shqyrtimin nga ana e Gjykatës Kushtetuese të nenit përkatës kushtetues për rinovimin e anëtarëve të saj.

Megjithëse herën e parë vakanca për zëvendësimin e Toskës ishte shpallur për një ‘mandat plotësues’ deri më 2028, komisioni i Ligjeve vendosi  të mërkurën që rishpallja e vakancës do të bëhet për mandat të plotë, duke u bazuar në vendimin e fundit të Kushtetuese për mekanizimin rinovues të kësaj gjykate.

Kryetari i komisionit, Ulsi Manja, theksoi se vakanca i takon Kuvendit dhe se procesi lidhet drejtpërdrejt me mekanizmin kushtetues të rinovimit të mandateve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse nuk do të ishte dorëheqja, mandati i Elsa Toskës do të përfundonte në prill të vitit 2025 dhe Kuvendi duhet të plotësojë menjëherë vendin me një anëtar të ri me mandat të plotë,” tha ai.

Opozita nuk mori pjesë në votim dhe kontestoi procesin e shpalljes së vakancës si të parregullt.

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, tha se mekanizimi i parashikuar në Kushtetutë për rotacionin e anëtarëve nuk ka funksionuar siç duhet dhe se mazhoranca ka synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Në organet e pavarura dhe sidomos ato kushtetuese parim është qëndrimi në detyrë dhe jo rotacioni”- tha ai duke e konsideruar këtë si element të rëndësishëm të pavarësisë.

“Ndërhyrja tek qëndrimi në detyrë, pra tek mandati si kohë, jo si substancë, është ndërhyrje tek pavarësia”- shtoi Bylykbashi.

Sipas tij, vakanca për zëvendësimin e Toskës po shpallej pa pritur që të zbardhej dhe të hynte në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e kohëzgjatjes së mandateve të anëtarëve të saj.

Gjykata Kushtetuese u vendos në lëvizje nga kërkesa e Presidentit Bajram Begaj për të interpretuar mbi deklarimin e mbarimit të mandatit të anëtarëve të saj, me qëllim mundësimin e përtëritjes së pjesshme të trupës së gjyqtarëve, sipas dispozitave kushtetuese të vitit 2016, në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Gjykata arsyetoi se gjatësia e mandatit nuk do të llogaritej nga data e betimit të gjyqtarit, por nga data e mbarimit të mandatit të gjyqtarit që e ka zëvendësuar, gjë që çoi dhe në deklarimin e përfundimit të mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja.

 

Etiketa: Elsa ToskaGjykata KushtetueseKëshilli i Emërimeve në DrejtësiKomisioni i LigjeveOerd BylykbashiUlsi Manja
I mëparshmi

Arrestohen kapiteni dhe inxhinieri i anijes pas vdekjes së marinarit në Portin e Durrësit

Tjetri

Vendimi i Apelit kundërshtohet nga SPAK dhe Zarka në Gjykatë të Lartë

Tjetri
Arrestohet kryeprokurori i Vlorës Aurel Zarka

Vendimi i Apelit kundërshtohet nga SPAK dhe Zarka në Gjykatë të Lartë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.