AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

Pas një fushate publike të ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme, Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë 5 me 3 që të rikthejë në detyrë numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku dhe ta kalojë çështjen në seancë plenare.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:01 | 12/12/2025
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, ‘sinjal force’ për hetimin e zyrtarëve të tjerë të lartë
Belinda Balluku dhe Edi Rama në Kuvend | Foto: LSA

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, do të rikthehet në zyrën e saj të punës, pasi Gjykata Kushtetuese pranoi të premten kërkesën e kryeministrit Edi Rama, duke ngrirë efektet e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra pasi u mor e pandehur e Prokuroria e Posaçme, SPAK, për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera.

Gjykata Kushtetuese njoftoi të premten se me shumicë votash 5 me 3, Mbledhja e Gjyqtarëve kishte vendosur për “pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr. 118, datë 19.11.2025 dhe nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku…”.

Po ashtu, gjyqtarët e Kushtetueses vendosën të kalojnë për shqyrtim në seancë plenare pikat e tjera të kërkesës së Ramës për zgjidhje të kompetencave mes Gjykatës së Posaçme dhe Kryeministrit e Këshillit të Ministrave.

Kushtetuesja e cilëson çështjen me interes të lartë publik dhe njofton se shqyrtimi në themel do të bëhet në seancë plenare publike më 22 janar, ku do të thërriten si palë të interesuara Prokuroria e Posaçme, Gjykata e Posaçme, Kuvendi dhe Presidenti i Republikës.

Balluku u pezullua nga detyra më 20 nëntor me vendim të gjyqtarit Erjon Çela të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, pasi akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera në projektin e Tunelit të Llogarasë dhe njërit prej loteve të Unazës së Madhe. Po ashtu, Ballukut iu ndalua e drejta për të udhëtuar jashtë shtetit.

Kryeministri Edi Rama e kundërshtoi vendimin publikisht edhe ligjërisht,  duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese pezullimin e efekteve të vendimit deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese dhe interpretimin e nenit kushtetues që parashikon se “anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale që i njeh jo vetëm Kushtetuta, por edhe legjislacioni procedural penal”.

Rama kërkon gjithashtu që Kushtetuesja të shprehet për shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit e Këshillit të Ministrave nga njëra anë dhe Gjykatës së Posaçme në anën tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së Ballukut.

Që nga pezullimi i Ballukut, Rama ka ndërmarrë një fushatë publike për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme, duke u ankuar se pezullimi i Ballukut ishte absurd dhe uzurponte kompetencat e tij si kryetar i Këshillit të Ministrave. Në asnjë rast, Rama nuk ka  komentuar apo dhënë shpjegime për akuzat e ngritura rreth ndërhyrjeve në mënyrë të paligjshme në dy tendera me vlerë 210 milionë euro.

Zëvendëskryeministrja Balluku akuzohet se ka paracaktuar fituesit e dy tenderave, së bashku me vartësit e saj më të ngushtë, Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi.

Qëndrimet publike të Ramës sollën dhe reagimin e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, që konstatoi se nën petkun e ankesave të kryeministrit për uzurpimin e pushtetit ekzekutiv e atij legjislativ prej gjyqësorit, në fakt fshihet një mesazh presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatave të Posaçme që kanë në shqyrtim çështjen në fjalë.

Etiketa: Belinda BallukuEdi RamaGjykata e PosaçmeGjykata KushtetuesePezullimi nga detyraShkelja e barazise në tenderSPAK
I mëparshmi

Rrjeti për Gazetarë të Sigurt dënon kërcënimet online ndaj gazetarit Osman Stafa

Tjetri

KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë

Tjetri
Televizionet nxjerrin në shitje hapësirën editoriale në fushatë

KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.