AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Vendi Kuvendi

Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale rinisi punën të mërkurën me pjesëmarrjen e anëtarëve të opozitës, të cilët kërkuan garanci për rezultate konsensuale.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:32 | 11/02/2026
në Kuvendi, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dy bashkëkryetarët e Komisionit të reformës territoriale, Luçiano Boçi dhe Arbjan Mazniku. Foto: LSA.

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Komisionit për Reformën Territoriale morën pjesë në mbledhjen e së mërkurës pas një mungese dymujore, duke kërkuar garanci nga mazhoranca socialiste që reforma do të bëhet me konsensus politik.

Rikthimi i PD-së në komision solli tërheqjen e Partisë Socialiste nga një iniciativë për të ndryshuar formulën e përbërjes dhe strukturën vendimmarrëse të këtij komisioni, çka rrezikonte një reformë të njëanshme.

Bashkëkryetari demokrat i komisionit, Luçiano Boçi kërkoi nga PS garanci që konsensusi me të cilin u ngrit komisioni të funksionojë deri në fund, ndërsa justifikoi mungesën e PD-së me situatën e polarizuar politike në Kuvend.

“Komisioni i ngritur me konsensus duhet të ketë një produkt të vetëm në fund në bazë të paritetit që kemi vendosur,” tha Boçi, duke i kërkuar bashkëkryetarit socialist Arbjan Mazniku që ky konsensus të vuloset me anë të një vendimi të komisionit.

Në përgjigje, Mazniku tha se mazhoranca po ashtu ishte e interesuar dhe synonte një reformë që të kishte mbështetje të gjerë politike.

“Ka pasur mjaftueshëm shprehje vullneti të mazhorancës që kjo reformë të kalojë me unanimitet dhe kemi dhënë prova për mirëbesim,” tha ai.

Me rinisjen e punës, komisioni shqyrtoi planin e punës dhe miratimin e listës së ekspertëve duke vendosur nisjen e procesit me konsultime publike nëpër qarqe.

Iniciativa për një reformë të re territoriale vjen një dekadë pas miratimit të një reformë territoriale të miratuar në vitin 2014 që shkriu komunat dhe ndau hartën administrative në 61 bashki e 12 qarqe.

Komisioni synon të rimarrë në shqyrtim funksionimin e kësaj reforme dhe nevojën për ndryshime të reja.

Në objektivat e ngritjes së komisionit të ri parashikohet shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; opsione të reja për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;analizë e sistemit të financave vendore, etj..

Etiketa: Arbjan MaznikuKomisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-TerritorialeKuvendi i ShqiperiseLuçiano BoçiPartia DemokratikePartia Socialistereforma territoriale
I mëparshmi

Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI

Tjetri

Drejtuesi i SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit për Vjollca Spahiun

Tjetri
Drejtuesi i SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit për Vjollca Spahiun

Drejtuesi i SPAK kërkon lënien në fuqi të konfirmimit për Vjollca Spahiun

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.