AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Kuvendi ‘kyç’ provat kundër Ballukut

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka marrë në mënyrë të paprecedentë vendimin për të mos u shpërndarë anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin materialin e provave që ka dorëzuar Prokuroria e Posaçme për imunitetin e Belinda Ballukut.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
6 months më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, ‘sinjal force’ për hetimin e zyrtarëve të tjerë të lartë
Belinda Balluku dhe Edi Rama në Kuvend | Foto: LSA

SPAK kërkoi të martën Kuvendit që të japë autorizimin kësaj prokurorie që të marrë masë tjetër ndalimi ndaj Ballukut, e cila mbrohet nga imuniteti i deputetit.

Por dosja voluminoze e dorëzuar në Kuvend bashkë me këtë kërkesë nuk u është shpërndarë deputetëve anëtarë të Këshillit i cili ka tagrin ligjor për të vendosur nëse i duhet hequr apo jo imuniteti Ballukut.

Sipas deputetëve të opozitës anëtarë në këtë këshill zyra e Kryetarit të Kuvendit u ka vënë në dispozicion vetëm relacionin përmbledhës të dosjes pasi ata kanë firmosur një deklaratë për mosnxjerrjen e sekretit hetimor.

Kuvendi i Shqipërisë shpërndau për mediat një reagim duke e justifikuar vendimin e Kryetarit të Kuvendit me faktin që materiali që përmbante provat ndaj Ballukut ishte ‘sekret hetimor’ dhe ishte ‘kyçur’ në një kasafortë në mjediset e Kuvendit deri në mbledhjen e këshillit të premten ku do të vendoset për mënyrën se si deputetët do të njihen me materialin.

“Materiali me karakter “sekret hetimor” ndodhet në kasafortën e specialistit të protokollit për dokumentacionin e klasifikuar”- njofton Kuvendi.

Vendimi, sipas njoftimit, ishte marrë bazuar në një urdhër të Prokurorisë së Posaçme “Për ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit të akteve” dhe detyron Kuvendin në në ruajtjen e sekretit hetimor dhe ndalimin e publikimit ose shpërndarjes së akteve të tilla.

Sipas Kuvendit, “kjo çështje dhe mënyra e njohjes me këtë informacion do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në prani të prokurorit të SPAK-ut”.

Kuvendi gjithashtu u bën thirrje deputetëve që janë vënë në dijeni me materialin përmbledhës të dosjes se kanë “detyrimin për zbatimin e rreptë të ruajtjes së sekretit hetimor, në përputhje me urdhrin e prokurorit të çështjes”.

Por, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një reagim publik e cilësoi vendimin e Peleshit të gabuar dhe në kundërshtim me rregulloren dhe praktikat parlamentare.

“Nuk e mbyll më dot në kasafortë korrupsionin e Edi Ramës! Është sheshit, në çdo punë publike!”- iu drejtuar ai Kryetarit të Kuvendit në një reagim të shpërndarë në media.

“SPAK, sipas ligjit, ka detyrimin të sjellë në Kuvend relacionin, shoqëruar me provat mbështetëse. Këto nuk i sjellë për ti mbyllur në kasafortën e Protokollit të Kuvendit, por për tia vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe deputetes së marrë të pandehur, që të jenë të përgatitur për vendimmarrjen në mbledhje”- thotë më tej Bardhi.

Neni 118 i Rregullores së Kuvendit parashikon në pikën 1 se “Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin”.

Në praktikën e mëparshme parlamentare edhe kur dosjet janë konsideruar ‘sekret hetimor’ nga prokuroria ato janë vendosur në dispozicion të anëtarëve të këshillit pasi ata kanë firmosur një deklaratë se mbajnë përgjegjësi për mosnxjerrje të sekretit hetimor.

Të mërkurën kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë një konference për mediat lexoi publikisht disa biseda të zbardhura mes Ballukut dhe vartësit të saj Ervis Berberi për tenderat për lotet e Unazës së re të Tiranës, të ngjashme me biseda të tjera të rrjedhura në media nga hetimet për tendera të tjerë, ku tregohet mënyra se si këto tendera vendosen paraprakisht.

Etiketa: Belinda BallukuGazment BardhiProkurorisë së PosaçmeSali BerishaSPAK
Tjetri
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Gëzim Çopa

KPA rrëzon vendimin e KPK-së dhe shkarkon nga detyra prokurorin Gëzim Çopa

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.