AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Afera e incineratorëve, SPAK përfundon hetimin ndaj Arben Ahmetajt

Prokuroria e Posaçme i komunikoi ish-zv.kryeministrit në arrati, Arben Ahmetaj akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave si pjesë e përfitimeve nga afera e incineratorëve, ndërkohë që avokati i Ahmetajt i cilëson akuzat si “teoremë akuzatore”.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:20 | 06/03/2026
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Afera e incineratorëve, SPAK përfundon hetimin ndaj Arben Ahmetajt
Ish- zv.kryeministri Arben Ahmetaj duke dale nga zyrat e SPAK.Foto: LSA.

Prokuroria e Posaçme, SPAK i ka njoftuar ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, përmes përfaqësuesve të tij ligjorë, përfundimin e hetimeve ndaj tij, bashkëjetueses Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshortes Albina Mançka për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë në lidhje me aferën e incineratorëve.

Nga hetimi u evidentuan të dhëna që tregojnë se si taksapaguesit shqiptarë financuan përmes biznesmenëve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e të tjerë, jetën luksose të ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj, krahas zyrtarëve të shumtë socialistë.

Hetimet e SPAK kanë identifikuar pagesa fiktive nga pronarët e incineratorëve drejt ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj në së paku 491 mijë euro, si dhe dy vila në bregdet. Sipas SPAK, një vilë luksoze në ‘Green Coast’ u sigurua përmes transaksioneve të papaguara për ish-bashkëshorten ndërsa një e dytë, u sigurua për bashkëjetuesen në Hamallaj, ku punimet u bënë falas nga një kompani që pati fituar tenderë të rindërtimit.

Ahmetaj akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie, ndërsa dy të pandehurat e tjera për pastrim parash. Pritet që në ditët në vijim, dosja hetimore të përcillet nga SPAK drejt Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, për kalimin e çështjes në gjykim.

Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori i cilëson të pambështetura në prova akuzat e SPAK ndaj Ahmetajt, bashkëjetueses dhe ndaj ish-bashkëshortes së tij.

“Është vetëm një teoremë akuzatore. Akuzat janë të pambështetura në prova. I akuzuari nuk ka qenë asnjëherë pjesë e procedurve të incineratorëve. Akuzat për pastrim parash janë të pambështetura në prova, si dhe nuk ka korrupsion. Kurse bashkëshortja dhe ish-bashkëshortja janë viktima të një teoreme akuzatore,” tha Ligori për BIRN.

Një investigim i BIRN i afro gjashtë viteve më parë ekspozoi faktin se biznesmeni Mirel Mërtiri, i afërt me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, si dhe me lidhje në të dyja krahët e politikës, qëndronte në hijen e koncesioneve të mbetjeve në Shqipëri, përmes një rrjeti kompanish satelite.

Hetimet e SPAK dhe gjykatat gjetën përgjegjës për aferat korruptive të tre incineratorëve ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri, Alqi Bllako, si dhe dhjetëra zyrtarë e funksionarë të tjerë të inctitucioneve shtetërore, përfshi dhe të bashkive respektive. Biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, të cilët janë në qendër të këtyre skemave korruptive janë ende në arrati.

Skandali i inceneratorëve filloi në vitin 2014 me një vendim të qeverisë ‘Rama’ për shpalljen e një emergjence mjedisore, që justifikoi dhënien e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit. Më pas, të njëjtat kompani morën koncesione për inceneratorët e Fierit dhe Tiranës.

 

Etiketa: Afera e inceneratoreveAlbina MançkaArben AhmetajErjola HoxhaHenrik LigoriKlodian ZotoMirel MertiriSPAK
I mëparshmi

Studimi mbi femicidin: Ligjet ekzistojnë, por mbrojtja për gratë mbetet e dobët

Tjetri

Kalon për gjykim çështja ndaj tre të akuzuarve për sulmin kibernetik ndaj SPAK

Tjetri
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili në hetim për sulmin kibernetik ndaj SPAK

Kalon për gjykim çështja ndaj tre të akuzuarve për sulmin kibernetik ndaj SPAK

protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestues

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thirrje për hetim të plotë të protestës së Zvërnecit

15:20 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.