AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Gjergji Tako

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, drejtuesi i SPAK kërkoi shkarkimin e prokurorit Gjergji Tako për problemet profesionale, ndërkohë që subjekti i konsideroi gjetjet të pamjaftueshme për të sjellë penalizim.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:51 | 03/02/2026
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Gjergji Tako pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA të martën më 3 shkurt shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako, për probleme në kriterin profesional dhe për etikën. Tako dhe përfaqësuesja e tij ligjore, avokatja Romina Zano i kundërshtuan shkaqet si të pamjaftueshme për të sjellë penalizim dhe kërkuan lënien në fuqi të konfirmimit.

Prokurori Braho deklaroi se çështjet e trajtuara në aspektin profesional i kanë ndarë në dy grupe, shkaqet që qëndrojnë dhe ato të shëruara nga shpjegimet dhe provat e dorëzuara nga subjekti gjatë parashtrimeve.

Sipas Brahos, mbeten probleme në 11 çështje të hetuara nga prokurori Tako. Drejtuesi i SPAK evidentoi mungesa të analizave të faktit penal, si dhe mungesë të hetimeve e verifikimeve të duhura.

Lidhur me një çështje të denoncuar nga shtetasi A.L., Braho konstatoi se të pandehurit nuk i është njoftuar përfundimi hetimeve dhe për rrjedhojë, kërkesa për gjykim është konsideruar e pavlefshme nga ana e gjykatës. Sipas Brahos, shkeljet procedural të subjektit janë evidentuar nga vetë gjykata dhe se ato nuk mund të korrigjohen përmes trajnimit në Shkollën e Magjistraturës,

Për 12 çështje të tjera të hetuara nga subjekti, drejtuesi i SPAK parashtroi se shkaqet e ngritura në këto raste konsiderohen të shëruara.

Në vijim, Brahoi konstatoi posedimin dhe përdorimin e dy automjeteve nga ana e prokurorit Gjergji Tako, pa kryer zhdoganimin, pa i regjistruar dhe pa leje qarkullimi. Sipas Brahos, në këto dy gjetje ka rrethana për cënim të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

Në përfundim, Braho kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK dhe shkarkimin nga detyra të prokurorit Gjergji Tako.

Avokatja Romina Zano deklaroi se u qëndronin parashtrimeve. Ajo kërkoi që, për mangësitë e konstatuara në 11 çështjet për të cilat drejtuesi i SPAK tha se u qëndronte shkaqeve të ankimit, të konsiderohet koha se kur kanë ndodhur. Zano vërejti se rrethanat kanë të bëjë me ngarkesën e punës.

Në vijim, ajo nënvizoi se veprimtaria e Takos nuk rezulton të ketë cënuar ndonjë prej palëve. Po ashtu, Zano vërejti se vendimarrjet e subjektit janë të bazuara në ligjin e kohës dhe në praktikën e atëhershme. Sipas Zanos, prokurorit Tako nuk u mungon koherenca dhe logjika e arsyetimit, si dhe se rezulton se çështjet kanë marrë formë të prerë dhe nuk është konstatuar cënim i të drejtave të palëve. Ajo shtoi se kjo vërtetohet dhe nga fakti se palët nuk kanë ushtruar ankim.

Avokatja Zano deklaroi se në gjetjet e Komisionerit Publik nuk ka ndonjë tregues për favorizim apo cënim të interesit publik. Duke pretenduar se subjekti e ka ruajtur integritetin e tij, Zano i cilësoi gjetjet të pamjaftueshme për të sjellë penalizim.

Lidhur me zotërimin dhe përdorimin e dy automjeteve të pazhdoganuara, të paregjistruara e pa leje qëndrimi, avokatja Zano konstatoi se për një prej makinave, provat tregojnë se nuk është përdorur, por ka qëndruar e parkuar. Sipas saj, lëvizjet e këtij mjeti kanë qenë sporadike, vetëm për kryerje të shërbimeve për mirëmbajtje.

Zano parashtroi se ky mjet nuk është i përfshirë në ndonjë aksident dhe se nuk ka ndonjë padi civile për këtë pronë. Sipas saj, rrethanat e evidentuara në ankim nuk përbëjnë shkelje të rëndë dhe se nuk mund të konkludohet për cënim të besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

Për automjetin tjetër, Zano konstatoi se pronari ka konfirmuar detyrimin e tij për zhdoganimin.

Konkluzionet për gjetjet lidhur me denoncimin, i paraqiti prokurori Gjeri Tako. Ai konstatoi se drejtuesi i SPAK nuk evidentoi mënyrën e delegimit të dosjes. Sipas Takos, ai ka bërë shënimin përkatës që të pandehurit t’i njoftohej akuza në afatin e duhur. Po ashtu, vërejti se në këtë çështje kishte kryer hetime dhe një prokuror tjetër, për të cilin tha se është trajtuar si statistikë, por pa peshën e tij.

“Mirë unë, por prokurori tjetër i çështjes, nuk ishte aty?”, vërejti Tako dhe tha se kjo rrethanë tregon për ngarkesën e madhe në punë.

Ai kërkoi që të lexohet vendimin për themelin, ku thuhet se kërkesa e prokurorit duhet pranuar. Sipas Takos, megjithëse thuhet se kërkesa për gjykim është e pavlefshme, ai akt po përdoret ende edhe sot në gjykimin e çështjes.

Në përfundim, prokurori Gjergji Tako kërkoi  që vendimi i Komisionit për konfirmimin e tij në detyrë të mbetet në fuqi.

 

Etiketa: Gjergji TakoKlodian BrahoKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit TiranëSPAK
I mëparshmi

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Aulona Bodo

Tjetri

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Petrit Vukaj

Tjetri
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Petrit Vukaj

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Petrit Vukaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.