AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese u jep të drejtë gjyqtarëve për rritje të pagës

Gjykata Kushtetuese vendosi të martën se gjyqtarët duhet të përfitojnë të njëjtën rritje page si funksionarët e tjerë, ndërkohë që ia la në dorë Kuvendit përzgjedhjen e referencës nga ku do të përcaktohet përcaktimi i pagës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:52 | 17/02/2026
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata Kushtetuese: Qeveria kufizoi lirinë e shprehjes me mbylljen e TikTok
Trupa e Gjykatës Kushtetuese, që po shqyrton masën e pezullimit nga detyra të Ballukut. Foto kortezi: Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve lidhur me përllogaritjen e rritjes së pagës së magjistratëve, pavarësisht se kryeministri Edi Rama ndërmori një fushatë kundër kërkesës së paraqitur nga gjyqtarët.

Unioni i Gjyqtarëve dhe më vonë Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve kërkuan që të shpalleshin antikushtetuese nene të të ligjit që e lidhin pagën e magjistratëve me atë të Presidentit të Republikës, duke kërkuar që të përllogariteshin bazuar në referencat për pagat e administratës.

Në vendimin e shpallur të martën, Gjykata Kushtetuese e la në dorë të Kuvendit përzgjedhjen e referencës ku do të bazohet përcaktimi i pagës për magjistratët, por vendosi që magjistratët duhet të përfitojnë të njëjtën rritje si funksionarët e tjerë.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, gjatë njoftimit të një përmbledhjeje të arsyetimit të vendimit, konstatoi se paprekshmëria e pagës dhe e përfitimeve të tjera janë ngritur në nivel kushtetues, me qëllim që të drejtat që  burojnë nga ushtrimi i funksionit të gjyqtarit, të mos ndryshohen me efekt negativ.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, paga është një nga garancitë thelbësore për pavarësinë e gjyqtarëve dhe se duhet t’i përgjigjet rëndësisë së funksioneve që ata kryejnë.

Duke ju referuar një vendimi të vitit 2022, Papajorgji solli në vëmendje se kur Gjykata Kushtetuese shqyrtoi formulën e përcaktuar me ligjin nr. 50/2021, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, u theksua se ligjvënësi ka diskrecion për formulën e referencës në shërbimin civil ose në pagat e funksionarëve publikë të tjerë. Ndërsa u përcaktua se duhet të mbahen parasysh përcaktimet e nenit 138 të Kushtetutës, duke garantuar në çdo rast, që paga dhe përfitimet e tjera që vijnë si rrjedhojë e zbatimit të sistemit të referencës së pagave, të mos ulen nën standardet e përcaktuara në atë vendim.

Gjykata Kushtetuese vlerëson se ligjvënësi duhet të ndalojë uljen e drejtëpërdrejtë ose të fshehur të pagave, si dhe që paga të jetë e mjaftueshme dhe në përpjesëtim me dinjitetin dhe rëndësinë e funksionit. Po ashtu, është vlerësuar se duhet të garantohet indeksimi i pagës për shkak të inflacionit me qëllim që ajo të ruajë vlerën reale, sipas kostos së jetesës.

“Gjykata, në përputhje me standardet kushtetuese të lartpërmendura, vlerëson se është kushtetutshmërisht e lejueshme që ligjvënësi të parashikojë sisteme të ndryshme mes gjyqtarëve dhe funksionarëve të tjerë publikë apo që të ndryshojë formulën e llogaritjes së pagës së magjistratëve, por mbrojtja kushtetuese që ofron neni 138 i Kushtetutës nuk lejon rregullime që sjellin rënie të vlerës reale të pagës gjyqësore, të drejtpërdrejtë apo të fshehtë”, thekson Gjykata Kushtetuese.

Në vijim konstatohet se paga e magjistratit e caktuar në vitin 2016 nuk ka pësuar ndryshim, por vetëm problematika të zbatimit të ligjit në praktikë për shkak të mënyrës së formulimit të normës ligjore. Po ashtu, sillet në vëmendje se pas vitit 2016, ekonomia e vendit është rritur dhe të ardhurat në buxhetin e shtetit janë rritur, si dhe janë rritur çmimet për shkak të fenomeneve globale si COVID-19 dhe lufta në Ukrainë.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, megjithëse autoritetet shtetërore bazuar në këto faktorë ekonomikë, kanë ndërmarrë politika për rritjen e pagave në sektorin publik dhe atë privat, paga e magjistratit ka mbetur e pandryshuar në dallim nga paga e nëpunësve të shërbimit civil apo e Presidentit të Republikës, që pësuan rritje domethënëse.

“…Ndonëse rezultati në vlerë financiare absolute i pagës së gjyqtarit, i prodhuar nga formula e re sipas ligjit objekt shqyrtimi, nuk është më i ulët se sa ai i prodhuar nga formula e mëparshme, formula e kundërshtuar në raport me rritjen ekonomike si dhe rritjen e çmimeve, ka sjellë ulje të fshehur të shënjestruar të pagës së magjistratit, duke e ngrirë atë, arsye për të cilën ligji nr. 33/2023 duhet të shfuqizohet”, argumenton Gjykata Kushtetuese dhe përcakton se i takon Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi.

Kjo, me qëllim përshtatjen e pagës së magjistratit me standardet kushtetuese. Gjykata përcakton se ky detyrim duhet të realizohet brenda datës 31 korrik të këtij viti. Po ashtu, kërkohet që ligji i ri të ketë fuqi prapavepruese, me qëllim që efektet financiare në rritjen e pagës së magjistratëve, të llogariten nga data 1 prill e vitit 2023.

Bazuar në këtë arsyetim, trupa e Gjykatës Kushtetuese, me shumicë votash vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve, duke shfuqizuar fjalinë e parë të shkronjës “a” të nenit 1, si dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, duke I cilësuar si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Efektet e shfuqizimit të këtyre përcaktimeve hyjnë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe jo më vonë se data 31 korrik. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përcaktuar të hyjë në fuqi në ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Kërkesa e Unionit të Gjyqtarëve për pagat e magjistratëve u kthye në objekt debati e sulmesh nga kryeministri Edi Rama. Më datë 20 janar, ndërsa Gjykata Kushtetuese po zhvillonte seancën për shqyrtimin e padisë së shoqatave të gjyqtarëve për mënyrën e llogaritjes së pagës, kryeministri Edi Rama lëshoi një sulm, duke e cilësuar procesin farsë dhe kërkesën për rritje pagash kërcënim për hierarkinë e shtetit. Ai kreu disa sulme ndaj gjyqësorit lidhur me këtë çështje.

 

Etiketa: Edi RamaGjykata KushtetuesePaga e gjyqtareveShoqata kombetare e GjyqtareveUnioni i Gjyqtareve
I mëparshmi

“Jo në emrin tonë”: Kosova në Ditën e Pavarësisë proteston kundër gjyqit për krime lufte në Hagë

Tjetri

Presidenti ‘fshihet’ pas procedurës për shpalljen e zgjedhjeve në Rrogozhinë

Tjetri
Korrupsion në zgjedhje, SPAK dërgon në gjykatë kryebashkiakun e Rrogozhinës

Presidenti ‘fshihet’ pas procedurës për shpalljen e zgjedhjeve në Rrogozhinë

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
protesta 10 qershor 202t6

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

01:01 | 11/06/2026
veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
rama balluku ne fier

‘Realiteti paralel’ i mitingjeve të Ramës përballë mijëra protestuesve

13:25 | 10/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.