AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Ndërsa një gjyq përfundon, një tjetër fillon për Hashim Thaçin

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të dalë sërish në gjyq në Hagë në shkurt, i akuzuar për pengim të drejtësisë, menjëherë pas përfundimit të fjalëve përmbyllëse në çështjen e tij për krime lufte.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
5 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi në daljen e tij të parë për akuzat për pengim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 8 dhjetor 2024. Foto: Dhoma e Specializuar e Kosovës/Live Updates.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përballet këtë vit me një gjyq të ri në Hagë, vetëm pak ditë pas fjalëve përmbyllëse në gjyqin aktual për krime lufte, gjë që mund ta mbajë atë në paraburgim edhe për disa muaj të tjerë, edhe në rast se shpallet i pafajshëm në çështjen e parë.

Thaçi, i cili akuzohet së bashku me tre ish-luftëtarë të tjerë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës 1998–1999, ndodhet në paraburgim në Holandë që nga nëntori i vitit 2020.

Problemet e tij ligjore u shtuan në fund të vitit 2024, kur ai u akuzua në Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë për pengim të drejtësisë, së bashku me katër të bashkëakuzuar, përfshirë ish-ministrin e drejtësisë të Kosovës, Hajredin Kuçi. Vetëm Kuçi nuk u mbajt në paraburgim.

Në dhjetor, gjyqtari i çështjes së dytë, Christopher Gosnell, urdhëroi lirimin e njërit prej katër të bashkëakuzuarve, Isni Kilaj, duke thënë se rreziku që ai të ndikonte te dëshmitarët ishte “jashtëzakonisht i ulët” dhe duke theksuar se faza e paraqitjes së provave dhe dëshmive në gjyqin për krime lufte kishte përfunduar tashmë.

Megjithatë, Gosnell vendosi kundër lirimit të Thaçit nga paraburgimi.

Duke pranuar se prokuroria në çështjen e pengimit të drejtësisë nuk do të mbështetej te dëshmitarë “të cilët mund t’i nënshtroheshin ndikimit nga z. Thaçi ose nga dikush që ka gjasa të veprojë në emër të tij”, Gosnell përmendi një rrezik të vazhdueshëm të pengimit, duke iu referuar “dyshimit të bazuar” se Thaçi kishte bërë “përpjekje të gjera” për të penguar gjyqin e tij për krime lufte.

Ai vuri në dukje gjithashtu mundësinë që individë që mund të thirren si dëshmitarë të mbrojtjes në çështjen e pengimit të drejtësisë “mund të jenë subjekt i ndikimit”.

Angela Griep, zëdhënëse e gjykatës, tha se çështja e pengimit të drejtësisë është planifikuar të fillojë më 24 shkurt të këtij viti, vetëm disa ditë pas deklaratave përmbyllëse në gjyqin për krime lufte. Një vendim në çështjen për krime lufte pritet të merret në pranverën e vitit 2026, por edhe nëse Thaçi shpallet i pafajshëm, ai mund të përballet me qëndrimin në paraburgim në pritje të vendimit në çështjen e dytë.

Amer Alija, avokat në Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë, i cili monitoron gjyqet për krime lufte, tha se ishte realiste të pritej një vendim i shkallës së parë në çështjen e pengimit të drejtësisë “në vjeshtën e vitit 2026 ose edhe më herët”.

Ai e përshkroi mbajtjen në paraburgim të Thaçit si “paksa të tepruar, pasi ka kaluar një vit që nga ngritja e aktakuzës dhe politika e dënimeve në këto raste nuk është e ashpër”.

Thaçi akuzohet se u ka dhënë udhëzime dëshmitarëve

Hashim Thaçi dhe të pandehurit e tjerë për akuzat për pengim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Foto: Dhomat e Specializuara të Kosovës. Montazhi: BIRN.

E themeluar sipas ligjit të Kosovës në vitin 2015, Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan posaçërisht për të gjykuar ish-anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; ato ndodhen në Hagë dhe përbëhen kryesisht nga gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë, për shkak të dyshimeve në aftësinë e vetë sistemit të drejtësisë së Kosovës për të gjykuar ish-luftëtarët e UÇK-së, shumë prej të cilëve konsiderohen heronj në Kosovë.

Përpjekjet e mëparshme për të gjykuar ish-komandantë të UÇK-së në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (GJPNJ) në Hagë u shoqëruan nga akuza për kanosje të gjerë të dëshmitarëve.

Thaçi dhe bashkëakuzuarit e tjerë me të në çështjen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të gjithë janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Edhe në çështjen e dytë, Thaçi dhe katër bashkëakuzuarit e tjerë – Kuçi, Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu – kanë mohuar çdo keqbërje.

Në këtë rast, Thaçi akuzohet për tre akuza për vepra penale kundër rendit publik, përfshirë tentativën për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, si dhe për tetë akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe administratës publike. Këto përfshijnë shkeljen e fshehtësisë së procedurave duke zbuluar informacione sekrete dhe identitetin dhe të dhënat personale të një dëshmitari të mbrojtur, si dhe përbuzje të gjykatës.

Smakaj, Kilaj dhe Fazliu akuzohen për vepra penale kundër rendit publik për tentativë pengimi të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe për ndërhyrje në administrimin e drejtësisë dhe administratës publike, ndërsa Kuçi akuzohet vetëm për pengim të drejtësisë.

Në aktakuzën e saj, prokuroria pretendon se Thaçi u ka thënë Fazliut, Smakajt, Kilajt dhe Kuçit t’u japin udhëzime disa dëshmitarëve në çështjen për krime lufte se çfarë të thonë në gjykatë, duke deklaruar se veprime të tilla ishin “pjesë e një modeli më të gjerë sjelljeje të synuar për të penguar çështjen Thaçi et al.”.

Griep tha se prokuroria planifikon të thërrasë tre dëshmitarë, të cilët pritet të dëshmojnë “në një bllok të vetëm deri më 6 mars 2026”.

Ashtu si Thaçit, edhe Smakajt dhe Fazliut u është refuzuar lirimi nga paraburgimi.

Gosnell përmendi atë që e quajti ndërgjegjësim në rritje të Smakajt “për provat inkriminuese ndaj tij, duke krijuar një nxitje të mëtejshme për të ndërhyrë te dëshmitarët”; ndërsa në rastin e Fazliut, i cili ankimoi një vendim të mëparshëm për refuzimin e lirimit të tij, Paneli i Apelit në gjykatë iu referua parashtresave të tij, ku ai e përshkruante veten si një person me “autoritet” në Kosovë, dhe vendosi që ai duhet të mbahet në paraburgim.

“Rezistimi ndaj pengimit të drejtësisë është thelbësore”

Një protestë e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mbështetje të Hashim Thaçit dhe tre të bashkëpandehurve në hapjen e gjyqit të tyre për krime lufte në Hagë, prill 2023. Foto: BIRN

Shumë shqiptarë të Kosovës besojnë se Dhomat e Specializuara janë të njëanshme etnikisht dhe se ato denigrojnë atë që ata e konsiderojnë një kryengritje të armatosur të justifikuar kundër një dekade represioni serb nën Sllobodan Millosheviçin, kur Kosova ishte një krahinë jugore e Serbisë.

Thaçi e akuzoi gjykatën për mungesë respekti ndaj shqiptarëve kur ajo mbajti konferencën më të fundit për statusin para gjyqit në çështjen e pengimit të drejtësisë në nëntor 2025, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë dhe një ditë me rëndësi të veçantë për shqiptarët etnikë në mbarë botën.

“Si çdo popull, ne shqiptarët kemi histori, tradita dhe vlera kombëtare dhe shtetërore”, tha ai në seancë. “Mendoj se caktimi i kësaj seance sot, më 28 nëntor, duhej shmangur. Mbajtja e kësaj seance sot është një surprizë e pakëndshme për mua dhe për çdo shqiptar.”

Luke James, jurist ndërkombëtar i specializuar në drejtësinë tranzicionale dhe zëvendësdrejtor i Platform for Peace and Humanity, tha se, “pavarësisht ndjeshmërive politike dhe perceptimeve për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Prishtinë dhe në pjesë të tjera të Ballkanit më të gjerë, procedura të tilla janë të domosdoshme për të parandaluar që pandëshkueshmëria të rrënjoset në mënyrë strukturore në shoqëritë pas konfliktit dhe në demokracitë liberale të cenueshme ose të brishta”.

“Jurisprudenca penale ndërkombëtare – nga GJNP-ja deri te rastet e përbuzjes së gjykatës dhe manipulimit të dëshmitarëve në GJPNJ – tregon se pa masa mbrojtëse të besueshme për dëshmitarët, përpjekjet për llogaridhënie rrezikojnë të dështojnë.”

“Nga perspektiva e drejtësisë tranzicionale, rezistenca ndaj pengimit të drejtësisë është thelbësore”, tha James për BIRN. “Kanosja e dëshmitarëve minon parimet e një gjykimi të drejtë, kërkimin e së vërtetës dhe mbrojtjen e viktimave.”

Etiketa: Bashkim SmakajDhomat e SpecializuaraFadil FazliuGjykata Speciale e KosovësHajredin KuçiHashim ThaçiIsni KilajJakup Krasniqikadri veseliRexhep Selimi
Tjetri
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Ironia e Ramës me përmbytjet ngjall zemërim mes partive opozitare

naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.