AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi kërkon opinionin e Komisionit Europian për ndryshimet në Reformën për Drejtësi

Komisioni i Ligjeve dhe Administratën Publike vendosi të martën shtyrjen e shqyrtimit të projektligjeve që prekin Reformën në Drejtësi deri në marrjen e një opinioni nga Komisioni Europian dhe qëndrimet e vetë organeve të drejtësisë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
6 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari Ulsi Manja duke folur gjatë një seance të Komisionit parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. | Foto: LSA

Kryetari i komisionit Ulsi Manja tha se pas prezantimit të nismave në komision do të kërkohet mendimi i Komisionit Europian dhe i vetë organeve të drejtësisë para se të vijojë shqyrtimi i tyre në komisionet parlamentare.

Olsi Komici, deputet nismëtar i dy projektligjeve që prekin ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i  prezantoi nismat e tij fillimisht në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale dhe më pas në Komisionin e Ligjeve.

Komici i cilësoi ndryshimet si një ndërhyrje e domosdoshme për forcimin dhe funksionalitetin e  Reformës në Drejtësi dhe në përputhje me përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit europian.

Sipas tij dispozitat e reja parashikojnë standarde më të larta dhe afate të reja për verifikimin e kandidatëve për dy këshillat që vijnë nga radhët e shoqërisë civile, avokatisë dhe akademisë, rritje të transparencës në lëvizjet paralele dhe ngritjet në detyrë, atributet e rolit të Prokurorit të Përgjithshëm në procesin e përzgjedhjes së kryetarëve të prokurorive, transparenca e vendimeve të këshillave, etj..

Deputeti socialist iu referua rekomandimeve të ardhura më herët nga Komisioni Europian për dy draftet në lidhje me disa formulime ligjore, të cilat ishin reflektuar në përmbajtjen përfundimtare të draftit të prezantuar para deputetëve.

Sipas tij rekomandimet lidheshin kryesisht me formulimet mbi kritetet e përzgjedhjes së kandidatëve duke kërkuar që termat që lidheshin me integritetin moral e profesional të zëvendësoheshin me kritere të qarta.

“Ne kemi vendosur kritere si; të mos ketë masë disiplinore në fuqi, të ketë kaluar me sukses vetingun, apo të mos ketë dhënë dorëheqjen nëse ka qenë subjekt i vetingut”- tha ai duke shtuar se “rekomandimi tjetër ka të bëjë me formulimin sjellje të rënda etike dhe morale, kërkohet të hiqet nga teksti i projektligjit, si formulim i përgjithshëm dhe i paqartë dhe që lë hapësira për interpretime subjektive, i cili do të pasqyrohet në vazhdimësi në nenet përkatëse”.

Komici po ashtu tha se ndryshimet mund të përfshijnë dhe një propozim që ka ardhur nga Unioni i Gjyqtarëve për shtyrjen e moshës së pensionit për gjyqtarët në prag të pensionit me qëllim angazhimin e tyre për zgjidhjen e dosjeve stok.

Kryetari i komisionit për Nismat Qytetare, Fatmir Xhafa, e cilësoi prezantimin e nismave si nisje të procesit për rishikimin e Reformës në Drejtësi dhe ngriti pikëpyetje se sa i zgjidhin këto dispozita problematikat me të cilat përballet drejtësia.

“A e zgjidh transparenca e publikimit të vendimeve? A rrit cilësinë, apo a e zgjidh problemin e besueshmërisë dhe llogaridhënies?’- tha ai duke kërkuar nga deputetët që ndryshimet të shihen duke pasur parasysh këto elementë që lidheshin me problemet e konstatuara gjatë këtyre viteve që këto ligje janë zbatuar.

Prekja e ligjeve të Reformës në Drejtësi ka nisur si projekt që në vitin 2022 kur Komisioni i Ligjeve ngriti një grup pune mes deputetëve të PS dhe PD, por draftet e përgatitura prej këtij grupi pune në konsultime të mbyllura mes drejtuesve të drejtësisë u rrëzuan në shumicën e tyre nga ekspertiza e misioneve EU-Just dhe OPDAT.

Etiketa: Fatmir XhafajOlsi KomiciUlsi Manja
Tjetri
Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, ‘sinjal force’ për hetimin e zyrtarëve të tjerë të lartë

Kuvendi ‘kyç’ provat kundër Ballukut

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.