AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Viti 2025

Viti 2025: Shqipëria në foto

Ky vit që po lëmë pas krahëve ishte i mbushur me ngjarje politike dhe sociale të fiksuara në lenten e fotoreporteres së BIRN.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
6 months më parë
në Fotogaleri, Viti 2025
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Tirana Pride, Tiranë, Maj, 2025.  Foto_Nensi Bogdani

Fotot e vitit 2025 përmes objektivit të Nensi Bogdanit përshkojnë një Shqipëri të vendosur në kryqëzimin mes krizave globale, tranzicioneve politike dhe betejave sociale të brendshme: nga refugjatët afganë dhe emigrantët e Lindjes së Mesme të strehuar përkohësisht në Shëngjin si pasojë e marrëveshjeve me SHBA-në dhe Italinë, te ceremonitë mortore për Kryepeshkopin Anastasios Janulatos që bashkuan figura publike dhe besimtarë në Tiranë; nga samiti i Komunitetit Politik Europian nën shi në sheshin Skënderbej dhe simbolikat elektorale të pushtetit, te zgjedhjet parlamentare të Majit të shënuara nga pjesëmarrje e ulët; nga parada PRIDE dhe protestat për Palestinën, te reagimet qytetare për shëndetësinë, lirinë e medias dhe kërkesat për llogaridhënie politike, këto imazhe ofrojnë një panoramë të ngjeshur të një viti të trazuar, ku politika, feja, aktivizmi dhe pasiguria sociale ndërthuren në jetën publike shqiptare.

Që prej vitit 2021, mijëra shtetas afganë të cilët u larguan nga vendi i tyre, pasi ky i fundit ra në duart e talebanëve, po strehohen në Kompleksin Rafaelo në Shëngjin, si pjesë e një marrëveshje me SHBA-në për t’i mbajtur ata përkohësisht në Shqipëri. Shëngjin, Lezhë. Janar, 2025.

Një çift refugjatësh nga Afganistani shijojnë orët e pasdites në bregdetin e Shëngjinit, të pasigurtë për të ardhmen e tyre, pasi administrata e Trump ndërpreu programin e pranimit të refugjatëve. Foto_Nensi Bogdani

Kryepeshkopi i Tiranës dhe Shqipërisë, Anastasios Janulatos, mbylli sytë përgjithmonë në Janar të 2025, dhe u përcoll për në banesën e fundit me një ceremoni lamtumire në Katedralen Ortodokse të kryeqytetit. Tiranë, 31 Janar 2025.

Funerali i Anastasit në Janar 2025 | Foto: Nensi Bogdani

Anija “Libra” me emigrantë nga Lindja e Mesme mbërrin në portin e Shëngjinit për të dorëzuar refugjatët në qendrat e pritjes të ngritura në Shëngjin dhe Gjadër, sipas marrëveshjes së Shqipërisë me Italinë. Kjo marrëveshje parashikon që Shqipëria të strehojë emigrantët e vendeve të treta që kapen në ujërat midis Italisë dhe Shqipërisë, deri në momentin kur Italia të vendosë mbi dhënien e azilit ndaj tyre ose jo.

Anija Libra, Shëngjin, Lezhë, Janar, 2025. Foto_Nensi Bogdani

Liderët e Europës dhe Ballkanit Perëndimor pozojnë për foton familjare të samitit,  teksa shiu i dendur bie përgjatë ditës së Samitit të Komunitetit Politik Europian që u zhvillua në sheshin Skënderbej në Tiranë më 16 Maj 2025.

Samiti i Komunitetit Politik Europian, Tiranë, 16 Maj 2025.  Foto_Nensi Bogdani

Një aktiviste valëvit flamurin për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+ gjatë paradës së përvitshme PRIDE në bulevardin kryesor të Tiranës.

Tirana Pride, Tiranë, Maj, 2025.  Foto_Nensi Bogdani

Figura publike dhe personalitete të vendit morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës për Kryepeshkopin Janullatos, në Katedralen Ortodokse Ringjallja e Krishtit.

Lamtumire Janullatos, Tiranë, 31 Janar 2025.  Foto_Nensi Bogdani

Një votuese duke hedhur fletën e votimit në një prej qëndrave të votimit në kryeqytet. Vetëm 42% e popullsisë morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të MAJIT 2025 në Shqipëri.

Shqipëria votom, Tiranë, 11 Maj 2025.   Foto_Nensi Bogdani

Atletet e kryeministrit Rama me yllin e fushatës zgjedhore të PS, që simbolizon anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, në tapetin e kuq që priti 47 liderët e Europës në Tiranë gjatë Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Atletet e KM, Tiranë, 11 Maj 2025.   Foto_Nensi Bogdani

Sinjali i televizionit News 24 u bllokua për pothuajse 10 ditë në fillim të muajit Gusht 2025,  teksa zyrat e redaksisë së grupit mediatik “Focus Media News” u mbyllën me urdhër të Policisë.

Shteti kundër News 24 | Tiranë, 9 Gusht, 2025 Foto_Nensi Bogdani

Qindra qytetarë protestuan për lirinë e Palestinës në Sheshin Skënderbej, në një protestë të thirrur nga aktivistja ndërkombëtare për drejtësi sociale Greta Thurnberg në Tiranë.

Greta në Tiranë, Tiranë, 23 Korrik, 2025. Foto_Nensi Bogdani

Dhjetëra tullumbace të zinj shihen prapa kamerave të operatorëve që raportojnë pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Këto tullumbace u vendosën nga protestuesit në shenjë proteste  për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, të cilave u mungon trajtimi i duhur në Spitalin Onkologjik. Nën moton “Tetori i Zi” protesta shërbeu për të ngritur zërin për të gjithë pacientët me kancer që nuk marrin shërbimin e duhur nga shteti.

Protesta për kancerin e gjirit, Tiranë, Tetor 2025. Foto_Nensi Bogdani

Në një protestë të zhvilluar përballë Kuvendit, qytetarë dhe aktivistë kërkojnë vënien e zv-kryeministres Balluku përpara drejtësisë, pasi SPAK ngriti një sërë akuzash ndaj saj dhe kërkoi heqjen e imunitetit  si deputete.

Balluku në SPAK, Tiranë, 19 Dhjetor 2025. Foto_Nensi Bogdani
Etiketa: Viti 2025
Tjetri
Me afrimin e zgjedhjeve, politikanët shqiptarë perfeksionojnë aftësitë e tyre në rrjetet sociale

Korrupsioni gjuhësor si efekt anësor i korrupsionit politik

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.