AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Afera e sterilizimit, gjykata i jep sërish kohë Ilir Beqajt

Gjykata e Posaçme e pranoi kërkesën e përsëritur të avokatit të ish-ministrit të Shëndetësisë, ilir Beqaj, për më shumë kohë për përfundimin e dëgjimit të regjistrimeve audio të gjithë seancave të zhvilluara për këtë proces, si dhe për të formuluar kërkimet paraprake.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:55 | 15/01/2026
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministri i Shëndetesise, Ilir Beqaj duke dale nga ambientet e SPAK | Foto: LSA

Ilir Beqaj fitoi edhe dy javë e gjysmë kohë në gjykimin e çështjes penale për aferën e sterilizimit, ku akuzohet për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, i kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, edhe këtë herë pranoi kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Beqajt, avokatit Ermal Yzeiraj për shtyrjen dhe të kësaj seance, për t’ju dhënë mundësia që të përfundojnë dëgjimin e gjithë seancave audio, si për të formuluar kërkimet paraprake.

Në fillim të seancës të enjten më 15 janar, gjykata bëri me dije se Drejtoria e Burgjeve kishte kthyer përgjigje për kërkesën Beqajt për të dëgjuar regjistrimet audio përmes një kompjuteri të palidhur me internetin, me argumentin se nuk e kanë infrastrukturën e nevojshme.

Avokati Yzeiraj vërejti se u duhet edhe një shtyrje seance për t’i dëgjuar të gjitha regjistrimet e të përgatisin kërkimet e qëndrimet e tyre. Në vijim, ai pretendoi se prokurorët e SPAK nuk janë të qartë në akuzën e paraqitur, pasi ka specifikuar se është vendimi i gjyqtares së seancës paraprake. Ai kërkoi që të dëgjohet regjistrimi i seancës audio kur prokurorët Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili kanë paraqitur akuzën ndaj Beqajt dhe të vendosi gjykata nëse ka akuzë të SPAK.

Prokurorët e akuzuan dhe kërkuan gjykimin e Beqajt për “shpërdorim detyre” të kryer në bashkëpunim, por gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi i ftoi ata të ndryshonin akuzat ndaj tij. Në përfundim, ish-ministri i Shëndetësisë u akuzua për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturar kriminal”.

Avokati Yzeiraj tha se strategjia e tij në këtë çështje është që, nëse prokuroria nuk ka ndonjë akuzë, të kërkojë kontrollin incidental në Gjykatën Kushtetuese.

Ashtu si në çdo seancë, Beqaj paraqiti deklaratë, kur në këtë rast pretendoi se koncesioni nuk ka sjellë ndonjë dëm, pasi me vendim të qeverisë, shërbimi po i kthehet shtetit.

Në përfundim, gjykata pranoi kërkesën për shtyrje dhe seanca e ardhshme u caktua të zhvillohet më datë 3 shkurt, në orën 12:00.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

Prej vitit 2021, Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, post nga u dorëhoq në nëntor të vitit 2023. Në tetor të atij viti ai u bë gjithashtu pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Veç për aferën e sterilizimit, Beqaj është dërguar për gjykim në fillim të muajit prill së bashku me 10 të pandehurit të tjerë për aferën korruptive me fondet e ndihmës nga Bashkimi Evropian nëpërmjet procedurave të pavërteta të prokurimit dhe pastrimit të parave përmes faturave fiktive, në kuhën kur ai drejtonte SASPAC.

 

Etiketa: Edvin KondiliEned NakuçiErmal YzeirajIlir BeqajKoncesioni i sterilizimitRudina Palloj
I mëparshmi

KPA pushon çështjen e vetingut të prokurorit Enklid Gjini

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Ornela Rrumbullaku

Tjetri
Ornela Rrumbullaku jep shpjegime për bilancet negative në investimet e bashkëshortit

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Ornela Rrumbullaku

33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Gjykata Posaçme deklaron fajtorë anëtarët e një grupi kriminal

15:14 | 10/07/2026
KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj

KLGJ rrëzon kërkesat e anëtarëve të KPK për t’u emëruar gjyqtarë në Apel

15:12 | 10/07/2026
477958321 9414945078525719 4762456769833357337 n

“Lawyers for Lawyers” dënojnë kërcënimet e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani

15:00 | 10/07/2026
sequence 01.00 07 18 25.still002 e1719412038410

Bosnja shënon përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, varrosen edhe 10 viktima të tjera

13:11 | 10/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.