AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon 39 vjet burg për të akuzuarit e skemës 5D

Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin fajtor të dy ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë, Redi Molla dhe Mariglen Qato, si dhe të pesë të akuzuarve të tjerë si bashkëpunëtorë në skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave të kryer përmes kompanisë 5D.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ish-kreu i UKT-së, Redi Molla gjatë një inspektimi në vitin 2017.

Për Redi Mollën u kërkuan 11 vjet burg për korrupsion pasiv në shtatë raste, për fshehje pasurie në pesë raste dhe për pastrim parash. Ndërsa për Mariglen Qaton u kërkua dënimi me 9 vjet burg për korrupsion pasiv në katër raste, si dhe për pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Prokuroria e Posaçme, SPAK, paraqiti të martën më 17 shkurt konkluzionet përfundimtare ndaj dy ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato, si dhe pesë të akuzuarve si bashkëpunëtorë të tyre, në një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash të kryer nëpërmjet kompanisë “5D Konstruksion”. Gjykimi ndaj këtyre të pandehurve u zhvillua me gjykim të zakonshëm.

Prokurorja Anita Jella kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurit Redi Molla dhe dënimin e tij për korrupsion pasiv në shtatë raste, për fshehje pasurie në pesë raste dhe për pastrim parash. Në përfundim, u kërkua dënimi i Mollës me 11 vjet heqje lirie, si dhe dënimi plotësues për ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet.

Për bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, njëkohësisht i cilësuar nga SPAK si bashkëposedues i kompanisë 5D, të pandehurin Mariglen Qato, u kërkua dënimi total me 9 vjet burg për korrupsion pasiv në katër raste, si dhe për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Po ashtu, u kërkua dënimi plotësues për të mos ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Për të pandehurin Tulant Tusha u kërkua dënimi me 4 vjet burg për shkelje të barazisë në tendera në tre raste; për të pandehurin Enton Punavija 3 vjet burg për të njëjtën vepër penale në tre raste; ndaj Julian Zanajt u kërkua dënimi po me 3 vjet burg për shkelje të barazisë në tendera në dy raste; ndërsa për Albano Jankun 2 vjet heqje lirie po për këtë vepër penale në një rast. Edhe për këta të pandehur u kërkua dënimi plotësues për ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vjet.

Prokurorja Jella kërkoi po ashtu deklarimin fajtor të të pandehurit Nestor Muhamtllari dhe dënimin e tij përfundimtar me 7 vjet burg për korrupsion pasiv në dy raste dhe pastrim parash. Për shoqërinë 5D u kërkua të deklarohet mbarimi i veprimtarisë dhe të konfiskohet.

SPAK kërkoi edhe konfiskimin e aseteve të kësaj pasurie, të kompanisë “Restur” dhe aseteve të saj, si dhe të 24% të aksioneve të kompanisë “Mediterranean Investment Group” sh.p.k., e cila po ndërton një hotel me vlerë të deklaruar 15 milionë euro dhe që ka marrë statusin “special” nga ana e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Kompania “5D Konstruksion” u vu nën hetim nga prokuroria pas një denoncimi të kandidatit të opozitës për postin e kryebashkiakut të Tiranës, Belind Këlliçi, i cili deklaroi në vitin 2023 se kompania u përket drejtorëve të bashkisë, pavarësisht se rezulton në pronësinë e një qytetari tjetër.

Në prill të këtij viti, prokurorët arrestuan Redi Mollën dhe Mariglen Qaton, dy drejtues jetëgjatë të Bashkisë Tiranë gjatë qeverisjes së kryetarit Erion Veliaj, dhe i akuzuan për manipulim tenderësh, korrupsion dhe pastrim parash. Krahas tyre u vendosën në masa sigurie edhe disa drejtorë të tjerë të bashkisë, të cilët akuzohen për manipulim të tenderëve.

Kompania 5D, e cila ka pasur të ardhura bruto prej 22 milionë eurosh mes viteve 2016 dhe 2022, është zgjeruar gjatë viteve të fundit në ndërtim pallatesh, ndërsa një prej aksionerëve të saj, Redi Molla, ka hyrë si investitor në hotelin me status special në Durrës. Edhe në konkluzionet përfundimtare, SPAK iu përmbajt kërkimit të mëparshëm për konfiskimin e 24% të aksioneve të kontrolluara nga Molla në kompaninë e hotelit, që vijon të administrohet nga pronarët.

Etiketa: 5D KonstruksionAnita JellaBelind KëlliçiMariglen QatoMediterranean Investment GroupRedi MollaSPAK
Tjetri
Mazhoranca do ta apelojë pezullimin e Ballukut në Gjykatën Kushtetuese

Rama shfrytëzon prezantimin e kreut të ri të AKSHI për të sulmuar drejtësinë

shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.