AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Vendi Kuvendi

Mazhoranca nis punën për një Reformë Territoriale të njëanshme

Kryetari socialist i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku njoftoi të hënën qëndrimin e mazhorancës për të vijuar punën në mënyrë të njëanshme për këtë reformë pas mungesës së përsëritur të anëtarëve të opozitës në komision.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:44 | 02/02/2026
në Kuvendi, Lajme, Vendi
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Bashkëkryetari socialist i komisionit të reformës territoriale, Arbjan Mazniku. Foto: LSA.

Socialistët pritet të miratojnë në parlament të martën një projektvendim që ndryshon formulën e përbërjes dhe strukturën vendimmarrëse të këtij komisioni, duke i dhënë mundësinë PS-së që të ketë shumicën e anëtarëve në komision dhe heqjen e të drejtës së vetos dhe bashkëkryesimit opozitës.

Gjatë mbledhjes së të hënës bashkëkryetari socialist, Arbjan Mazniku tha se ky ishte një ‘mekanizëm zhbllokues’ në mënyrë që komisioni të vijojë punën dhe të arrijë të përfundojë një reformë territoriale deri në korrik të këtij viti.

“Është e rëndësishme që reforma territoriale të përmbyllet rreth korrikut, të paktën një vit para zgjedhjeve 2027”- tha Mazniku duke njoftuar se komisioni do të nisë fazën e konsultimeve me bashkitë dhe grupet e tjera të interesit për çështje që prekin qeverisjen vendore si: kompetencat, funksonet dhe financimi.

Sipas projektvendimit që pritet të miratohet të martën në seancë plenare përbërja e komisionit do të ndryshojë me shtimin e një anëtari për PS-në,  duke e çuar numrin e anëtarëve socialistë në 7 nga 16 anëtarë që është ku ishte menduar një ndarje e barabartë 8 anëtarë për PD dhe 8 për PS.

Po ashtu komisioni do të humbë karakterin bipartizan të tij pasi nuk do të drejtohet me bashkëkryetarë, por me kryetar nga Partia Socialiste dhe një nënkryetar që do t’i përkasë PD-së.

Ekspertët e pushtetit vendor shprehin shqetësimin se një reformë e njëanshme do të humbasë legjimitetin politik dhe shoqëror, duke u perceptuar si akt force dhe jo si një proces reformues i përbashkët.

“Pa konsensus dhe pa përfshirjen reale të opozitës dhe të gjithë spektrit politik, reforma mbetet e brishtë dhe e paqëndrueshme, veçanërisht në klimën aktuale politike,” tha për BIRN Agron Haxhimali, drejtor i Institutit Shqiptar të Bashkive. Sipas Haxhimalit, një qasje e tillë rrezikon gjithashtu ta reduktojë reformën në ndryshim kufijsh dhe numrash, duke anashkaluar funksionimin e demokracisë vendore dhe kapacitetet për ofrimin e shërbimeve lokale.

“Kjo nuk është një qasje e shëndetshme as në kontekstin e rrugës evropiane të Shqipërisë, ku reformat strukturore ndërmerren mbi bazën e konsensusit të gjerë, si dëshmi e pjekurisë institucionale dhe aftësisë për të ndërtuar reforma integruese,” theksoi ai.

Komisioni i posaçëm për Reformën Territoriale dhe ai për Reformën Zgjedhore u ngritën me konsensus mes dy partive të mëdha, por opozita përgjithësisht ka bojkotuar punën e tyre dhe pse nuk ka një vendim politik të qartë nga Partia Demokratike për bojkot afatgjatë. Socialistët paralajmëruan të hënën se të njëjtin “mekanizëm zhbllokues” do të vendosin dhe për reformën zgjedhore në rast të një bojkoti të opozitës.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale synon të rimarrë në shqyrtim reformën territoriale të realizuar në vitin 2014 që shkriu komunat dhe krijoi 61 bashki të mëdha dhe 12 qarqe.  Në komisionin e ri parashikohet shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; opsione të reja për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;analizë e sistemit të financave vendore, etj..

 

Etiketa: Arbjan MaznikuKomisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën TerritorialeKuvendi i ShqiperisePartia DemokratikePartia SocialisteProjektvendimi
I mëparshmi

SPAK heq dorë nga ankimi për ndihmësin ligjor, Periand Teta

Tjetri

Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët

Tjetri
Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët

Historia e Hamid: Një tregim mbi vdekjen dhe rrëshqitjen e Europës drejt kampeve offshore për emigrantët

727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
edi rama

Kryeministri akuzon qytetaren për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

15:24 | 21/06/2026
rezidenca 2

Kina zgjeron praninë diplomatike në Tiranë mes ambicieve të saj globale

07:08 | 21/06/2026
Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.