AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

Drejtuesi i SPAK kërkon mbylljen e vetingut të Mimoza Margjekës pa vendim përfundimtar

Për arsye se ish-gjyqtarja Mimoza Margjeka u shkarkua prej KLGJ-së pas një vendimi penal të formës së prerë ndaj saj, për korrupsion, drejtuesi i SPAK vlerëson se procesi i vetingut për këtë subjekt rivlerësimi duhet të përmbyllet pa vendim përfundimtar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 months më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trupa e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit gjatë një procesi. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 10 shkurt me parashtrimet dhe konkluzionet në çështjen e vetingut të ish-gjyqtares së shkarkuar nga KLGJ, pas dënimit të saj me vendim të formës së prerë për korrupsion. Margjeka nuk ishte e pranishme në seancë, ndërkohë që Kolegji konstatoi se ajo nuk kishte paraqitur asnjë justifikim të ligjshëm për mungesën e saj.  Margjeka kishte dorëzuar së fundmi kërkesë për përjashtimin e trupit gjykues, por pasi kërkesa u kalua për shqyrtim, u vendos vijimi i procesit.

Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqëson në këtë çështje drejtuesin e SPAK, Klodian Braho, parashtroi se ankimi është ngritur pasi Komisioni e ka marrë vendimin pa konstatuar më parë nëse Këshilli i Lartë Gjyqësor apo Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishin kryer procedim disiplinor ndaj Margjekës për shkak të dënimit penal ndaj saj, si dhe nëse kishte ndonjë vendimmarrje shkarkimi.

Ai vërejti se për vlerësimin e Margjekës në këtë rast, kanë pasur kompetencë, si institucioni i juridiksionit të jashtëzakonshëm, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ashtu dhe ai i juridiksionit të zakonshëm, Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Xholi konstatoi, se në rast të dënimeve penale me formë të prerë të magjistratëve, janë këshillat që sipas legjislacionit përkatës veprojnë duke vendosur shkarkimin e tyre.

Sipas Xholit, nëse KLGJ nuk do të kishte vepruar, atëherë Komisioni duhej të vijonte me procesin dhe të ndërmerrte vendim për shkarkimin e subjektit. Në rast të kundërt, sipas tij, duhej që vetingu Margjekës të përmbyllej pa një vendim përfundimtar.

Margjeka u shkarkua prej Komisionit më 26 shkurt të vitit 2024, ndërkohë që ndaj saj kishte filluar në janar procedimi disiplinor në KLGJ, me kërkesë të ILD-së.

KLGJ vendosi ta shkarkojë Margjekën më 9 prill të vitit 2024, vendimmarrje që u ankimua prej subjektit në Kolegj.

Xholi solli në vëmendje edhe vendimmarrjen e KPA-së të hënën më 9 shkurt, për mospranimin e ankimit të Margjekës, kundër vendimit të KLGJ-së për shkarkimin e saj.

Ai kërkoi që nga Kolegji të administrohet si provë vendimi i KLGJ-së për shkarkimin e Margjekës, ai i KPA-së për mospranimin e ankimit të saj dhe të vendoset në përfundim mbyllja e procesit të rivlerësimit ndaj këtij subjekti rivlerësimi, pa vendim përfundimtar.

Kolegji vendosi të administrojë si provë këto dy vendime dhe u tërhoq për të marrë vendim, që njoftoi se do e shpallë më datë 26 shkurt, në orën 15:00.

Mimoza Margjeka, e cila në kohën kur u ndalua, në shtator të vitit 2020, ishte e komanduar në gjykatën e Apelit Korçë, u dënua se mori 6 mijë euro përmes bashkëshortit Arben Cara për të lehtësuar masën e sigurisë së një personi të ndaluar në Pogradec. Tre të pandehurit e tjerë në këtë proces, Nejton Bali, Klaudio Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj, u arrestuan pasi u dyshuan se i dhanë bashkëshortit të gjyqtares shumën prej 6 mijë eurosh.

Pesë të pandehurit u deklaruan fajtorë për korrupsion në dhjetor të vitit 2022.  Mimoza Margjeka u dënua me 4 vjet e 6 muaj burgim, por u urdhërua pezullimi i ekzekutimit të vendimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur pa vuajtur, si dhe u caktua në provë për 3 vjet. Po ashtu, i’u hoq e drejta për të ushtruar funksione publike për një afat kohor 5-vjeçar. Edhe të pandehurit e tjerë u deklaruan fajtorë.

 

Etiketa: Adnan XholiArben CaraDrejtuesi i SPAKILDKëshilli i Lartë GjyqësorKlaudio ZhillaKolegji i Posaçëm i ApelimitMimoza MargjekaNejton BaliSkënder Demiraj
Tjetri
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Shoqëria Civile: Kuvendi të shqyrtojë kërkesën e SPAK për Ballukun

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.