AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Skandali i mbetjeve toksike, organizatat e mjedisit kërkojnë ndalimin e eksporteve dhe reformë ligjore

Pas konfirmimit zyrtar nga Prokuroria e Durrësit se 102 kontejnerët e destinuar për në Tajlandë përmbanin mbetje të rrezikshme, organizatat mjedisore Basel Action Network, EARTH Thailand dhe Milieukontakt Shqipëri kërkojnë reforma urgjente ligjore për të ndaluar çdo formë të tregtisë së mbetjeve nga Shqipëria.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 months më parë
në Lajme, Shoqëria civile
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim i rrugëtimit të mbetjeve drejt Tajlandës. Jurgena Tahiri/ BIRN.

Organizatat ndërkombëtare dhe lokale të mbrojtjes së mjedisit reaguan të martën, disa ditë pas finalizimit të hetimeve nga Prokuroria e Durrësit, e cila lëshoi 33 urdhër-arreste lidhur me skandalin e eksportit të paligjshëm të mbetjeve të rrezikshme nga Porti i Durrësit.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të hënën, Basel Action Network (BAN), EARTH Thailand dhe Milieukontakt Shqipëri vlerësuan veprimet e organit të akuzës si një hap të rëndësishëm drejt llogaridhënies, duke theksuar se hetimi konfirmoi dyshimet e ngritura prej muajsh se kontejnerët me mbetje nga industria e çelikut ishin toksikë.

Por kërkuan masa të menjëhershme për të ndaluar përsëritjen e situatës dhe ndryshime ligjore që do të pengonin trafikun e mbetjeve të rrezikshme.

“Aktakuzat e shpallura nga Prokuroria e Durrësit tregojnë se trafikimi i paligjshëm i mbetjeve të rrezikshme mund të luftohet në mënyrë efektive,” tha Jim Puckett, themelues i Basel Action Network.

“I nxisim autoritetet ta trajtojnë këtë rast si një pikë kthese, jo vetëm për të ndëshkuar shkeljet e së kaluarës, por për ta vendosur Shqipërinë dhe Tajlandën si vende që nuk do të tolerojnë më të bëhen burim apo pikë tranziti për tregtinë e paligjshme të mbetjeve të rrezikshme”, tha Puckett.

Organizatat propozojnë miratimin e ndalimeve të qarta ligjore që sigurojnë se Shqipëria nuk do të eksportojë më mbetje të rrezikshme ose të Aneksit II të Konventës së Bazelit drejt vendeve në zhvillim. Po ashtu, kërkohet një ndalim paralel për importin e këtyre mbetjeve nga çdo vend tjetër, si dhe ndalimi i plotë i eksporteve të mbetjeve elektronike dhe plastike. Për të garantuar zbatimin e ligjit, organizatat sugjerojnë inspektime më rigoroze portuale.

Ndërkohë, përtej arrestimeve, organizatat kanë parashtruar një sërë kërkesash për transparencë publike. Ato kërkojnë nga autoritetet shqiptare publikimin e analizave dhe testeve kimike të kryera mbi mbetjet, për të kuptuar nëse “gjurma” e tyre përputhet plotësisht me mbetjet e gjeneruara nga impiantet e çelikut të Kurum. Gjithashtu, OJQ-të ngrenë pikëpyetje mbi shtrirjen kohore të këtij trafiku.

Kontrabandimi i mbetjeve drejt Tajlandës në korrik të vitit 2024 shkaktoi një alarm ndërkombëtar, pasi organizata mjedisore “Basel Action Network” e akuzoi Shqipërinë se po shkelte konventat ndërkombëtare për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme.

Hetimet e prokurorisë, edhe pse morën kohë, zbuluan një skemë komplekse të trafikimit të mbetjeve, shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit doganor, duke çuar në urdhër-arreste ndaj drejtuesve të lartë të kompanisë “Kurum International”, drejtuesve të kompanisë eksportuese “Sokolaj” si dhe zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, drejtorisë së Doganave në Durrës si dhe punonjësve të disa kompanive të tjera të akuzuara për shkelje të legjislacionit mbi trajtimin e mbetjeve.

Organizatat e mjedisit e vlerësuan punën e prokurorisë, por thanë se hetimet duhej të thelloheshin për t’i dhënë publikut një histori të plotë. “Është shumë e rëndësishme që publikut t’i tregohet historia e plotë se si u krye kjo vepër penale, përfshirë se kush e mundësoi atë, dhe që Shqipëria të ndërmarrë veprime ligjore për të siguruar ndalimin e eksporteve dhe importeve të mbetjeve të rrezikshme nga dhe drejt Shqipërisë”, tha Valbona Mazreku, Drejtoreshë Ekzekutive e Milieukontakt Shqipëri.

Etiketa: Agjencia Kombetare e MjedisitBasel Action NetworkEARTH Thailandeksport mbetjeshkompania SokolajKonventa e BazelitKrim mjedisorKurum InternationalMbetje toksikeMilieukontakt ShqipëriPorti i DurrësitProkuroria e Durresitreforma ligjoreSkandali i mbetjeveTajlandetrafikim mbetjeshurdhër-arreste
Tjetri
Transparency International: Ballkani po përballet me “stagnacion” serioz në luftën kundër korrupsionit

Transparency International: Ballkani po përballet me “stagnacion” serioz në luftën kundër korrupsionit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.