AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Kurvë!

Meditim mbi një fjalë të pahijshme ose si të shpëtojmë një punë titanike si fjalori i ri i shqipes nga rëndomtësia.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 months më parë
në Blog
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
opened book on brown table
Foto nga Pisit Heng

Nisma për hartimin e një fjalori të ri të gjuhës shqipe është padyshim, e domosdoshme. Puna e bërë deri tani ngjan me të vërtetë titanike. Janë identifikuar diku te 150 mijë fjalë dhe janë shpjeguar një më një nga  një grup ekspertësh përgjatë pesë viteve të fundit. Ndër zhvillimet pozitive, disa fjalë dialektore të përjashtuara më parë për shkaqe të ideologjisë staliniste mbi gjuhën, janë përfshirë në këtë fjalor, si p.sh., lamash, (Vlorë) nadja (Shkodër) Pezhiskë (Korçë).

Mos u gëzoni para kohe, kjo nuk do të thotë se dialektet janë përfshirë në fjalorin “zyrtar” siç në fakt duhet të përfshihen. Gegnishtes do të duhet t’i themi gegërisht nëse duhet të jemi korrekt me fjalorin. Të folmet gegë vijojnë të jenë të paligjshme sipas standardit zyrtar, i cili, në mënyrë të pavërtetë me raste cilësohet si “standardi letrar.” Po kështu, nëse të gjithë dimë se shprehja dalluese e Elbasanit është imé, kjo nuk ka patur fatin të hyjë në fjalorin e madh.

Po kështu, zhvillim shumë pozitiv është vendosja e gjinisë femërore në postet zyrtare. Ndryshe nga më parë, tashmë te dera e ministres mund të shkruhet “Ministrja” dhe jo, “Ministri”. Duan apo nuk duan konservatorët, disa fjalë si “transgjinor”, janë përfshirë, duke sugjeruar se, ndoshta gjinitë nuk janë me të vërtetë 72, por ka gjasa që janë më shumë se sa dy.

Problem i madh është fakti që, duke qenë se fjalori i ri është publikuar në formatin e motorit të kërkimit, nuk është e mundur që të shfletohet si një fjalor tradicional. Për rrjedhojë, kushdo që dëshiron ta shohë, duhet të vërë në punë kurreshtjen e vet për fjalë të caktuara, t’i kërkojë këto fjalë dhe të shohë, nëse gjenden te “fjalori i madh” dhe nëse po, si janë shpjeguar. Rrjedhimisht, gjykimi mbi këtë punë nuk ka se si të mos reflektojë paragjykimet dhe pritshmëritë e secilit prej nesh, e me gjasa, është abuziv.

Gjithsesi, disa terma që kërkova lënë shumë për të dëshiruar si terma që forcojnë anët më të këqija të komunikimit publik dhe nuk shpjegojnë në mënyrën e duhur kontekstin e këtij komunikimi e as nuk japin ndonjë alternativë. Ndoshta kjo vjen si pasojë e trashëgimisë. Burimi kryesor i fjalorit të ri është Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, fjalori më voluminoz deri para këtij të fundit, i hartuar në vitin 1980 dhe që vuan nga përdorimi i gjuhës si instrument i Diktaturës së Proletariatit. Në këtë kontekst, fjalori “i madh”, përveçse i madh, duhet të kujdeset që të jetë “gjithëpërfshirës” dhe gjithashtu “i vërtetë”. Një fjalor i tillë, që supozohet se do të bëhet referencë për dekadat e ardhshme, mund të bëjë shumë dëm në komunikimin publik nëse nuk është “i saktë”, “i plotë” në shtjellimin e fjalëve që detyrimisht marrin kuptime të shumta, dhe “i vërtetë” në kontekstin e shkuar dhe të sotëm të përdorimit të fjalëve.

Le të marrim për shembull, fjalën “Kurvë”. Me gjasa është një nga fjalët më të përdorura në komunikimin publik. Sipas shpjegimit të fjalorit të publikuar [link] fjala ka kuptimin “Grua a vajzë e përdalë; prostitutë, lavire”. Sinonimet e dhëna: Prostitutë, lavire, zuzare. Shembull përdorimi: Stambollli digjet e kurva krihet!

Nuk shkruhet se fjala është fyese për t’u përdorur ndaj grave dhe vajzave dhe nuk shkruhet se fjala në fjalë, përdoret si etiketim ndaj grave dhe vajzave në rrethana të shumta, KRYESISHT pa lidhje me seksin. Në mënyrë shumë të gabuar vendoset shenja e barazimit mes kurvë dhe prostitutë. Prostituta është gruaja (dhe me raste, burri, megjithëse për këtë të dytin kemi importuar edhe fjalën zhigolo) që bën seks në këmbim të parave, normalisht nënkuptohet, me më shumë se sa një partner apo partnere. (Sepse për rastet kur klienti apo klientja është një, kemi përdorur togfjalëshin grua e mbajtur apo burrë i mbajtur si dhe kemi importuar nga italishtja fjalët mantenuta apo mantenuto [të cilat nuk janë përfshirë në fjalor]).

Zakonisht kur themi fjalën kurvë, së paku në gjeneratën time, mes meshkujve, nënkuptojmë një vajzë joshëse, e cila na zhgënjen sepse nuk na dha atë që dëshirojmë. Kurvë është etiketa për të injoruar dëshirën tonë dhe për të mos pranuar dështimin tonë dhe nuk ka lidhje me jetën seksuale të vajzës apo gruas në fjalë. Kurvë ka kuptimin e gruas apo vajzës që ka marrëdhënie me shumë partnerë dhe ky është kuptimi i vjetër por që normalisht, përveçse për sharje nuk ka kuptim tjetër sepse në kohën tonë shumica dërrmuese e njerëzimit, meshkuj apo femra, kanë më shumë se një partner gjatë jetës. Nëse nuk kemi për qëllim që ta fyejmë një grua apo vajzë që ka marrëdhënie me shumë partnerë, atëherë e përshkruajmë atë si “bujare” “dorëgjerë” “dashamirëse” ose “njeriu zemërmirë që i rrit vetëvlerësimin çunave (ose naçuve, nëse do të huazonim një fjalë nga gjenerata e gjuhës çëmbra). Në mënyrë pak humoristike, në gjeneratën time vajza të tilla janë përshkruar përmes përdorimit figurativ të fjalës nikoqire.

Kurvë përdoret edhe për djemtë, karakteristikë e të cilëve janë që të bëjnë hile në shoqëri.

Si përfundim, në kohën tonë, kur njerëzit nuk janë të ndrydhur nga kode të imponuara morale që rrjedhin nga ky apo ai religjion, përfshirë këtu Partinë e Punës, fjala kurvë nuk ka se si të ketë kurrfarë kuptimi literal. Ajo ka vetëm kuptime të ndryshme figurative. Dhe një fjalor duhet t’ia shpjegojë njerëzve kur fjala përdoret për sharje.

Problemi me fjalorin e ri është që, duke u nisur si qëllim në vetvete për të bërë një “fjalor të ri” dhe “të madh”, ka aq shumë gjëra që hanë debat sa, me gjasa, do të duhen edhe pesë dekada të tjera për të shoshitur të 150 mijë fjalët (dhe shumë të tjera që nuk janë përfshirë ose që do të krijohen në të ardhmen), për t’i dhënë shpjegimin e saktë, të vërtetë dhe të larmishëm që çdo fjalë detyrimisht fiton gjatë përdorimit.

Më shumë se sa një nismë për një “fjalor të madh”, vendi ka nevojë për një institucion të përhershëm që grumbollon fjalët e reja ndërsa ato krijohen apo huazohen nga gjuhë të tjera, si dhe të modifikojë apo shtojë kuptimet e reja kur fjalët përdoren për shpjegime të reja. Për shembull, në lidhje me fjalën kurvë. Ekziston një videoklip kënge diku nëpër rrjet, në të cilin, një vajzë shfaqet me një bluzë ku është shkruar “Nuk jam vëkur”. Dukshëm, fjala kurvë është aq e rëndë sa, kur një vajzë dëshiron të t’i tregojë vendin partnerit, në brezin e sotëm të ri, nuk thotë: “Nuk jam kurvë!” por kalon në çëmbra dhe thotë: “Nuk jam vëkur”! Videoklipi natyrshëm nuk është mes burimeve të fjalorit, megjithëse ka gjasa që shpreh një pjesë të rëndësishme të komunikimit kur vjen puna te çështjet e seksit. Është një transformim i dalë nga nevoja për komunikim, gjë që, në fund të fundit, është arsyeja e ekzistencës së gjuhës dhe fjalorëve.

Tjetri
suplemente bimore

Intervista të trilluara dhe faqe të klonuara, biznesi miliona euro i suplementeve online

681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.