AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Nga bllokimi në drejtim: Çfarë treguan votimet në Kosovë

Duke i dhënë një fitore të qartë Vetëvendosjes së Albin Kurtit, votuesit në Kosovë përçuan një mesazh të fortë – ngërçi i stërzgjatur politik duhet të marrë fund në mënyrë që vendi të ecë përpara.

Blerim VelangaBlerim Vela
15:43 | 29/12/2025
në Opinion
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Foto: Facebook.

Ndërsa pluhuri po bie pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Kosovës të dielën, rezultati nuk duket si një ngjarje politike rutinë, por si një gjykim kolektiv. Elektorati nuk ishte delikat. Ai i dërgoi një mesazh të qartë dhe të fuqishëm klasës politike në vend dhe vëzhguesve jashtë Kosovës: paraliza 1-vjeçare institucionale solli kosto dhe kishte ardhur koha që fatura të paguhej.

Rezultatet paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë një histori jashtëzakonisht të drejtpërdrejtë. Vetëvendosje jo vetëm që i mbijetoi trazirave që pasuan zgjedhjet e paqarta të shkurtit, por e zgjeroi mandatin e saj, duke fituar pak më pak se 50 për qind të votave; një shifër që pritet të rritet pas numërimit të 60,000 votave të diasporës.

Edhe para numërimit përfundimtar, rezultati i jep Vetëvendosjes një mandat të qartë popullor për të formuar qeverinë e ardhshme. Partia Demokratike e Kosovës, PDK, pasoi me rreth 21 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, pësoi një rënie drastike, duke zbritur në 14%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, po qëndron pak mbi pragun prej pesë për qind të nevojshëm për të hyrë në parlament.

Kjo nuk ishte një zhvendosje graduale drejt një partie. Ishte një vendim i marrë me vetëdije dhe në shkallë të gjerë.

Ajo që ndryshoi nga shkurti në dhjetor nuk ishte ideologjia, por durimi. Për një vit të plotë, Kosova funksionoi pa një parlament apo qeveri funksionale, ndërsa partitë shkëmbenin akuza, veto dhe manovra procedurale. Votuesit përfunduan duke arritur në përfundimin se e dinin saktësisht kush ishte përgjegjës.

Refuzimi i opozitës për t’u angazhuar në negociata të vërteta u bë fakti përcaktues i vitit politik dhe u provua të ishte më i vështirë për t’u fshehur sesa pritej. Fushatat mediatike të ndërtuara rreth akuzave për korrupsion dhe paralajmërimeve për pasoja diplimatike, nuk arritën ta ndryshonin këtë perceptim.

Edhe pezullimi i nisjes së Dialogut Strategjik SHBA–Kosovë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, të cilin partitë opozitare e paraqitën si një kërcënim ekzistencial, u perceptua ndryshe nga votuesit. Shumë e panë atë jo si provë të dështimit shtetëror, por si një stres-test gjeopolitik që kërkonte qëndrueshmëri dhe parime më shumë se sa performancë.

Politika e zakonshme e alarmit e humbi fuqinë e saj. Votuesit treguan nivele të aftësisë dalluese, që rrallëherë njihet në diskursin politik të Kosovës. Ata e ndanë sinjalin nga zhurma dhe votuan në përputhje me këtë.

Qeveria e re përballë sfidave të mëdha

Vendimi i votuesve është i rëndësishëm, pasi qeveria e re Kurti trashëgon një agjendë ndërkombëtare dhe rajonale jashtëzakonisht kërkuese. Marrëdhëniet me aleatët kryesorë nuk kanë nevojë për shpëtim, por kërkojnë rikalibrim. Dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Europian me Serbinë mbetet i bllokuar dhe i brishtë, me Beogradin që vazhdon të testojë kufijtë me ambiguitetin dhe presionin në veri.

Pesë vende të Bashkimit Europian nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, duke penguar rrugën e saj drejt një integrimi europian më të thellë. Në të njëjtën kohë, koordinimi me NATO-n kërkon një shkallë parashikueshmërie në një moment kur siguria rajonale po formësohet gjithnjë e më shumë nga efektet anësore të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe nga paqëndrueshmëria e ripërtërirë në Ballkanin Perëndimor.

Konteksti rajonal vetëm sa i rrit rreziqet. Serbia vazhdon t’i rezistojë normalizimit të marrëdhënieve në substancë, ndërsa e pozicionon veten strategjikisht mes Brukselit, Moskës dhe Pekinit. Bosnje dhe Hercegovina vazhdon të përballet me tensione institucionale. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi po përjetojnë ciklet e tyre të paqëndrueshmërisë politike.

Në një mjedis të tillë, besueshmëria e Kosovës mbështetet te qëndrueshmëria dhe parashikimi. Ajo nuk duhet ta prezantojë veten si një burim paqartësie, por si një aktor demokratik i qëndrueshëm në një lagje të brishtë.

Parë në këtë këndvështrim, këto zgjedhje janë një trumf për qëndrimet parimore të Vetëvendosjes dhe një moment llogaridhënieje për opozitën, ashtu siç është e konfiguruar aktualisht. Kolapsi i LDK-së nuk është një aksident statistikor. Ai reflekton një lodhje në rritje nga politika e zbrazët, që duket e shkëputur nga prioritetet e një elektorati më të ri dhe të fokusuar drejt së ardhmes. Drejtuesit e partisë dështuan që të mobilizonin votuesit e rinj dhe u shfaqën të shkëputur nga realiteti politik. Pa ripërtëritje, rreziku nuk është humbja e papritur, por humbja graduale e rëndësisë.

Pozicioni i PDK-së është më kompleks. Renditja si parti e dytë tregon një forcë të mbetur organizative, por kjo forcë mbetet e kufizuar nga e kaluara. Figura të lidhura me periudha të mëparshme korrupsioni vazhdojnë të rëndojnë mbi besueshmërinë e partisë. Pa një shkëputje të vërtetë të brendshme, PDK rrezikon të mbetet një parti e përkufizuar nga kujtesa, jo nga vizioni.

Paradoksi është se qeverisja nga ky moment duhet të jetë më e drejtpërdrejtë sesa ka qenë prej vitesh. Aritmetika parlamentare është e qartë. Një qeveri mund të formohet. Megjithatë, testi vendimtar qëndron përpara me zgjedhjen e Presidentit. Nëse opozita rikthehet te strategjia e bllokimit, Kosova rrezikon një cikël tjetër zgjedhjesh të parakohshme dhe një vit më shumë të humbur.

Alternativa kërkon diçka të rrallë dhe të vështirë: maturi politike. Vullnet për t’u pajtuar mbi parime të përbashkëta rreth një kandidati konsensual të zgjedhur mbi bazën e meritës, jo të leverdisë.

Ky vendim është i rëndësishëm, pasi agjenda përpara është konkrete dhe urgjente. Miratimi i Planit të Rritjes së BE-së dhe disa marrëveshjeve ndërkombëtare të huasë kërkojnë vëmendje. Siguria energjetike mbetet e pazgjidhur. Mbrojtja kërkon investime më të mëdha dhe koordinim më të thellë me aleatët. Sistemet e shëndetit publik kanë nevojë për profesionalizëm dhe përmirësim të cilësisë së shërbimit. Integrimi në veri kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe të durueshëm me komunitetet serbe të Kosovës, të mbrojtura nga manipulimi i jashtëm dhe teatrot e brendshme politike, duke mbetur njëkohësisht të lidhura fort me partnerët ndërkombëtarë dhe stabilitetin rajonal.

Kosova foli me një qartësi të pazakontë. Ajo zgjodhi stabilitetin mbi bllokimin dhe parimin mbi performancën. Përgjegjësia bie tashmë mbi të gjithë spektrin politik për të provuar se kjo nuk ishte vetëm një votë kundër mosfunksionimit, por një mandat për rezultate.

Viti 2026 mund të shënojë fillimin e një kapitulli më të sigurt në qeverisje. Ose mund të përsërisë ciklin e njohur të dramës. Votuesit e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre. Pyetja tani është nëse klasa politike është e gatshme që ta respektojë atë.

Etiketa: Albin KurtiBashkimi EuropianDialogu me SerbinëKosovëLevizja VetevendosjeLidhja Demokratike e KosovesNATOPartia Demokratike e KosovesZgjedhjet ne Kosove
I mëparshmi

Kryetari i Gjykatës së Lartë, kritika ndaj ekzekutivit dhe këshillave gjyqësorë

Tjetri

Vullneti politik i mazhorancës diktoi jetën parlamentare në vitin 2025

Tjetri
Mazhoranca miraton me debate marrëveshjen për Portin e Durrësit

Vullneti politik i mazhorancës diktoi jetën parlamentare në vitin 2025

640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.