AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Parlamenti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë miratojnë rezoluta që kërkojnë drejtësi për Thaçin

Deputetët si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri miratuan të enjten deklarata në mbështetje të katër ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë Thaçin, gjyqit të të cilëve për krime lufte në Hagë po i vjen fundi.

Përparim IsufingaPërparim Isufi
4 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Protestues para gjykatës në Hagë duke shprehur zemërimin e tyre për gjyqin e ish-liderëve të UÇK-së që ata i përshkruan si “çlirues”, 3 prill 2023. Foto: BIRN/Valdet Salihi.

Parlamenti i Kosovës të enjten miratoi një rezolutë që bën thirrje për një gjykim të drejtë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, të cilët po gjykohen në Hagë për krime lufte.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për përgjegjësi individuale dhe komanduese për krime të kryera ndaj të burgosurve të mbajtur në qendrat e ndalimit të UÇK-së në Kosovë dhe në Shqipërinë fqinje, përfshirë 102 vrasje të kryera gjatë luftës së Kosovës 1998-1999.

“Parlamenti kërkon nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar … të garantojnë zbatimin e rreptë të standardeve kushtetuese dhe ndërkombëtare që lidhen me një gjykim të drejtë dhe të paanshëm, duke respektuar gjithashtu parimet e transparencës, llogaridhënies dhe forcimit të besimit publik në drejtësi”, thuhet në rezolutë.

Nisma erdhi nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, PDK, partia e udhëhequr fillimisht nga Thaçi dhe më pas nga Veseli për më shumë se dy dekada, deri në nëntor 2020 kur ata u dërguan në Hagë në pritje të gjykimit.

Nëntëdhjetë deputetë nga partia në pushtet Vetëvendosje, PDK-ja dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, e mbështetën dokumentin. Deputetët nga Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, nuk morën pjesë në votim.

Dokumenti me shtatë pika i bën thirrje Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të garantojnë “zbatimin e plotë të të drejtave kushtetuese dhe ndërkombëtare që lidhen me mbrojtjen e të drejtave themelore të të akuzuarve, përfshirë detyrimet që rrjedhin nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut”.

I nisur në prill 2023, gjykimi është në fazat e tij përfundimtare, me mbrojtjen që paraqet argumentet e fundit kundërshtuese ndaj prokurorisë, e cila ka kërkuar 45 vjet burg për secilin të pandehur.

Më herët të enjten, parlamenti i Shqipërisë gjithashtu miratoi një deklaratë në mbështetje të Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, në një shfaqje të rrallë uniteti mes Socialistëve në pushtet dhe Demokratëve në opozitë.

Parlamenti i Shqipërisë tha se “vëren me shqetësim se kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar rrezikon të krijojë një shtrembërim të rrezikshëm të historisë, duke barazuar luftën legjitime të një populli për mbijetesë dhe liri me krimet e regjimit serb të Sllobodan Millosheviçit, i cili kreu spastrim etnik dhe krime kundër njerëzimit ndaj popullit të Kosovës”.

E themeluar në vitin 2015 nga parlamenti i Kosovës, gjykata me seli në Hagë është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por e vendosur në Hagë dhe përbëhet nga staf ndërkombëtar, pjesërisht për shkak të frikës se dëshmitarët mund të intimidoheshin pas incidenteve në gjykimet e mëparshme të lidhura me luftën e Kosovës në Gjykatën e OKB-së për krime lufte në ish-Jugosllavi.

Dhomat e Specializuara u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të vendit, të cilët besonin se sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet që lidhen me UÇK-në dhe për të mbrojtur dëshmitarët. Shumë shqiptarë të Kosovës besojnë se gjykata është e njëanshme etnikisht dhe e denigron luftën e drejtë të UÇK-së kundër represionit serb.

Etiketa: Gjykata SpecialeHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliRexhep Selimirezolute
Tjetri
Viti 2025: Shqipëria në foto

Patriarkati supremacist dhe metoda “Përça e sundo”

photo 2026 06 04 20 03 26

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

12:59 | 05/06/2026
Me 82 vota kundër, Partia Socialiste mbron Ballukun nga masa e arrestit

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

08:33 | 05/06/2026
photo 2026 06 04 20 03 04 (1)

Si të bësh një protestë të suksesshme

08:28 | 05/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.