AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mashtrimi me call center, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove pasuri

Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimin pasuror bazuar në ligjin “Antimafia” për dy organizatorët e një skeme mashtrimi me call-center dhe i kërkoi gjykatës të konfiskojë pasuritë me vlerë rreth 2 milionë euro.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
18:36 | 03/03/2026
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën se ka kërkuar në gjykatë konfiskimin e pasurive të sekuestruara në kuadër të hetimit pasuror ndaj Jusel Micit dhe Mendim Domit, të akuzuar si organizatorë të një grupi të strukturuar kriminal, që nëpërmjet mashtrimit online në Shqipëri dhe Itali u zhvatën shtetasve evropianë miliona euro.

Hetimi pasuror ndaj tyre dhe personave të lidhur me ata është zhvilluar bazuar në ligjin e njohur si “Antimafia”, prej nga ka rezultuar se pasuritë e sekuestruara në fazën paraprake nuk janë të justifikuara me burime të ligjshme. Për rrjedhojë është kërkuar konfiskimi pasurive të sekuestruara, apartamente e njësi shërbimi në Tiranë; një ngastër toke; disa garazhe; 40% të kuotave të shoqërisë tregtare “Super Foods”; dy vila në Gjirin e Lalzit në Durrës, dy automjete dhe tre llogari bankare dhe llogari bankare, me vlerë totale mbi 2 milion euro.

Hetimi ndaj Micit dhe Domit filloi bazuar në kërkesën për ndihmë të ndërsjelltë të Prokurorisë së Pizës në Itali, e cila po hetonte në kuadër të procedimit penal kundër të hetuarve Stefano Matteo Tonarelli, Gianmario Perico, Jusel Mici, etj, për veprat penale të “Mashtrimit në rrethana rënduese”, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Sipas SPAK, të akuzuarit Mici dhe Domi janë organizatorë dhe pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal.

Mashtrimi “on line” lidhej me investime në letra me vlerë dhe kriptovaluta. Po ashtu, janë përdorur shoqëritë fiktive Capitalcom Investment, Direct Coin Limited, Lead Secure Ltd, Finex Group Ltd, Futurus XOU, Luxor, Mm Consulting S.R.S.S., Scs Smart Coomunications Services S.R.L.S Estra dhe të tjera, për kalimin e vlerave monetare të mashtrimit.

Këto shoqëri janë përdorur për të hapur llogari rrjedhëse të huaja në Lituani, Britani e Madhe, Belgjikë, Luksemburg, Gjermani dhe Itali dhe duke menaxhuar faqe interneti që reklamonin aktivitetin. Gjithashtu janë përdorur edhe qëndra thirrje të llojit call-center, në Itali dhe Shqipëri, nëpërmjet të cilave kontaktoheshin viktimat, duke i bindur të bëheshin pjesë e programeve të rreme të investimit.

Sipas SPAK, autorët u propozonin viktimave të derdhnin shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet transferimeve on line në llogaritë rrjedhëse të huaja të kompanitë fiktive. Me marrjen e menjëhershme të këtyre shumave, ato zhdukeshin duke u konvertuar kryesisht në kriptovaluta.

Në qershor të vitit të kaluar, Mici dhe Domi u deklaruar fajtorë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe përkatësisht me 8 vjet burg i pari dhe tjetri me 7 vjet e 4 muaj heqje lirie. Po ashtu, në procesin penal u vendos edhe konfiskimi i tre apartamenteve; shtatë ngastrave tokë e llojit arë me sipërfaqe totale 23 mijë e 539 m2; si dhe i tre llogarive bankare me gjendje 195 mijë euro dhe 969 mijë lekë

 

Etiketa: Jusel MiciMashtrimi me call centerMendim DomiSPAK
I mëparshmi

Gjykata u jep prokurorëve të SPAK “detyra shtëpie” në çështjen ndaj Ilir Beqajt

Tjetri

PS propozon shkurtim edhe më të madh të kohës së deputetëve në Kuvend

Tjetri
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

PS propozon shkurtim edhe më të madh të kohës së deputetëve në Kuvend

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.