AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Një komunitet i vogël shqiptarësh dhe ngjyrat e ëndrrës amerikane në Las Vegas

Komuniteti i shqiptarëve në Nevada është një mozaik i thurur nga historitë e atyre njerëzve që kapërcyen oqeanin dhe sakrifikuan në kërkim të një jete të re në Shtetet e Bashkuara.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
4 months më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qyteti i Las Vegasit

Historia e largimit të Fred Karapicit nga Shqipëria, gati 36 vjet më parë, tregohet ende gojë më gojë mes shqiptarëve në Las Vegas, Nevada. Ishte qershori i vitit 1990 dhe ende nuk kishte ndodhur eksodi masiv drejt Perëndimit.

“E kisha ndarë mendjen që do të arratisesha, por rrethanat nuk më ndihmonin asnjëherë,” thotë Karapici, duke iu rikthyer 4 qershorit 1990, kur bashkë me tre shokë të tjerë ai hyri në ambasadën e Turqisë në Tiranë.

“Peripecitë e vizave dhe kalimet nga një mjedis në tjetrin zgjatën disa ditë, deri kur, me mbështetjen e ambasadës turke, siguruam vizat për në Greqi,” kujtoi ai. “Histori tjetër ajo e fluturimit nga Athina drejt Amerikës,” shtoi Fredi.

Karapici është një nga 3 mijë shqiptarët që jetojnë në Las Vegas, qyteti i dritave në mes të shkretëtirës së Mojaves. Pjesa më e madhe janë punësuar në shërbimet e hoteleve dhe kazinove, që përbëjnë edhe biznesin kryesor të qytetit me 680 mijë banorë. Ka edhe përjashtime.

“Unë jo, nuk punoj në shërbimet e hoteleve,” tha për BIRN Rigon Zejnullahu nga Podujeva e Kosovës. “Bashkë me babin kemi një biznes dyersh, të cilat edhe i montojmë në institucione dhe banesa,” shton djaloshi kosovar.

Rigonin e takojmë në një nga fushat e kalçetos, ku mblidhen çdo javë 10-12 të rinj shqiptarë, të cilët kanë instaluar në krye të sallës edhe flamurin kombëtar, njëlloj si lojtarë nga kombësi të tjera.

Erigers Halushi ka munguar për disa muaj në fushën e futbollit. Ai është mobilizuar në Forcat Tokësore të ushtrisë amerikane dhe, siç tregon vetë, së fundmi ka shërbyer në vendet e Gjirit Persik.

“Jemi ndalur në Jordani, Irak dhe Kuvajt,” tha për BIRN Gersi, siç e thërrasin shkurt, të riun që ka mbërritur në Las Vegas në moshën 8-vjeçare, së bashku me familjen nga Korça.

Djemtë shqiptarë në Vegas, pozojnë përpara një ndeshje futbolli

Tashmë djemtë kanë zbritur në fushë dhe fillimisht përfitojnë për një foto grupi. Ndërsa djemtë e futbollit e kanë përcaktuar të enjten si ditën e ndeshjes mes tyre, grupe të tjera të moshuarish nga qytete të ndryshme të Shqipërisë takohen mëngjeseve, atje ku bar-kafenetë janë më afër banesave.

Disa prej tyre, megjithëse e kanë mbushur moshën e pensionit, punojnë ende në shërbime në turnin e natës. Korçarët i gjejmë në një bar-xhelateri italiane, në njërën anë të qytetit, ndërsa të tjerët, atje ku ndodhet më afër ndonjë bar që ofron kafe ekspres, si në Shqipëri.

Këto ditë bisedat sillen edhe rreth vendimit të qeverisë amerikane që i ndalon përkohësisht shërbimet konsullore edhe për qytetarët shqiptarë.

“Meraku im është trajtimi i dokumentacionit për bashkim familjar me të afërmit e mi,” thotë Miri, njëri prej tyre. “Për të tjerat nuk do të zgjasë shumë me siguri, pezullim i përkohshëm është,” shton ai.

Edmond Xhimitiku nga Berati, duke më prezantuar shokët me të cilët takohet rregullisht çdo javë, flet me krenari për komunitetin shqiptar në Las Vegas.

“Sidoqoftë, mbi 80 për qind e familjeve shqiptare këtu jetojnë në banesat që i kanë blerë prej kohësh, atëherë kur edhe çmimet ishin mjaft të favorshme,” thotë ai.

Vladimir Cicani dikur punonte në televizion. Sot është 79 vjeç dhe, me një ‘master degree’, ka mbërritur në Las Vegas në vitet ’90 dhe jep mësim në një nga gjimnazet komunitare të qytetit.

Ai kujton me respekt Pirro Dollanin, profesorin e Universitetit të Nevadës, i cili ndërroi jetë dy vite më parë dhe ishte një nga shtyllat e këtij komuniteti në mërgim.

“Njëlloj edhe Pirro Dollani, që punoi për shumë kohë në Universitetin e Nevadës, por mbi të gjitha i ndihmoi të gjithë shqiptarët që u vendosën në këtë qytet,” shprehet Vladimir, ndërsa kujton trajektoren e tij amerikane.

Në bahcen e Vladimir Kolicit | Foto: Gëzim Kabashi

Një tjetër mërgimtar, i quajtur Vladimir Kolici, me origjinë nga Fieri, përveç punës në pesë ditë të javës, ka krijuar një kopsht tepër të këndshëm në oborrin pranë shtëpisë. Gjen gjithçka në bahçen e Ladit: zarzavate gjithfarësh, agrume, drufrutorë, njëlloj si në Seman, nga ku ka mbërritur vite më parë.

Tavolina mbushet shpejt me produktet e oborrit, ndërsa zonja Teutë, e shoqja, sjell byrekët me gjizë dhe me domate. Megjithëse Ladi mërzitet, mysafirët e kanë sjellë me vete rakinë e zier në oborret e tyre.

“Jo, nuk kthehem më në Shqipëri,” më përgjigjet Vladimiri, kur i kujtoj shtëpinë në fshat dhe në Fier. “I kam të gjithë këtu, o burazer, edhe fëmijët, edhe nipin e mbesën,” shton ai.

Sipas Ladit, jeta në Amerikë është e qetë dhe kush punon shpërblehet me ëndrrën amerikane.

“Këtu nuk të thotë njeri ‘plaç’ me gojë,” shpjegoi ai. “Mjafton të punosh dhe të mos e thyesh ligjin,” përfundoi Ladi nga Semani, që jeton në Las Vegas.

Etiketa: Las VegasPirro DollaniSHBAVladimir Kolici
Tjetri
Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar

Përafrimi i legjislacionit me BE rrezikon të mbetet teknik dhe i pakuptuar

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.