AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA lë në fuqi konfirmimin e ndihmëses ligjore, Albana Palaj

Kolegji vlerëson se të ardhurat e ndihmëses ligjore, Albana Palaj dhe të bashkëshortit të saj nga emigracioni mbulojnë investimet e kryera shumë kohë para fillimit të detyrës. Nisur dhe nga funksioni jovendimarrës, KPA çmon se Palaj arrin nivel të bersueshëm dhe konfirmimi i saj u la në fuqi.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 months më parë
në KPA, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ndihmësja ligjore, Albana Palaj pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 4 mars vendimin për lenien në fuqi të konfirmimit në detyrë të ndihmëses ligjore pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Albana Palaj, duke rrëzuar si të pabazuar qëndrimin e drejtuesit të SPAK për shkarkimin e subjektit të rivlerësimit për shkak të problemeve në kriterin e pasurisë.

Albana Palaj u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më datë 25 korrik të vitit 2024, duke konkluduar se pasuritë për të cilat u konstatua bilanc negativ janë krijuar para se ajo të fillonte detyrën si ndihmëse ligjore dhe me të ardhurat e krijuara prej bashkëshortit të saj në emigrim. Po ashtu, Palaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Por, Komisionerja Publike, Irena Nino vlerësoi ndryshe, duke çmuar se subjekti nuk ka arritur të provojë të kundërtën e barrës së provës. Sipas Ninos, nga analizimi i akteve të administruara në dosje të Komisionit, subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të provojë të kundërtën lidhur me pamjaftueshmëritë e konstatuara nga Komisioni për periudhën para dhe pas fillimit të detyrës. Këtë qëndrim mbajti dhe drejtuesi i SPAK dhe kërkoi shkarkimin e Palajt.

Subjekti prapësoi duke argumentuar se ankimi nuk përmbushte standartin minimal dhe theksoi se ishte në pamundësi objektive për të siguruar dokumentacion për të ardhurat e krijuara nga punësimi informal i saj dhe i bashkëshortit në Itali, shumë vite para se të fillonte detyrën.

Kolegji e gjeti të pabazuar konstatimin e Komisioneres Publike për pamundësinë e krijimit të një gjendje cash, duke sjellë në vëmendje se vërtetuar se është krijaur prej pagës së subjektit.

Lidhur me analizën e përgjithshme, prej nga është konstatuar bilanc negativ në vlerë të madhe për periudhën para fillimit të detyrës, kur subjekti dhe bashkëshorti kanë qenë në emigrim, Kolegji vëren se pamundësia konstatuar për shpenzimet e jetesës. Po ashtu, konstatohet se shpenzimet e përllogaritura sipas të dhënave të Eurostat, janë sa dyfishi të ardhurave të dokumentuara në periudhën kur familja e subjektit ka qenë në emigracion. Ky raport mes shpenzimeve dhe të ardhruave, vlerësohet prej Kolegjit se vendos në diskutim vlerën e të ardhurave nga punësimi.

Sipas Kolegjit, rrehanat në të cilat janë gjendur subjekti dhe bashkëshorti gjatë periudhës në emigrim, nuk i përkasin qëllimit të procesit të rivlerësimit.

KPA vëren se të gjitha pasuritë e deklaruara nga subjektio se janë krijuar me të ardhura nga emigracioni, vërtetohet se kanë ekzistuar shumë kohë para se subjekti të fillonte detyre në vitin 2016, ç’ka vlerësohet se shuan çdo dyshim se mund të jenë krijuar me të ardhura të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndryshe nga rastet e tjera të gjykuara në Kolegj, vlerësohet se të ardhurat nga emigracioni i mbulojnë investimet.

Kjo situatë, është vlerësuar dhe në kënvështrim të detyrës funksionale të subjektit, si ndihmëse ligjore, e cila ndryshe nga magjistratët nuk merr vendime.

Në përfundim, Kolegji vlerëson se Komisionerja Publike nuk ka marrë në konsideratë parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit dhe se subjekti arrin nivel të beuseshëm në kriterin e pasurisë e konfirmimi i saj duhet të lihet në fuqi.

Etiketa: Albana PalajGjykata Administrative e ApelitKolegji i Posaçëm i ApelimitNdihmës ligjorë
Tjetri
Shqipërinë e mbron NATO dhe jo nostalgjia për raketat sovjetike

Shqipërinë e mbron NATO dhe jo nostalgjia për raketat sovjetike

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.