AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita pret me skepticizëm ligjin e ri për “bilbilfryrësit”

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi dhe miratoi në parim të hënën projektligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, nismë e Këshillit të Ministrave.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:56 | 15/12/2025
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Ligjeve gjatë mbledhjes së zhvilluar më 1 tetor 2025. Foto: LSA.

Nisma, e njohur ndryshe dhe si ligji i “bilbilfryrësve” vjen gati një dekadë pas miratimit të ligjit në fuqi, i cili deri më sot nuk duket se ia ka dalë të ndërtojë një mekanizëm funksional të sinjalizimit për shkeljet ligjore dhe korruptive brenda administratës publike.

I konsideruar si një mekanizëm shumë i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, ligji i referohet me termin “sinjalizues” punonjësve në sektorin publik dhe privat, të cilët kanë qasje në informacione dhe dijeni për shkelje ligjore, raste korruptive, etj., dhe ligji u ofron mekanizma për ta përçuar këtë informacion duke u ruajtur konfidencialitetin dhe duke ofruar mbrojtje nga hakmarrja.

Në ndryshim nga ligji ekzistues, nisma e re ofron mbrojtje nga hakmarrja dhe për “sinjalizuesit publikë” që zgjedhin të përdorin median për të bërë denoncimet e tyre.

Adea Pirdeni, ministre shteti për Administratën Publike dhe Luftën kudër Korrupsionit prezantoi nismën si një qasje e re që merr parasysh dhe mangësitë e ligjit në fuqi.

“Parashikon një arkitekturë të re ligjore me standarde dhe garanci për standardet e BE për mbrojtjen e sinjalizuesve,” tha ajo, ndërsa shtoi se ligji i ri “vendos mekanizmat mbrojtës kundër veprimeve hakmarrëse”.

Bilanci i ligjit në fuqi ka sjellë pak rezultate, sipas shifrave që solli Pirdeni, me vetëm 97 raste të sinjalizimit të jashtëm dhe me 56 raste sinjalizimi në institucione përkatëse.

Sipas ministres, ligji i ri është në përputhje të plotë me direktivën përkatëse të Bashkimit Europian, zgjeron fushën e zbatimit publik, dhe garanton konfidencialitetin dhe mbrojtjen nga çdo veprim hakmarrës.

Por deputetët e opozitës të pranishëm në mbledhje e pritën me skepticizëm nismën e re të qeverisë dhe ngritën shqetësime për korrupsion të lartë në Administratën Publike.

Deputeti i PD-së, Saimir Koreshi madje e quajti nismën “qesharake”.

“Po i bëni kot,”  tha ai duke shtuar se “do të nxisni luftë spiunësh tek publiku dhe privati”.

“Sa kallëzime ka që nga 2016? Dhe sa masa janë marrë? Asnjë, zero,” iu drejtua ai ministres.

Ndërsa deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se mazhoranca ka dështuar të ndërtojë një sistem funksional sinjalizimi në gjithë këto vite në pushtet duke ngritur pikëpyetje mbi garancinë e ligjit të ri.

Sipas tij, qeveria nuk ka “moralin politik” për të sjellë ligje të tilla kur ka në kabinet një zv.kryeministre të pandehur ndaj së cilës ka prova të qarta korrupsioni.

“Na flisni për sukses në luftën kundër korrupsionit, kur raportet serioze ndërkombëtare na rendisin sërish ndër vendet më të korruptuara në Evropë dhe ndër më të këqijat në botë për ryshfet,” iu drejtua ai ministres.

Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja tha se opozita po anatemon nismën dhe kjo krijon efektin e kundërt të qëllimeve të ligjit, që është nxitja e punonjësve të administratës që të denoncojnë korrupsionin.

“Shqetësimi duhet të jetë si ta bëjmë më të zbatueshëm në praktikë këtë ligj,” tha ai dhe jo të “të flitet me gjuhën e linçimit”.

Pas diskutimeve, komisioni miratoi në parim nismën vetëm me votat e mazhorancës.

Projektligji parashikon zgjerim të rrugëve të sinjalizimit, të cilat mund të bëhen në njësitë e posaçme të ngritura brenda institucioneve, direkt në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, në mënyrë publike ose në organe të tjera përgjegjëse.

Dispozitat e reja po ashtu tentojnë të forcojnë mekanizmin mbrojtjes së sinjalizuesve duke zgjeruar mbrojtjen edhe për personat e lidhur me ta, për ndihmësin, çdo individ që mbështet procesin e sinjalizimit, si dhe për personat juridikë që sinjalizuesi zotëron, përfaqëson, punon ose ka një marrëdhënie biznesi me ta.

Të vetmet raste kur ligji nuk ka fuqi për mbrojtjen e denoncuesve janë ato që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, ruajtjen e sekretit profesional të avokatit,  konfidencialitetin e informacionit mjekësor,  konfidencialitetin e diskutimeve dhe të vendimeve të marra në dhomë këshillimi dhe ruajtjen e sekretit hetimor në procesin penal.

 

Etiketa: Adea PirdeniLigji per sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesveSaimir KorreshiTedi BlushiUlsi Manja
I mëparshmi

Saga e hetimit pasuror: Si i shpëtoi konfiskimit biznesi i ndërtimit i Ben Qimes

Tjetri

Kolegji lë në fuqi konfirmimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Tjetri
KPA njihet me parashtrimet në vetingun e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Kolegji lë në fuqi konfirmimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.