AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ndryshimet në rregulloren për lëvizjen paralele të prokurorëve shkaktojnë debatin e radhës në KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me gjashtë vota pro ndryshime të rregullores për lëvizjen paralele të prokurorëve, pasi u debatua mes disa prej anëtarëve të pranishëm të cilët hodhën edhe akuza ndaj njëri-tjetrit, shfaqje që është kthyer në një rutinë gjatë seancave plenare në këtë këshill.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani dhe anëtari Sokol Stojani gjatë mbledhjes së 1 shtatorit 2025. Foto: LSA.

Debatet dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit mes disa prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, janë kthyer në një rutinë gjatë mbledhjeve plenare. Në fillim të mbledhjes, që në gjysmën e parë u drejtua nga zëvendëskryetari Erind Gërmenji, anëtari Sokol Stojani iu rikthye çështjes së ngritur në mënyrë të përsëritur prej tij gjatë muajve të fundit, duke kërkuar informacion lidhur me caktimin e zyrtarit autorizues, në mungesë të sekretarit të përgjithshëm të KLP-së, i cili është vetëlarguar nga funksioni.

Në vijim ai kërkoi që të vendoset në rend dite edhe propozimi i anëtarit Erind Mërkuri për ndryshimet në rregulloren “Për transferimin e prokurorëve nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele”.

Stojani hodhi akuza se mos miratimi i ndryshimeve po mbahej peng në mënyrë të panevojshme, duke krijuar pengesa për hapjen e vendeve vakante, që të mundësoheshin më vonë transferimet. Ai tha se shpallja e vakancave është diçka urgjente dhe shtoi se miratimi ndryshimeve në rregullore sipas propozimit të Mërkurit, krijon mundësi edhe për sistemimin e studentëve që emërohen për herë të parë në detyrë. Në vijim, Stojani i cilësoi të paligjshme kërkesat për ndryshimet e rregullores, të propozuara nga anëtari Erion Fejzulla dhe e akuzoi këtë të fundit se së bashku me kryetaren po pengonin miratimin e ndryshimeve.

Anëtari Erion Fejzulla e kundërshtoi Stojanin duke e cilësuar këtë të fundit si strumbullarin e vonesave, që e kishte shtyrë procesin pa asnjë arsye nga nëntori deri në shkurt. Ndërkohë që Stojani replikonte, Fejzulla solli në vëmendje se nuk e kishte ndëprerë kur ai fliste dhe kërkoi që ti jepej mundësia të parashtronte shpjegimet e tij. “Na lejo të fillojmë mbledhjen”, tha Fejzulla dhe duke iu referuar përcaktimeve ligjore konstatoi se ka kohë mjaftueshëm për kryerjen e procedurave. “Unë nuk vonoj asnjë”, tha Fejzulla.

Anëtari Zeqir Hoda vërejti se për këtë proces janë tërhequr nga të dy anëtarët mendimet e prokurorëve. Për arsye se mungonin disa prej anëtarëve, ai theksoi se një çështje kaq e rëndësishme meriton praninë e gjithë anëtarëve të KLP-së. Po ashtu, Hoda i kërkoi zëvendëskryetarit Gërmenji që të mundësonte ndjekjen e një rendi për ata që merrnin fjalën e përfshiheshin në diskutime. “Të përcillet vlera e një institucuioni ashtu si ligji e ka parashikuar, që të ndikojmë me etikën që duhet të përçojë ky institucion”, tha Hoda, por Gërmenji u shpreh se megjithëse ka qasjen për të respektuar gjithësecilin, ndonjëherë ishte e pamundur të ruhej rendi mes folësve, për arsye të debateve e kundërpërgjigjeve mes tyre.

Anëtarja Ledina Riza iu drejtua Stojanit duke i thënë se e dëgjuan monologun e përhershëm të tij. Ajo vërejti se i kishte thënë Stojanit që të sillte në komision relacionin, por se ai nuk e kishte bërë diçka të tillë.

Por, Stojani ju kundërpërgjigj duke i thënë se e kishte aty. “Mos gënje”, iu drejtua ai Rizës dhe vërejti se e kishte dërguar relacionin. Në vijim, Riza konstatoi se qëndronte shqetësimi i Stojanit dhe i anëtarit Moisi Duda, se duhet të fillohet me procedurën e lëvizjeve paralele. Por, ajo shtoi se ishin dy propozime të anëtarëve Erion fejzulla dhe Erind Mërkuri.

“Kam kërkuar që Fejzulla dhe Mërkuri të kishin bashkëpunuar për një draft-rregullore dhe të trajtoheshin ato pika para këshillit e të diskutohej nëse do miratoheshin ose jo. I kemi dëgjuar, por nuk është arritur në dakordësi lidhur me rregulloren”, tha Riza dhe i cilësoi të dyja propozimet për ndryshime të pamjaftueshme që të ndikojnë në rregulloren aktuale.

Riza kërkoi që të trajtoheshin të dyja propozimet, duke vlerësuar se shqyrtimi i vetëm njërës prej tyre do të krijonte pabarazi.

Në një moment Riza e akuzoi Stojanin për veprime e gjeste që i cilësoi të turpshme dhe pasi i kërkoi kolegut të kryente konsulta për shëndetin psikologjik, u largua nga mbledhja.

Pas këtyre debateve, me gjashtë vota pro u vendos që të vendosej në rend dite propozimi i Mërkurit për ndryshimin e rregullores.

Në mes të mbledhjes mbërriti edhe kryetarja Mirela Mogdani, e cila propozoi që kjo çështje të shqyrtohet kur të jenë të gjithë anëtarët. “Do doja të ishte dhe z.Fejzulla në sallë”, tha ajo. Por, Stojani e cilësoi vonesën si një prej gjërave më të rënda. “Unë këtu shikoj një sebep”, tha Stojani dhe e cilësoi propozimin e Fejzullas jo në përputhje me ligjin.

Në vijim, me gjashtë vota pro dhe kundër atë të kryetares Bogdani, u miratuan ndryshimet e propozuara nga Mërkuri.

Sipas propozimit të Mërkurit, pas nenit 6, “Dokumentacioni i nevojshëm për kandidim”, u shtua neni neni 6/a, ku përcaktohet se këshilli merr masa që pozicionet që ka shpallur të lira, t’i publikojë në faqen e tij zyrtare të internetit. Po ashtu, parashikohet se kur një prokuror aplikon për vakancën e shpallur, publikohet brenda 24 orëve emri i prokurorit dhe pozicioni ku ka aplikuar.

Ndryshimet e miratuara të mërkurën u japin mundësi prokurorëve që kanë aplikuar brenda afatit, që nëpërmjet një kërkese, të ndryshojnë përzgjedhjen e pozicioneve ku kanë aplikuar, brenda një afati prej 48 orësh.

Për zbatimin e këtyre parashikimeve ngarkohet relatori i caktuar për shpalljen e procedurës së lëvizjes paralele.

Tjetër ndryshim u bë në pikën 2 të nenit 9 të rregullores, që trajton facat e procedurës së lëvizjes paralele. Në këtë pikë përcaktohej se, “për çdo procedurë lëvizjeje paralele caktohet një relator me short”. Sipas ndryshimit të miratuar, “relatori i caktuar me short, nga Komisioni, për shpalljen e pozicioneve të lëvizjes paralele, ndjek procedurat përkatëse, deri në momentin kur Këshilli me vendim, verifikon plotësimin e kushteve ligjore për të gjithë prokurorët që kanë kandidaduar. Më tej, për çdo procedurë transferimi nëpërmjet lëvizjeje paralele Këshilli cakton një relator me short”.

Pas nenit 44 të rregullores “Vendimi për renditjen e kandidatëve dhe e drejta e ankimit”, u shtua neni 44/a, me përmbajtje: “në rastin kur kandidati që është renditur i pari, përpara se të emërohet, heq dorë nga kandidimi për atë pozicion, përzgjedh një tjetër pozicion, ose për arsye të ndryshme parashikuar nga legjislacioni në fuqi, humbet statusin e magjistratit, atëherë Komisioni realizon dhe i propozon Këshillit një tjetër renditje të kandidaturave, sipas parashikimeve ligjore”.

Parashikimet e reja nuk do të kenë efekt në procedurat e mëparshme të lëvizjes paralele që janë ende në proces. Ato do të hyjnë në fuqi në momentin e botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare.

Etiketa: Erind GërmenjiErion FejzullaKLPLedina RizaMoisi DudaSokol StojaniZeqir Hoda
Tjetri
‘Po na shkatërrojnë jetën’: Kriza e mbetjeve në Kukës nuk merr zgjidhje

‘Po na shkatërrojnë jetën’: Kriza e mbetjeve në Kukës nuk merr zgjidhje

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.