AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama zyrtarizon forcimin e imunitetit për kabinetin e tij qeveritar

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste propozoi ndryshime në Kodin e Procedurës Penale që mbrojnë ministrat dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë nga pezullimi nga detyra përmes një nisme që synon të dobësojë strukturën e posaçme antikorrupsion.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
11:38 | 16/02/2026
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Belinda Balluku dhe Edi Rama në Kuvend. Foto: LSA.

Kryeministri Edi Rama zyrtarizoi me urgjencë të hënën një nismë ligjore për forcimin e imunitetit të kabinetit të tij qeveritar dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë si kundërpërgjigje ndaj masës së pezullimit nga detyra për numrin 2 të qeverisë, Belinda Balluku.

Në një mbledhje të grupit paralamentar të Partisë Socialiste, të drejtuar nga kryeministri Rama, socialistët bënë me dije se do të ndryshonin nenin 242 të Kodit të Procedurës Penale, duke i hequr të drejtën gjykatave që të marrin vendime pezullimi ndaj kryeministrit, ministrave, Presidentit, Avokatit të Popullit dhe kreut të KLSH-së.

Ndryshimet ligjore të propozuara, që sipas ekspertëve shkojnë përkundër retorikës për luftë kundër korrupsionit dhe veshin me imunitet shtesë anëtarët e qeverisë, vijnë pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi për mungesë kuorumi pretendimet e Ramës se pezullimi i Ballukut nga Gjykata e Posaçme ishte shkelje e kushtetutës.

Megjithatë, gjatë takimit të grupit parlamentar, Rama këmbënguli se propozimi nuk kishte të bënte me rastin konkret.

“Kush e lidh me rastin konkret bën gabim, rasti konkret ka rrugën e vet, nuk ka lidhje me pezullimin. Por pezullimi është i papranueshëm, dhe për këtë arsye ne do merremi me pezullimin për ta refuzuar me vullnetin e shumicës në kuvend ndërhyrje në territorin kushtues të pushtetit ekzekutiv”, theksoi Rama.

Lideri i partisë më të madhe opozitare, Sali Berisha, e cilësoi ligjin një pengesë më shumë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Rama i mbylli dyert integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian,” tha Berisha për gazetarët në një reagim pas publikimit të propozimit. “Në sytë e botës, Edi Rama u thotë shqiptarëve se personalisht ai dhe organizata e tij kriminale dhe ministrat, qëndrojnë mbi ligjin, qëndrojnë mbi çdo gjë tjetër në këtë vend dhe nuk mund të hetohen”, shtoi Berisha.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja që prezantoi ndryshimin, bëri me dije se bëhej fjalë vetëm për një ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale. Nenit 242, i cili deri tani ndalon vetëm pezullimin nga detyra “të personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”, i shtohen një sërë postesh ekzekutive. “Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, zv.kryeministri, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në propozim.

Ndërhyrja ishte një prej alarmeve që u ngritën nga analistë dhe ekspertë pas zgjedhjeve të fundit, në të cilat socialistët siguruan një shumicë dërrmuese në Kuvend. Ata paralajmëruan se shënjestra e supermazhorancës do të ishte sistemi i drejtësisë. Kryeministri Rama është angazhuar prej kohësh në një fushatë me sulme dhe retorikë kundër gjykatave, prokurorisë dhe magjistratëve të përveçëm.

Etiketa: Belinda BallukuEdi RamaGjykata KushtetueseImuniteti parlamentarSali BerishaSPAKUlsi Manja
I mëparshmi

Pa shenja paqeje në horizont, refugjatët ukrainas në Evropë dëshirojnë të kthehen në shtëpi

Tjetri

Trump, mbreti rebel

Tjetri
Trump, mbreti rebel

Trump, mbreti rebel

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.