AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Aurel Zarka

Drejtuesi i SPAK kërkoi në Kolegj shkarkimin nga detyra të ish-drejtuesit të prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka për cënim të besimit të publikut, ndërsa avokati Julian Mërtiri e cilësoi të parakohshëm vlerësimin e figurës bazuar në të dhënat e çështjes penale në ngarkim të subjektit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:25 | 10/02/2026
në KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-prokurori Aurel Zarka në KPK | Foto; LSA.

Prokurori Adnan Xholi, i cili përfaqësoi drejtuesin e SPAK pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kërkoi të martën shkarkimin nga detyra të prokurorit Aurel Zarka për cënimin e besimit të publikut tek sistemi i drejtësisë.

Lidhur me kriterin e figurës, Xholi konstatoi se Autoriteti për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK ka ndryshuar konstatimin fillestar për Zarkën, nga përshtatshmëri, në papërshtatshmëri.

Në vijim, Xholi parashtroi shkaqet për dy çështje, një prej të cilave e hetuar nga Zarka. Në një prej çështjeve për të cilën është vendosur mosfillimi procedimit për ndërtimin e një hoteli në Vlorë, Xholi konstatoi se të dhënat e dosjet kanë lidhje me ato të raportit të AKSIK-së. Në çështjen tjetër, sipas drejtuesit të SPAK, rezulton se Zarka ka kërkuar dënimin minimal për një të pandehur për kultivim e shitje të narkotikëve, si dhe pezullimin e dënimit, por pa analizuar rrethanat përse duhej të pezullohej masa. Xholi tha se ka indicie serioze se sjella e subjektit ka qenë në kundërshtim me atë që duhet të ketë një magjistrat. Sipas tij, kjo sjellje e Zarkës cënon besimin e publikut.

Xholi parashtroi gjetje dhe për pasurinë, duke vërejtur se nuk është provuar me dokumentacion ligjor shuma e përfituar nga babai i subjektit në emigracion, vlerë monetare që ka shërbyer për dhënien e një huaje prej nga janë gjeneruaar të ardhura të deklaruara si burim për krijimin e pronave të zotëruara nga subjekti.

Po ashtu, Xholi ngriti pikëpyetje mbi një prej burimeve për investimin e kryer nga subjekti në vitin 2013 në një fond me vlerë rreth 9 milionë lekë. Sipas Xholit, subjekti ka investuar dhe të ardhurat e përfituara nga shitja e një apartamenti që e ka blerë sa gjysma e vlerës që e kishte blerë më parë pala shitëse. Po ashtu, Zarka e ka shitur këtë pasuri pak kohë më vonë për më shumë se dyfishi i çmimit të blerjes.

Drejtuesi i SPAK vlerëson se këto veprime duken si të simuluara dhe afektojnë shumën e përfituar nga shitja e apartamentit, që është përdorur për investimin në fondin 9 milionë lekë.

Në përfundim, prokurori Xholi u shpreh se subjekti gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut tek drejtësia dhe kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit e shkarkimin e tij.

Konkluzionet përfundimtare të prokurorit Aurel Zarka u paraqitën nga avokati Julian mërtiri, i cili konstatoi se vetëm një prej dy çështjeve të trajtuara në proces është hetuar nga ana e subjektit, ajo për të cilën ngrihen pretendime për kërkimin e dënimit minimal dhe pezullimin e masës ndëshkuese për dy të pandehur. Mërtiri theksoi se Zarka ka paraqitur provat dhe rrethanat ligjore për kërkimet e tij për të pandehurit, që sipas tij e rrëzojnë pretendimin për këtë shkak të ngritur në ankim.

Për sa I përket raportit për figurën, Mërtiri nënvizoi se AKSIK nuk kreu ndonjë verifikim apo kontroll për Zarkën, por e bazoi ndryshimin e konstatimit të mëparshëm vetëm në çështjen penale ndaj Zarkës, për të cilën vërejti se është ende në proces dhe nuk ka një vendim të formës së prerë.

“Vërtetësia e tyre varet nga procesi penal”, tha Mërtiri dhe shtoi se deri tanimë nuk ka ndonjë provë që të konfirmojë përdorimin e aplikacioneve Sky ECC nga ana e prokurorit Zarka. Ai shtoi se Zarka vijon të mohojë përdorimin e këtyre aplikacioneve apo të ketë lidhje me provat e çështjes penale në ngarkim të tij, duke u deklaruar i pafajshëm.

Lidhur me konstatimet për pasurinë, Mërtiri u shpreh se janë të drejta konkluzionet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që nuk kanë gjetur probleme penalizuese. Lidhur me blerjen dhe shitjen e apartamentit, ai konstatoi se subjekti nuk ka qenë prokuror në atë kohë. Po ashtu, Mërtiri theksoi se në ankim janë anashkaluar rrethanat e blerjes së atij apartamenti, e për rrjedhojë edhe ky shkak është i pabazuar.

Në përfundim, avokati Mërtiri e cilësoi vlerësimin për figurën e subjektit të parakohshëm, duke argumentuar se bazohet vetëm në të dhënat e çështjes penale ndaj Zarkës, që është ende në gjykim dhe nuk ka ndonjë vendim. Mërtiri deklaroi se subjekti kërkon pafajësi dhe konfirmin në detyrë.

Kolegji u tërhoq për marrjen e vendimit që njoftoi se do e shpalli më datë 5 mars, në orën 16:00.

Prokurori Aurel Zarka u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 qershor të vitit të kaluar, pas një seance dëgjimore të shkurtër në të cilën nuk u vunë në dukje probleme që mund ta cenonin atë. Por një muaj më vonë, më 30 korrik, Zarka u arrestua nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas SPAK, prokurori Zarka dhe persona të tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve. Interesi kryesor lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Yaris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata, të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

Pas zbardhjes së vendimit të konfirmimit nga KPK, ONM reagoi dhe kërkoi ankim të çështjes, duke iu referuar kryesisht gjetjeve të lidhura me akuzat e ngritura nga SPAK. Komisioneri Publik ndoqi të njëjtën logjikë në ankimin e paraqitur në Kolegj, duke vërejtur se nga hetimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim, ndër ta edhe Zarka, në bashkëpunim dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë.

Zarka ka këmbëngulur për pafajësi, por Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e dënoi atë me 2 vjet e 8 muaj burg.  Apeli i Posaçëm shkoi më tej, duke e gjetur të gabuar cilësimin nga ana e SPAK-ut dhe tre gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë lidhur me mënyrën e bashkëpunimit të Zarkës me tre të bashkëpandehurit dhe me persona të tjerë që nuk janë marrë nën hetim. Ndryshe nga Shkalla e Parë që vlerësoi se bashkëpunimi ishte i thjeshtë me rrethana rënduese, Apeli e cilësoi si grup të strukturuar kriminal dhe e prishi vendimin duke e rikthyer për rigjykim. Por, vendimi Apelit u prish nga Gjykata e Lartë që e riktheu çështjen për rigjykim po në shkallën e dytë, duke sjellë për rrjedhojë që ndaj Zarkës të mos ketë në fuqi vendim të formës së prerë.

 

Etiketa: Adnan XholiDrejtuesi i SPAKJulian MërtiriKolegji i Posaçëm i ApelimitProkuroreProkuroria e Rrethit VlorëToyota Auris
I mëparshmi

Shqipëria shënon rritje të perceptimit të korrupsionit për vitin 2025

Tjetri

Prokuroria e Hagës këmbëngul se krerët e UÇK-së në gjyq i kanë mbështetur “direkt” krimet

Tjetri
Prokuroria e Hagës këmbëngul se krerët e UÇK-së në gjyq i kanë mbështetur “direkt” krimet

Prokuroria e Hagës këmbëngul se krerët e UÇK-së në gjyq i kanë mbështetur “direkt” krimet

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.