AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shoqata e gjyqtarëve reagon ndaj kërcënimit të radhës të kryeministrit Rama

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve reagoi ndaj deklaratës së radhës të kryeministrit Edi Rama drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimmarrjen për pagat e gjyqtarëve, duke e cilësuar si fushatë spekulimesh të ndërmarrë nga numri një i qeverisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustrative nga gjykata | Foto nga : Flickr/Ssalonso

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e Republikës së Shqipërisë reagoi mbrëmjen e së martës përmes një deklarate kundër presionit që po ushtron në vijimësi kryeministri Edi Rama ndaj Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimmarrjen për ankesën e kryer nga dy bashkime vullnetare të gjyqtarëve për të shpallur antikushtetues nene të ligjit që lidh pagën e magjistratëve me atë të Presidentit të Republikës.

Reagimi vjen pas një deklarate të Kryeministrit Edi Rama të hënën në rrjetet sociale, kur ai u shpreh se gjyqtarët kërkuan rritjen e pagave të tyre që do t’u rëndonte taksapaguesve në vlerën 37 milionë euro.

“Unë shpresoj që Kushtetuesja mos t’ia lërë këtë njollë të madhe Shqipërisë dhe të mos na detyrojë të kërkojmë ilaçe të tjera”, tha Rama ndër të tjera në sulmin e përsëritur për këtë çështje.

“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve e Republikës së Shqipërisë e ka ndjekur me keqardhje dhe shqetësim fushatën e spekulimeve publike të ndërmarrë nga kreu i Këshillit të Ministrave dhe gjithashtu edhe zhvillimin mediatik të saj, që kulmoi mbrëmjen e kaluar. E gjithë kjo tymnajë populiste është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese”, citohet në deklaratë.

Shoqata e gjyqtarëve thekson se, në respekt të parimeve të shtetit të së drejtës dhe standardeve të përbotshme demokratike e qytetare që aspirohen, nuk duhet t’i lejohet vetes ushtrimi i presionit mbi Gjykatën Kushtetuese, intimidimi i gjyqtarëve, kërcënimi i tyre apo prishja e qetësisë në fazën e vendimmarrjes.

“…Ne nuk mund të heshtim përballë përbaltjes kryeministrore, publike, mediatike, tërësisht histerike, që synon të ndezë kundërshtitë në opinionin publik për një vendimmarrje dhe proces kushtetues që duhet të zhvillohet në sallën e gjykimit”, shprehet shoqata dhe rendit rrethana lidhur me hartimin e legjislacionit, që pretendohet se është kryer në keqbesim duke sjellë pasojat mbi pagat e gjyqtarëve.

Në deklaratë thuhet se projektligji për statusin e magjistratëve, i hartuar nga ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtarë të mandatuar nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, parashikonte në vitin 2016 se statusi financiar i pagës së magjistratëve do të ishte gati një e treta në vlerë absolute më i madh nga çfarë u vendos.

Ky moment cilësohet si keqbesimi i parë i treguar në stafetën e normave ligjore për pagat e magjistratëve.

Sipas shoqatës, në legjislacionin e nëntorit të vitit 2016 u parashikua se efektet financiare të pagave të magjistratëve do të nisnin nga janari i vitit 2019. Po ashtu, konstatohet se në vitin 2019 u përcaktua se magjistratët që nuk kishin kaluar vetingun do të vijonin të paguheshin me rrogën e përcaktuar në vitin 2008.

Shoqata e gjyqtarëve vëren se, para se të mbërrinte janari i vitit 2019 kur do të rritej paga, Këshilli i Ministrave me vendim dhe me keqbesim tregoi mungesën e katërt të sinqeritetit dhe vullnetit në këtë element të reformës në sistemin e drejtësisë.

Në deklaratë sqarohet se paga e magjistratëve ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që paga referuese të lidhej pazgjidhshmërisht me një kategori të caktuar funksionari të lartë të nëpunësisë civile në Kryeministri, duke pasur parasysh mbrojtjen e statusit, pavarësisë dhe dinjitetit të magjistratit në këtë standard ekonomik progresiv, jo vetëm në momentin e miratimit të ligjit, por në çdo ligj që do të miratohej në të ardhmen, sipas vizionit të nenit 138 të Kushtetutës.

Shoqata vlerëson se si pasojë e kundërvënies, qëndresës dhe emancipimit të pushtetit gjyqësor dhe shoqërisë civile të gjyqtarëve, Këshilli i Ministrave vendosi sërish të ndërhyjë në statusin financiar të magjistratëve, duke e ulur cilësisht dhe materialisht atë. Sipas shoqatës, kjo ulje e pagës u fsheh nën keqbesimin e një formule që siguron vetëm vlerën absolute të pagës referuese, por jo standardin kushtetues.

“Të keqardhur nga kjo mungesë e gjashtë e sinqeritetit dhe nga ky keqbesim i radhës mbi zbatimin e një ndër elementeve më të rëndësishëm të reformës në sistemin e drejtësisë nga ana e Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit, të indinjuar nga kjo sjellje dhe nëpërkëmbje e tyre mbi paprekshmërinë e dinjitetit të magjistratëve, shoqatat e gjyqtarëve kanë aktivizuar për të tretën herë radhazi juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese, tashmë për të vendosur nëse ligji i vitit 2023 pajtohet apo jo me jurisprudencën e saj dhe me nenin 138 të Kushtetutës, i cili në ligjëratë të drejtë urdhëron se: ‘Paga dhe përfitimet e tjera të gjyqtarëve nuk mund të ulen’”, citohet në deklaratë.

“Pikërisht kjo është historia e vazhdueshme e recidivizmit të ndërhyrjeve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në statusin e magjistratëve dhe në pavarësinë e pushtetit gjyqësor, në mënyrë të papajtueshme me Kushtetutën. Këto ndërhyrje antikushtetuese kanë nisur nga viti 2016, për ta vijuar në vitin 2019, në vitin 2021 dhe më tej në vitin 2023. Ndërkohë, në ligjërimin e djeshëm të kreut të ekzekutivit u paralajmërua publikisht dhe kërcënueshëm se, edhe pas vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, do të gjendet një zgjidhje tjetër dhe alternative e stilit të sulmit të radhës, që i bie të jetë keqbesimi i shtatë në radhë, megjithëse deri më tani vetëm i premtuar”, shprehet shoqata e gjyqtarëve dhe shton se reagimi i tyre nuk ka si qëllim rritjen e pagës, ashtu si është përzgjedhur qëllimisht si term, në mënyrë spekulante.

Në përfundim, shoqata thotë se kjo sipërmarrje civile e shoqatave të gjyqtarëve përballë këtyre iniciativave qeveritare dhe legjislative, haptazi apo fshehtazi antikushtetuese, duhet të vlerësohet se vetëm kontribuon në forcimin e parimeve të shtetit të së drejtës, demokracisë, pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe gjithashtu edhe emancipimit të magjistratëve.

Etiketa: Edi Rama
Tjetri
Digjitalizimi i administratës publike sjell shqetësime mbi privatësinë 

Komisioneri dënon gjuhën diskriminuese të përdorur në Big Brother VIP

Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Genc Ruli deklaron në gjyqin ndaj Berishës se në vitin 2005 e kishin në program kthimin e pronave

19:25 | 08/06/2026
KLP emëron Joni Ketën në krye të BKH-së

Apeli Administrativ rikthen për rishqyrtim në KLP kërkesën për masë ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi

19:11 | 08/06/2026
1280px kufr ad deek.protest.4

Njeriu që mund t’i sjellë Trump-it paqe në Lindjen e Mesme

15:39 | 08/06/2026
rama 2 ps

Fundi i palavdishëm i makiavelizmit

14:00 | 08/06/2026
rama protesta

Protesta kundër ‘kapitalizmit të pikave’ që nuk rrjedhin poshtë

11:24 | 08/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

08:25 | 08/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.