AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Politika përballë gjyqit: Dosjet e bujshme për vitin 2026

Gjykata e Posaçme pritet që të shqyrtojë akuzat për një numër rekord politikanësh të lartë gjatë vitit 2026, përfshirë kryebashkiakun e Tiranës dhe liderët e opozitës Berisha-Meta. Në bankën e të akuzuarve do të ulen gjithashtu dhjetra anëtarë të krimit të organizuar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
06:00 | 05/01/2026
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Kushtetuese me një furgon të policisë së burgjeve. Foto: LSA.

Sallat e gjykatave të Strukturës së Posaçme do të presin gjatë vitit 2026 një numër rekord të pandehurish mes zyrtarëve të nivelit të lartë, jo vetëm ish-funksionarë, por edhe ata që janë ende në detyrë.

Në anën tjetër, edhe lista e të akuzuarve për krim të organizuar në Shqipëri është zgjeruar falë të dhënave të siguruara nga SKY ECC – të cilat u kanë dhënë prokurorëve të SPAK një pamje më të gjerë të trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe mënyrës se si grupet kriminale ndërveprojnë me sektorë të ekonomisë si ndërtimi apo tenderat publikë.

Gjatë vitit 2025, SPAK vendosi nën akuzë dy prej zyrtarëve më të lartë në detyrë, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj dhe zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ndërsa çështja ndaj Ballukut është ende në hetim, procesi gjyqësor kundër Veliajt pritet të jetë çështja më e bujshme dhe njëherazi një test për standardet e hetimit gjatë vitit 2026.

Veliaj gjendet në qeli prej 10 shkurtit, kur u arrestua në zyrën e tij për akuza korrupsioni në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Sipas SPAK, Veliaj dhe Xoxa janë përgjegjës për një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit përmes një rrjeti kompanish dhe organizatash jofitimprurëse. Veliaj dhe Xoxa i kundërshtojnë akuzat.

Çështja në ngarkim të Veliajt u dërgua për gjykim më 10 shtator, por vijon ende shqyrtimi në seancën paraprake. Edhe pse sipas Kodit të Procedurës Penale, kërkesa për gjykim duhet të shqyrtohet brenda afatit 30 ditor, kjo procedurë është zvarritur për tre muaj e gjysmë.

Pavarësisht këtyre taktikave për shtyrje, pritet që në vitin 2026 Gjykata e Posaçme të vendosë për kalimin ose jo në gjykim në seancë publike të themelit të dosjes voluminoze ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, ish-deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Bushka dhe 15 personave të tjerë, biznesmenë e bashkëpunëtorë.

Një tjetër shqyrtim i rëndësishëm në Gjykatën e Posaçme është ai ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike në opozitë, dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, të akuzuar gjithashtu për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-klubit Sportiv “Partizani”. Shqyrtimi i kësaj çështjeje është në fillimet e saj dhe pritet të zgjasë dhe përgjatë 2026-ës.

Berisha, 81 vjeç, është zyrtari më i lartë i opozitës në tre dekada që po përballet me një situatë të tillë ligjore, por jo i vetmi.

Ish-President Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, gjendet në arrest prej 21 tetorit 2024 për akuzat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Nën akuzë për të njëjtat vepra penale u vendos dhe ish-bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi.

Ata u dërguan për gjykim më 29 gusht së bashku me tre të pandehur të tjerë, por ende gjykata nuk është shprehur për kalimin ose jo për gjykim të çështjes në themel, pasi seancat janë shtyrë. Pritet që vitin e ardhshëm të fillojë gjykimi dhe për këtë çështje.

Gjykata e Posaçme filloi në nëntor edhe gjykimin ndaj ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj lidhur me çështjen penale në ngarkim të tij për privatizimin e një parcele toke me çmimet e vitit 1994 në zonën e 5 Majit. Ahmetaj do të gjykohet në këtë dosje për shpërdorim detyre, ndërkohë që një çështje e dytë penale e pret me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është një tjetër zyrtar i lartë që po gjykohet aktualisht në Gjykatën e Posaçme për koncesionin e sterilizimit. Në muajin prill, SPAK dërgoi për gjykim ndaj Beqajt e 10 të pandehurve të tjerë për aferën korruptive me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian nëpërmjet procedurave të pavërteta të prokurimit dhe pastrimit të parave përmes faturave fiktive, në kohën kur ai drejtonte SASPAC. Pritet që kjo çështje të kalojë për gjykim gjatë këtij viti.

Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes në vitin 2008, gjatë qeverisjes Berisha, po gjykohet prej vitit 2023 për shpërdorim detyre lidhur me shpërthimin në Gërdec në vitin 2008. Maratona e seancave do të vijojë edhe në 2026-ën.

Me dhjetra zyrtarë të një rangu më të ulët janë aktualisht në proces gjykimi për akuza të korrupsonit dhe shpërdorimit të detyrës. Dy prej tyre, ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato akuzohen për aferën e kompanisë 5D të kontrolluar prej tyre.

Gjykata nuk e pranoi kërkesën e Mollës dhe Qatos për gjykim të shkurtuar dhe gjykimi i tyre u nda nga të pandehurit e tjerë e po vijon në fazën e pyetjes së dëshmitarëve, mes të cilëve ka dëshmuar dhe ish-nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku i cili shmangu prej vetes përgjegjësitë për tenderat korruptivë të fituar nga kompania 5D.

Lidhjet dhe bashkëpunimi i ngushtë i anëtarëve të krimit të organizuar me politikën dolën qartë dhe në çështjen në ngarkim të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja. Ai u dënua në muajin nëntor me dy vjet burg për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

Krimi i organizuar

Të dhënat e marra nga aplikacioni Sky ECC prej autoriteteve të drejtësisë franceze, hapën kutinë e Pandorës edhe për organizatat kriminale shqiptare, prej nga SPAK arriti të ndërtojë dosje penale të suksesshme që çuan në masa sigurie të dhjetra anëtarëve të krimit shqiptar dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë prej dhjetra milionë eurosh.

Hetimet ekspozuan se sa thellë ka depërtuar krimi organizuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, nga vendet e origjinës në Amerikën e Jugut e deri në transportimin e shitjen në Evropë, në pastrimin e parave duke u shfaqur si biznesmenë të suksesshëm, si dhe lidhjet me politikën, strukturat kyçe të Policisë së Shtetit e magjistratë. Po ashtu, u zbuluan skenare lufte mes këtyre bandave për të zotëruar territorin dhe larje e hesape të vjetra.

Gjithsesi, këto hetime të Prokurorisë së Posaçme do të duhet të certifikohen në gjykatë.

Mes tyre, çështja penale ndaj Pëllumb Gjokës – një investitor strategjik i qeverisë, i akuzuar për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal po shqyrtohet prej majit të vitit 2024, ndërsa për pesë të akuzuarit e tjerë, vendimi u shpall në nëntor.

Në muajin tetor, SPAK dërgoi për gjykim grupin “Çopja”, një nga bandat më të fuqishme dhe të dhunshme në Shqipëri, çështje që pritet të gjykohet në vitin 2026. Tridhjetë e tre anëtarë të grupit kriminal të drejtuar nga vëllezërit Çopja u dërguan për gjykim nga Prokuroria e Posaçme për tridhjetë e tre ngjarje kriminale, përfshirë vrasje, pastrim parash në vlera të mëdha, trafik droge apo korrupsion. Disa nga drejtuesit e kësaj organizate kriminale pritet të gjykohen në mungesë, pasi nuk janë arrestuar dot deri më sot.

Po ashtu, SPAK dërgoi për gjykim në fillim të dhjetorit një çështje penale në ngarkim të 27 anëtarëve të krimit të organizuar shqiptar, pjesë e 7 organizatave kriminale të goditura gjatë një operacioni në maj të vitit të kaluar kur u lëshuan gjithsej 50 urdhër-arreste. Hetimi i bazuar tek të dhënat e aplikacionit të koduara Sky-ECC, zbardhi 18 ngjarje kriminale që lidhen me vrasje, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit e trafik droge, si dhe bëri të dukshme e faktoi lidhjet mes krimit e politikës në Shqipëri.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe i pandehuri Arian Tuku akuzohen se në rolin e krijuesve, organizuesve dhe drejtuesve të grupit të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë, gjatë vitit 2020 kanë siguruar kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami.

Në mujin maj, SPAK kaloi për gjykim edhe çështjen penale ndaj 11 anëtarëve të krimit të organizuar në Tiranë, Durrës dhe Elbasan, mes tyre Suel Çela, Ervis Martinaj, Talo Çela e Florenc Çapja. Ata akuzohen se përmes bashkëpunimit në cilësinë e grupit të strukturuar kriminal kanë kryer një sërë veprash penale të rënda, si vrasje, plagosje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë e me dhunë, etj., ngjarje të ndodhura gjatë dy dekadave të fundit në disa qarqe të vendit.

Etiketa: Arben AhmetajArben NdokaBelinda BallukuErion VeliajErvis MartinajFatmir MediuGjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe KorrupsionitGrupi ÇopjaIlir BeqajIlir MetaMariglen QatoPëllumb GjokaRedi MollaSali BerishaSuel ÇelaTalo Çela
I mëparshmi

Doktrina Trump pas sulmit në Venezuelë

Tjetri

Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Tjetri
Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.