AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Seanca paraprake, në të cilën po shqyrtohet kërkesa për kalimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të bashkëshortëve Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, si dhe 16 të pandehurve të tjerë për korrupsion e pastrim parash, pritet të përmbyllet në seancën e ardhshme.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 months më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Pushteti vendor
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Erion Veliaj duke u shoqëruar në Gjykatën Kushtetuese | Foto: LSA

Seanca paraprake për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, SPAK, për kalimin për gjykim të çështjes penale për korrupsion e pastrim parash në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe 15 personave të tjerë, përfshirë pronarë kompanish ndërtimi dhe bashkëpunëtorë të çiftit të parë të kryeqytetit, pritet të marrë fund të hënën, më 9 shkurt.

Seanca e parë u zhvillua më 29 shtator 2025, por u shty për mosparaqitje të avokatit. Për të njëjtën arsye u shtynë edhe seancat e 10 tetorit, 21 tetorit dhe 28 tetorit, kur Veliaj zëvendësoi avokatët që e kishin përfaqësuar gjatë hetimit paraprak dhe seancës së masës së sigurimit personal. Ai pajtoi atëherë për t’u përfaqësuar avokatin Artan Gjermëni. Megjithatë, shtyrjet vijuan.

Sipas të dhënave që BIRN siguroi përmes një kërkese për informacion drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, seancat e 12 dhe 17 nëntorit u shtynë për t’u dhënë kohë avokatëve të përgatisnin kërkesat e tyre në seancën paraprake. Seanca e 2 dhjetorit u shty për t’i dhënë kohë avokatit të konsultohej me të pandehurin, ndërsa ajo e 12 dhjetorit për t’u dhënë kohë për përgatitjen e kërkesave në seancë paraprake.

Në këtë seancë, Veliaj largoi si mbrojtës avokatin Gjermëni dhe gjykata caktoi kryesisht avokaten Valentina Teodoresku për mbrojtjen e tij. Seanca paraprake dështoi të përmbyllej edhe në janar të këtij viti, kur seanca e 5 janarit u shty për mungesë të një avokati, ndërsa ajo e 19 janarit për t’i dhënë kohë konsultimit me të pandehurin.

Seanca e zhvilluar më 2 shkurt u shty për shpallje vendimi, që do t’u njoftohet palëve në proces të hënën.

Neni 332 i Kodit të Procedurës Penale, “Caktimi i seancës paraprake”, përcakton ndër të tjera se: “Gjykata vendos mbi kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të saj”.

SPAK njoftoi më 10 shtator dërgimin e kërkesës për kalimin e kësaj çështjeje penale për gjykim, prej nga rezulton një tejkalim i afatit me afro katër muaj.

Përmes një njoftimi për shtyp të 5 dhjetorit 2025, SPAK akuzoi Veliajn dhe mbrojtësit e tij se, me mungesa të pajustifikuara dhe kërkesa të padrejta, kanë penguar përfundimin e gjykimit paraprak për kalimin e çështjes për gjykim brenda afateve të përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.

Sipas SPAK, mbrojtësit e të pandehurit Erion Veliaj kanë marrë më 24 korrik një kopje të akteve të procedimit penal, pa asnjë shpenzim. Po ashtu, u nënvizua fakti se i njëjti avokat i Veliajt, që ka nënshkruar marrjen e akteve, në një kërkesë të mëvonshme për vendosje në dispozicion të një kopjeje të akteve për hetimet shtesë, në shkresën e tij shprehet se më 23 korrik janë njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe u është vendosur në dispozicion një USB me kopje të akteve të këtij procedimi penal.

Prokurorët e çështjes theksuan atëherë se mënyra vijuese e ndërveprimit, pas këtij momenti procedural, mes të pandehurit dhe avokatit të zgjedhur prej tij, i takon marrëdhënies së ndërtuar mes tyre dhe nuk përfshin prokurorinë.

Mbrojtësi i Veliajt, Artan Gjermëni, vlerëson ndryshe, duke theksuar se i pandehuri ka kërkuar të njihet me aktet në dosje, gjë që sipas tij i është mohuar nga gjykata. “Ka mbrojtje profesionale dhe vetjake. Çdo person nuk ka pse të besojë avokatin. Gjykata thotë se i ka njohur avokati dhe nuk ka nevojë t’i lexojë edhe i pandehuri”, i tha BIRN avokati Gjermëni gjatë një bisede telefonike të premten.

Ai shpjegoi se materialet u janë dhënë në formë elektronike dhe janë 61 mijë faqe. Sipas tij, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk i mundëson Veliajt njohjen me këto akte, duke ngritur pretendime për ndalime në rregullore e protokoll. Gjermëni shpjegoi se i kanë kërkuar gjykatës të urdhërojë Drejtorinë e Burgjeve që të mundësojë vendosjen e një kompjuteri të palidhur me internetin dhe që Veliaj të monitorohet gjatë leximit të akteve, por sipas tij një gjë e tillë nuk është mundësuar.

Gjermëni tha se në seancën e fundit gjykatës iu kërkua të veprohej si në rastin e Ilir Beqajt, të cilit iu mundësua njohja me aktet në ambientet e gjykatës.

Avokati Gjermëni theksoi se Kodi i Procedurës Penale i përcakton qartë të drejtat procedurale të të pandehurit. Sipas tij, i pandehuri ka të drejtën e gjykimit të shkurtuar. “Por, si mund të kërkojë z. Veliaj gjykim të shkurtuar kur nuk është njohur me aktet?”, tha Gjermëni për BIRN dhe shtoi se, nëse procesi zhvillohet në këtë mënyrë, patjetër që do të gjenden shkelje nga ana e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nuk dha koment për këto rrethana dhe për pretendimet e mbrojtjes së Veliajt. “Lidhur me kërkesën tuaj për komente mbi dosjen penale në seancë paraprake me të pandehur Erion Veliaj etj., ju informojmë se gjykata nuk ka komente për të dhënë. Gjykata flet me vendime për çështjet konkrete”, u shpreh gjykata përmes koordinatores për të drejtën e informimit.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

Kërkesa të njëpasnjëshme të Erion Veliajt për të dalë nga qelia janë rrëzuar nga gjykatat e të gjitha niveleve. Ndërkohë, më 26 janar, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin për shqyrtim në seancë plenare të ankesës së Veliajt ndaj vendimmarrjes së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për masën e sigurimit personal “Arrest në burg” të caktuar ndaj tij më 9 shkurt të vitit të kaluar, si dhe ndaj tre vendimeve pasuese deri në Gjykatën e Lartë, që e lanë në fuqi. Sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese, çështja do të shqyrtohet mbi bazë dokumentesh.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese rrëzoi më 3 nëntor vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke e gjetur atë të papajtueshëm me Kushtetutën.

Për mbrojtjen e tij, Erion Veliaj i shtoi grupit të avokatëve të tij edhe studion “Mishcon de Reya LLP” – një firmë ligjore britanike me zyra në Londër dhe Singapor.

Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, mbrohet nga avokati Maksim Haxhia.

Etiketa: Ajola XoxaDrejtoria e Përgjithshme e BurgjeveErion VeliajGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarGjykata KushtetueseKëshillit të MinistraveKlotilda BushkaMishcon de Reya LLPPastrim parashProcedimi penalSPAKValentina Teodoresku
Tjetri
Letër nga Londra: Re oguri mbi Keir Starmer

Letër nga Londra: Re oguri mbi Keir Starmer

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.