AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Doktrina Trump pas sulmit në Venezuelë

Operacioni ushtarak i SHBA-së për arrestimin e Nicolás Maduro-s nënvizon këndvështrimin e Presidentit Donald Trump se Hemisfera Perëndimore është një rajon ku interesat amerikane kanë përparësi. Rusia dhe Kina do ta mirëpresin këtë si një shenjë se Trump ndan vizionin e tyre për një botë të ndarë në sfera influence.

Richard N. HaassngaRichard N. Haass
5 months më parë
në Artikull kryesor, Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Fjalimi i Presidentit Trump në një seancë të përbashkët të Kongresit, 2025. Foto: Wikipedia.

Nicolás Maduro është tani ish-presidenti i Venezuelës, i burgosur në paraburgim amerikan. Rrëzimi i tij nga Forcat Speciale të SHBA-së, megjithatë, kuptohet më së miri si fundi i fillimit, dhe jo si fillimi i fundit.

Pa dyshim, pak njerëz në Venezuelë – ose kudo tjetër, do ta vajtojnë largimin e Maduros. Ai ishte një autokrat që vodhi zgjedhjet, shtypi popullin e tij, e çoi ekonominë e vendit drejt kolapsit, pavarësisht rezervave gjigante të naftës dhe u përfshi në trafik narkotikësh.

Por kjo nuk do të thotë se ky operacion ushtarak ishte i justifikuar apo i mençur. Në fakt, ai ishte me bazë juridike të dyshimtë. Ishte po ashtu me vlerë strategjike të diskutueshme: Maduro vështirë se përbënte një kërcënim të afërt për Shtetet e Bashkuara. Të mos ketë asnjë dyshim: ky ishte një operacion ushtarak i shmangshëm, jo i domosdoshëm.

Ka disa ngjashmëri sipërfaqësore midis këtij operacioni dhe atij të nisur nga Presidenti George H. W. Bush në vitin 1989 për të rrëzuar nga pushteti liderin panamez Manuel Noriega. Por kundër Noriegës kishte një bazë ligjore më të fortë, që përfshinte jo vetëm drogën, por edhe vrasjen e një ushtaraku amerikan. Po ashtu, kishte shqetësime legjitime për kërcënimin ndaj personelit ushtarak amerikan të stacionuar në Panama dhe për sigurinë e vetë Kanalit të Panamasë.

Zgjedhja për të goditur Venezuelën zbulon motivin e Presidentit Donald Trump. Prioriteti kryesor, siç sugjeroi Trump gjatë konferencës për shtyp pas operacionit, ishte qasja amerikane në rezervat e naftës së Venezuelës – më të mëdhatë në botë. Objektivat dytësore përfshinin përfundimin e përfshirjes së Venezuelës në tregtinë e drogës, ndihmën për ata që u larguan nga vendi që të kthehen në atdhe dhe shtrëngimin e presionit ndaj Kubës, e cila varet shumë nga nafta venezueliane e subvencionuar për të mbështetur ekonominë e saj të dobët dhe të sanksionuar.

Por do të ishte tejet e parakohshme të shpallej operacioni një sukses. Është një gjë të largosh një individ nga pushteti. Është diçka tjetër, thelbësisht e ndryshme dhe shumë më e vështirë, të çmontosh një regjim dhe ta zëvendësosh me diçka më të butë dhe të qëndrueshme. Sa i përket Venezuelës, vlen “rregulli i Pottery Barn”* i ish-Sekretarit të Shtetit Colin Powell: ne e thyem, tani na përket neve.

Trump ka deklaruar se SHBA-të do ta “drejtojnë Venezuelën”. Detajet janë të pakta dhe mbetet e paqartë nëse kjo do të kërkojë një ushtri pushtuese. Një gjë është e qartë, të paktën për momentin: administrata Trump preferon të punojë me mbetjet e regjimit ekzistues (duket se ka arritur një mirëkuptim me zëvendëspresidenten e Maduros, i cila tani kryeson qeverinë), në vend që të fuqizojë opozitën. Kjo përputhet me një politikë të motivuar nga perspektiva e përfitimit tregtar, e jo nga dëshira për të promovuar demokracinë dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

Mund të supozohen të gjitha problemet e mundshme, por kryesorja  – shpërbërja e rendit, duhet pranuar hapur. Elementë pro-regjimit do të jenë aktivë, ndërsa opozita është gjithçka tjetër veçse e bashkuar dhe mund të kundërshtojë përjashtimin e saj. Këto të panjohura mund t’i imponojnë SHBA-së zgjedhje të vështira politike lidhur me atë që do të ishte e gatshme të bënte për të ndikuar zhvillimet, nëse situata do të dilte jashtë kontrollit.

Operacioni përmbledh thelbin e politikës së jashtme të Trumpit. Ai ishte thelbësisht unilateral. I kushtoi pak vëmendje ligjit ose opinionit ndërkombëtar. Theksoi Hemisferën Perëndimore më shumë sesa Europën, Indo-Paqësorin apo Lindjen e Mesme. Qëllimi ishte përfitimi tregtar – në këtë rast qasja në rezervat e naftës, dhe forcimi i sigurisë së brendshme, duke reflektuar shqetësime për drogën dhe emigracionin. Forca ushtarake u përdor, por në mënyra të kufizuara.

Pasoja më e madhe negative e operacionit në Venezuelë mund të jetë precedenti që ai krijon, duke pohuar të drejtën e fuqive të mëdha për të ndërhyrë në “oborret” e tyre kundër udhëheqësve që i konsiderojnë të paligjshëm ose kërcënues. Mund të imagjinohet vetëm Presidenti rus Vladimir Putin, i cili bën thirrje për “denazifikimin” e Ukrainës dhe largimin e Presidentit Volodymyr Zelensky, duke tundur kokën në shenjë miratimi. Operacioni ushtarak i Trumpit në Venezuelë e bën edhe më të largët sesa ishte tashmë një fund të negociuar të luftës Rusi-Ukrainë.

Një reagim i ngjashëm ka gjasa të vijë edhe nga Kina, e cila e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur dhe qeverinë e tij si të paligjshme. Kjo nuk do të thotë se Presidenti Xi Jinping do të veprojë papritur mbi ambiciet e tij për Tajvanin, por ngjarjet në Venezuelë mund t’i rrisin besimin se do të kishte sukses nëse do të pushtonte, rrethonte apo në ndonjë mënyrë tjetër do ta detyronte ishullin.

Operacioni për rrëzimin e Maduros e bën të qartë se Strategjia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së, e publikuar së fundmi, duhet marrë seriozisht dhe se administrata Trump e sheh Hemisferën Perëndimore si një rajon ku interesat amerikane kanë përparësi. Rusia dhe Kina do ta mirëpresin këtë si shenjë se Trump ndan vizionin e tyre për një botë të ndarë në sfera influence, ku qeveritë në Moskë dhe Pekin kanë epërsinë përkatësisht në Europë dhe në Indo-Paqësor. Një rend global që ka zgjatur për 80 vjet është në prag të zëvendësimit nga tre rende rajonale që ka gjasa të jenë gjithçka tjetër veçse të rregullta – ose të lira.

*Pottery Barn është një zinxhir amerikan dyqanesh për mobilie dhe artikuj shtëpie, i njohur për mallra relativisht të shtrenjta dhe të brishta (enë, dekor, mobilie).

Etiketa: Donald TrumpManuel NoriegaNicolas MaduroVenezuela
Tjetri
Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Politika përballë gjyqit: Dosjet e bujshme për vitin 2026

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.