AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon deklarimin fajtorë të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor

SPAK kërkoi deklarimin fajtorë për abuzime me tenderat e UBT-së për 23 të pandehur, por për 19 prej tyre u kërkua pezullimi i dënimit dhe vendosja në shërbim prove.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:53 | 27/02/2026
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti të premten konkluzionet përfundimtare në çështjen penale në ngarkim të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, UBT, mes të cilëve edhe dy zv.rektorët, të cilët akuzohen për shkelje në procedurat e tenderave.

Në të njëjtën çështje, përfaqësuesit e kompanisë “Krijon” akuzohen për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim.

Për administratorin e UBT-së, Edmond Tërthorja dhe tre të pandehurit Amarildo Lleshi, Serafin Skënderi dhe Altin Murto u kërkua dënimi me nga 3 vjet burg për secilin, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 2 vjet. Po ashtu, u kërkua dënimi plotësues për heqjen e të drejtës për ushtruar funksione publike për 5 vjet.

Për zv.rektorët Romina Koto dhe Ilir Kapaj dhe 17 të akuzuarit e tjerë u kërkuan dënime nga 1 vit deri në 1.6 vjet burg – masa të cilat pezullohen në këmbim të vendosjes së tyre në shërbim prove.

Pesë të pandehurit e tjerë, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Piro Zoga, Bejo Bizhga dhe Arjan Buliaj po gjykohen veçmas me procedurë të zakonshme.

Seanca e radhës kur përfaqësuesit ligjorë të te pandehurve do paraqesin bisedimet përfundimtare u shty për më datë 18 mars.

Sipas SPAK, në kuadër të këtij procedimi penal janë hetuar 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të fondit limit prej 90 milionë lekësh. Gjatë hetimit janë evidentuar shkelje ligjore të personave përgjegjës të stafit akademik në UBT, të pandehurit Romina Koto dhe Ilir Kapaj në detyrën e zëvendësrektorit, Bejo Bizhga, me detyrë Përgjegjës i Departamentit të Moduleve Paraklinike që konsistojnë në ideimin e projekteve dhe sigurimin e fondeve pranë Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), si edhe veprime të kundraligjshme të kryera në bashkëpunim me titullarin e autoritetit kontraktor, të pandehurin Edmond Tërthorja, me detyrë Administrator i UBT-së.

Po ashtu, janë evidentuar shkelje ligjore të të pndehurve të tjerë për te cilët u kërkua deklarimi fajtoreë, anëtarë të njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, të cilët akuzohen se kanë krijuar kushte dhe favorizuar shpalljen fitues të operatorëve ekonomikë “Krijon”sh.p.k.; “Zero Group” sh.p.k. dhe “Malvina Visoka PF”.

Etiketa: Abuzimi me tenderatAltin MurtoAmarildo LleshiEdmond TerthorjaIlir KapajKrijon”sh.p.kRomina KotoSerafin SkënderiUniversiteti Bujqesor i Tiranes
I mëparshmi

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

Tjetri

Shkarkimi i Belinda Ballukut, ‘i vonuar dhe i pamjaftueshëm’

Tjetri
Rama flet për prezumim pafajësie ndaj hetimit të SPAK për Belinda Ballukun

Shkarkimi i Belinda Ballukut, ‘i vonuar dhe i pamjaftueshëm’

ilir meta ne gjkko

SPAK përmbyll parashtrimet në çështjen penale ndaj Ilir Metajt e Monika Kryemadhit

21:30 | 18/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Pëllumb Gjoka dënohet me 6 vjet burg për sigurim të kushteve për vrasje

18:12 | 18/06/2026
KPA

KLGJ emëron anëtarët e KPA-së në Apel

17:46 | 18/06/2026
pasja1000 money 3125419 1 1536x864

Raport: Profesionistët ligjorë dhe financiarë lehtësojnë pastrimin e parave në Ballkanin Perëndimor

14:35 | 18/06/2026
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me SPAK për dosjen “Partizani”

Pas heqjes së sanksioneve nga SHBA-ja, a është “rikthyer” vërtet Sali Berisha?

13:18 | 18/06/2026
shkolla e rindertuar edith durham ne tirane. foto nensi bogdani

Shkolla e rindërtuar “Edith Durham” nuk ka klasa të mjaftueshme për nxënësit

12:27 | 18/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.