AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tre mjekë stomatologë dërgohen për gjykim për vrasje nga pakujdesia

Mjekët stomatologë Roland Xhaxho, Ina Xhaxho dhe Marta Gina akuzohen për vrasje nga pakujddesia të një fëmije 3-vjeçar, si dhe për mashtrimin e prindërve të tij, ndërkohë që nën akuzë janë vendosur dy mjeko-ligjorë për shpërdorim detyre dhe dy mjekë të Pediatrisë për neglizhencë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
12:21 | 06/02/2026
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokuroria e Tiranes | Foto nga Xhemali Moku/ BIRN

Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten më 6 shkurt përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të tre mjekëve stamotologë, Roland Xhaxho, Ina Xhaxho dhe Marta Gina, të akuzuar për vrasjen nga pakujdesia të një fëmije 3 vjeçar, ngjarje e ndodhur tre vjet më parë.

Ata akuzohen edhe për veprën penale të mashtrimit, e kryer në bashkëpunim, ndërkohë që Ina Xhaxho është marrë e pandehur edhe për ushtrim të aktivitetit të paligjshëm.

Pjesë e kësaj dosjeje janë edhe dy ekspertët mjeko-ligjorë, Elton Serani dhe Erindo Alla, të akuzuar për “shpërdorim detyre” si dhe dy mjekët e repartit të Pediatrisë, Durim Sala dhe Vladimir Hoxha me akuzën e neglizhencës në trajtimin mjekësor.  Të pandehurit i kanë mohuar akuzat.

Fëmija 3-vjeçar iu nënshtrua një ndërhyrjeje dentare më datë 28 shtator 2023 tek klinika “Splendent”, të drejtuar nga mjekët Roland Xhaxho dhe Ina Xhaxho. Pas ndërhyrjes, i mituri është kthyer në shtëpi dhe brenda pak orësh është dërguar në gjendje koma dhe insuficencë respiratore akute në Spitalin e Pediatrisë në Qëndrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. Më datë 1 tetor, i mitur ndërroi jetë.

Sipas Prokurorisë, akti i një ekspertimi ligjor të kryer nga një grup mjekësh italianë ka arritur në konkluzionin se ndërhyrja e kryer në klinikën dentare ka sjellë një shok septik të rëndë dhe më pas insuficencë progresive të shumë organeve, që sollën si pasojë vdekjen e 3-vjeçarit.

“Grupi i ekspertëve arriti në përfundimin se gjatë ndërhyrjes dentare dhe procedurës së anestezisë, nga ana e anestezistit dhe stomatologeve që trajtuan të miturin, u konstatuan shkelje të rënda të protokolleve mjekësore ndërkombëtare dhe praktikave më të mira mjekësore, të cilat kanë një lidhje shkakësore të drejtpërdrejtë me vdekjen e tij,” citohet në njoftimin e prokurorisë.

Konkretisht, nuk janë kryer kontrollet dhe verifikimet e nevojshme për identifikimin e saktë të gjendjes klinike para operacionit, si dhe nuk është formuluar si duhet diagnoza. Po ashtu, ka rezultuar se i mituri iu nënshtrua një procedure kirurgjikale pa u vizituar në mënyrën e duhur, pa një diagnozë të saktë dhe pa një indikacion të arsyetuar.

Ndërkohë, ndërhyrja e kryer ka qenë më e gjerë se sa lejohej për një fëmijë të moshës 3 vjeç dhe aplikimi anestezisë së përgjithshme për një periudhë prej rreth 5 orë, për të trajtuar njëkohësisht shumë dhëmbë, sipas ekspertëve, evidenton përgjegjësinë për trajtim të tepërt.

Tjetër rrethanë e konstatuar është dhe nxjerrja e të miturit nga spitali, duke mos konsideruar  rreziqet që lidhen me anestezinë dhe patologjitë nga të cilat vuante fëmija, e sidomos arsyet për një kohë të zgjatur zgjimi pas ndërhyrjes, si dhe shenja të tjera klinike.

Gjithashtu nga hetimi ka rezultuar e provuar se dy stomatologet Ina Xhaxho dhe Marta Gina,

kanë mashtruar prindërit e të miturit duke u marrë pagesën për mbushjen e 14 dhëmbëve, ndërkohë që nga autopsia ka rezultuar se 6 prej tyre ishin hapur, por nuk ishin mbushur. Hetimi ka zbuluar se, pas ngjarjes, e pandehura Ina Xhaxho ka vazhduar ushtrimin e aktivitetit të saj në mënyrë të paligjshme, pasi nuk ka rinovuar në përputhje me procedurat ligjore licencën si stomatologe.

Gjatë hetimeve janë gjetur shkelje të rënda të protokolleve mjekësore në kryerjen e autopsisë dhe ekspertizës mjekoligjore edhe nga ana e ekspertëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të pandehurit Elton Serani dhe Erindo Alla.

Ndërsa mjekët roje të Pediatrisë, Durim Sala dhe Vladimir Hoxha, akluzohen se nuk zbatuan protokollet mjekësore në drejtim të përcaktimit të diagnozës së duhur, evidentimin e shkaqeve më të zakonshme të shokut tek fëmijët dhe trajtimin e terapisë së përshtatshme me antibiotikë. Sipas prokurorisë, moskryerja e veprimeve të tyre ka shkaktuar dëmtimin e rëndë të të miturit, edhe pse ai ishte në gjendje të rëndë kur kishte mbërritur.

 

Etiketa: Durim SalaElton SeraniErindo AllaIna XhaxhoMarta GinaProkuroria e Rrethit TiranëRoland XhaxhoVdekja e 3-vjeçaritVladimir HoxhaVrasje nga pakujdesia
I mëparshmi

Banorët e Rrjollit kundërshtojnë resortin ‘strategjik’ të Gener 2

Tjetri

Një front i bashkuar për të zbutur Trump-in

Tjetri
Një front i bashkuar për të zbutur Trump-in

Një front i bashkuar për të zbutur Trump-in

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.