AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ rrëzon verifikimin e Irena Gjokës dhe ia ‘pason topin’ ILD-së

Gjashtë anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor rrëzuan kërkesën e katër kolegëve për fillimin e procedurës së verifikimit të statusit të gjyqtares Irena Gjoka, duke propozuar që kjo çështje t’i kalojë për shtyrtim Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:58 | 30/01/2026
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka, | Foto ” LSA

Me shumicën e votave të anëtarëve, Këshilli i Lartë Gjyqësor rrëzoi të premten një kërkesë për verifikimin e statusit të gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka lidhur me mosdeklarimin prej saj të një dënimi penal të dhënë nga drejtësia greke në vitin 2005.

Çështja e Gjokës u fut në rendin e ditës me propozimin e katër anëtarëve të KLGJ-së dhe kërkesa për fillimin e verifikimit të statusit u parashtrua nga anëtarja Irena Plaku.

Plaku referoi se në raportin e dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme konstatohet se Gjoka është dënuar në vitin 2005 nga Gjykata e Janinës me 3 muaj burgim dhe gjobë 1500 euro, ndërsa rezulton të jetë urdhëruar mosekzekutimi i dënimit dhe çështja është arkivuar nga drejtësia greke. Sipas saj, Gjoka nuk është dënuar ndonjëherë me vendim përfundimtar nga autoritetet e drejtësisë shqiptare apo të huaja.

Plaku propozoi më pas që Këshilli të fillojë procedurën e verifikimit të statusit të gjyqtares Irena Gjoka. Pasi propozimi u kalua për votim, anëtari magjistrat, Ridvan Hado deklaroi votën kundër, si dhe parashtroi arsyetimin e tij përse kërkonte rrëzimin e këtij projekt-vendimi.

Hado diskutoi mundësinë e dërgimit të çështjes për verifikim pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD, apo nëse do ta mbanin vetë për ta trajtuar.  Ai argumentoi se KLGJ ka nuk mund të ketë rol aktiv në këtë rast.

“Çështja duhet të dërgohet në ILD, ashtu siç është proceduar me rastet e tjera kur magjistratët kanë qenë të dënuar. Mendoj se duhet t’ia dërgojmë ILD-së, prandaj jam kundër,” shtoi ai.

Propozimi i Hados u përqafua nga pesë anëtarë të tjerë të KLGJ, përfshirë kryetarin Ilir Rusi, zv.kryetaren Yllka Rupa si dhe anëtarët Markelian Koça, Klodian Kurushi dhe Ermona Muçi.

Katër anëtarët Irena Plaku, Bledar Bajri, Gentiana Muçaj dhe Albenc Tabaku që propozuan projekt-vendimin e të premtes mbetën në pakicë, duke i qëndruar propozimit që verifikimin ta kryejë KLGJ. Anëtarja Violanda Theodhori nuk ishte e pranishme në mbledhje.

Pas rrëzimit të projekt-vendimit, anëtarja Irena Plaku kërkoi sërish fjalën, por kryetari Ilir Rusi tha se mbledhja ishte mbyllur tashmë dhe të gjithë u larguan nga salla e mbledhjes plenare.

I pyetur nga BIRN, një anëtar i KLGJ-së i tha BIRN në kushtet e anonimatit se verifikimi ishte rrëzuar, pasi shumica e anëtarëve të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës dhe Këshillit mendonin çështjen duhet ta shqyrtonte ILD. Sipas tij, me shumë gjasa dosja do t’I përcillet ILD-së në fillimin e javës që vjen.

Pas një hetimi administrativ që zgjati rreth 20 muaj, Prokuroria e Përgjithshme deklaroi më 20 janar se kishte përfunduar verifikimin e thelluar për pastërtinë e figurës së gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, GJKKO, Irena Gjoka, por rezultatin e verifikimit e mbajti të fshehtë.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme, SPAK ka regjistruar procedim penal pas një kallëzimi të depozituar nga Adriana Kalaja ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për fshehjen nga formulari i vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës të një dënimi penal të dhënë nga drejtësia greke, për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Sipas SPAK, procedimi është regjistruar për veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal, “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, por ende nuk është regjistruar ndonjë emër si person nën hetim.

Gjyqtarja Gjoka e ka kaluar më herët procesin e vetingut, pasi KPK nuk gjeti probleme që do të çonin në shkarkimin e saj. Komisioneri Publik fillimisht e ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, por gjatë procesit në KPA, Komisioneri Publik u tërhoq nga ankimi duke lënë në fuqi vendimin e konfirmimit.

Etiketa: Denimi ne GreqiErmona MuçiIlir RusiIrena GjokaIrena PlakuKëshilli i Lartë GjyqësorKlodian KurushiMarkelian KoçaRidvan Hado
I mëparshmi

“Atë ditë, filloi lufta”: Pamjet rrëqethëse të kameramanit boshnjak të vrasjes së Ylfete Humollit

Tjetri

Tingulli dhe imazhi i pakuptuar i orkestrës simfonike të RTSH-së

Tjetri
Tingulli dhe imazhi i pakuptuar i orkestrës simfonike të RTSH-së

Tingulli dhe imazhi i pakuptuar i orkestrës simfonike të RTSH-së

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.