AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon deklarimin fajtor të Pëllumb Gjokës për sigurim të kushteve për vrasje

Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin fajtor të Pëllumb Gjokës dhe ish-funksionarit të policisë, Ardit Hasanbegaj për akuzat e sigurimit të kushteve për vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Godina e Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë. Foto: SPAK/Facebook

Prokuroria e Posaçme, SPAK paraqiti të enjten më 26 shkurt konkluzionet përfundimtare në çështjen e veçuar ndaj të biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe ish-funksionarit të policisë, Ardit Hasanbegajt, të akuzuar për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Për të dy të pandehurit u kërkua që të deklarohen fajtor. Për biznesmenin Pëllumb Gjoka u kërkua dënimi me 14 vjet burg, ndërsa për Hasanbegajn 9 vjet heqje lirie. Gjykimi në këtë proces u zhvillua me gjykim të shkurtuar, prej nga të pandehurit përfitojnë uljen e 1/3-ës së dënimit nëse deklarohen fajtorë.

Ndërkohë, çështja penale ka dhe një tjetër ndarje, ku tre prej të pandehurve Pëllumb Gjoka, Behar Brajoviq dhe Edmond Preka po gjykohen veçmas për akuzat për vrasje.

Më 18 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë shpalli masat e dënimit për pesë të pandehurit e tjerë të çështjes penale të quajtur “Metamorfoza”.

Për pesë të pandehurit Behar Brajoviç, Edmond Preka, Astmer Bilali, ish-prokurorin Xhevahir Lita dhe ish-drejtorin e njësisë së Operacionales në Policinë e Shtetit, Oltion Bistri, gjykata dha në total 26.6 vjet burg nga 34 vjet që kishte kërkuar SPAK – masa të cilat do të reduktohen me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-kreu i njësisë Operacionale, Oltion Bistri përfituan lirim të menjëhershëm, pasi dënimi i dhënë nga gjykata ishte më i vogël se sa koha që ata kaluan në paraburgim. Lita u gjet fajtor për korrupsion, ndërsa Bistri u shpall i pafajshëm për këtë akuzë dhe për pastrimin e parave.

Hetimi ndaj Gjokës dhe të pandehurve të tjerë filloi pas mbërritjes së një dosjeje nga Franca. Ndaj tij dhe anëtarëve të tjerë të grupit ka nëntë lloj akuzash për vepra penale, mes të cilave vrasje, korrupsion aktiv e pastrim parash, të kryera në kuadër të grupit të struktuar kriminal. Ndërsa zyrtarët e arrestuar si pjesë e organizatës akuzohen për korrupsion, zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, si dhe për sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje.

Tjetri
KPA

KPA përfundon pa vendim vetingun e ish-gjyqtares Mimoza Margjeka

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.