AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kosova dhe Serbia nisin Komisionin e Përbashkët për Personat e Zhdukur

Më shumë se dy vjet që nga arritja e marrëveshjes, Përfaqësuesi Special i BE-së njoftoi se negociatorët e Serbisë dhe të Kosovës më në fund kanë rënë dakord të formojnë një komision të përbashkët për të ndihmuar në gjetjen e më shumë personave të zhdukur nga lufta e viteve 1990.

Xhorxhina BamiMilica StojanovicngaXhorxhina BamidheMilica Stojanovic
6 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Besnik Bislimi (majtas), Peter Sorensen (C) dhe Petar Petkoviç (djathtas) takohen në Bruksel si pjesë e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja në qershor 2025. Foto: X/EUSR për Dialogun Beograd-Prishtinë..

Rreth dy vjet e gjysmë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ranë dakord për një deklaratë mbi personat e zhdukur në maj 2023, të dy vendet ndërmorën hapin kryesor drejt zbatimit të kësaj deklarate: krijimin e një Komisioni të Përbashkët për Personat e Zhdukur.

Ky veprim ngjall shpresa se më shumë nga 1,600 personat ende të zhdukur nga lufta e Kosovës e viteve 1998-1999 mund të gjenden, pasi përpjekjet për të gjetur eshtrat e personave të zhdukur kanë ngecur vitet e fundit për shkak të mungesës së informacionit në lidhje me vendet e varrimit të tyre. Shumica e të zhdukurve janë shqiptarë të Kosovës, por edhe disa serbë.

“Objektivi i Komisionit të Përbashkët është të mbikëqyrë zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, e cila synon të kontribuojë në hedhjen dritë mbi fatin e personave që rezultojnë ende të zhdukur, që përfshin persona të zhdukur me forcë, të sigurojë mbyllje për familjet e tyre dhe të nxisë pajtimin dhe paqen e qëndrueshme”, tha Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sorensen, në një deklaratë të premten.

Sorenson shpjegoi se Komisioni i Përbashkët i vonuar prej kohësh do të mbështesë përpjekjet e një grupi pune për personat e zhdukur të kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Ai shtoi se kjo do të ndihmojë në lehtësimin e kërkimeve dhe zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje.

Kërkimi për personat e mbetur ende të zhdukur është një element kyç në procesin e dialogut të vazhdueshëm Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve, i zhvilluar në Bruksel që nga viti 2013.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës dhe kryenegociatori në procesin e dialogut, Besnik Bislimi, shprehu kënaqësi për rezultatin e bisedimeve të fundit me negociatorët serbë të enjten.

“Takimet ishin të suksesshme dhe në fund arritëm në përfundimin e realizimit të këtij objektivi”, tha Bislimi.

Kryenegociatori serb Petar Petkoviç, drejtor i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, tha se marrëveshja ishte “jashtëzakonisht e rëndësishme dhe domethënëse”.

“Shpresoj që tani po u japim shpresë shtesë të gjitha familjeve që ende presin të zbulojnë të vërtetën për fatin e të dashurve të tyre”, tha Petkoviç pas takimit.

Takimi trepalësh dha rezultate pas disa vitesh dështimi për të zbatuar një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të dakordësuar nga Kurti dhe Vuçiçi në shkurt 2023, e ndjekur nga një aneks zbatimi një muaj më vonë.

Etiketa: Albin KurtiAleksandër VuçiçBesnik BislimiKomisioni i Përbashkët për Personat e ZhdukurKosovë-SerbiPetar PetkoviçPeter Sorensen
Tjetri
sazan 6

Organizatat mjedisore kundër resortit të Jared Kushner në Sazan

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.