AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Zoti në qiell dhe zoti ynë pagan i plotfuqishëm në tokë

Dy ngjarje pseudofetare shkaktuan debate së fundmi: njëra, zgjedhja nga Edi Rama e një ministri që deklaron besimin fetar si pjesë e identitetit politik dhe e dyta, botimi i një libri me fjalime nga Edi Rama. Të dyja shkaktuan debate që lënë mënjanë një zot pagan dhe të plotfuqishëm, që ka ku e ku më shumë rëndësi për jetët tona tokësore se sa Zoti në qiell.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 months më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zoti në qiell dhe zoti ynë pagan i plotfuqishëm në tokë
Kryeministri Edi Rama gjatë promovimit të librit të tij me fjalime.

Toni Gogu, politikan socialist, i cili deklarohet si besimtar i krishterë, u emërua nga Edi Rama Ministër i Drejtësisë. Pati ankesa nëse profili i tij i deklaruar si besimtar cënon apo jo laicitetin e shtetit, ndërsa vetë Gogu në një rast është deklaruar i prerë kundër martesave brenda gjinisë dhe e ka deklaruar këtë me forcë.

Afërsisht në të njëjtën kohë, kryeministri Edi Rama trazoi shoqërinë, kryesisht besimtarët myslimanë, me një libër në të cilin janë përfshirë fjalime të ndryshme që ai ka mbajtur nëpër sebepe të ndryshme fetare. Libri përmban disa fjalime mbi sebepe të myslimanëve dhe të bektashinjve, përfshirë festa dhe inagurime. Por për shkak se u prezantua gjatë një iftari, dhe duke qenë se iftari për Ramazan është ngjarja më e shpeshtë, librit iu referuan menjëherë si “libri i fjalimeve të iftarëve”.

Dikush me shumë të drejtë vuri në dukje se kritikat (dhe jo vetëm kritikat) janë bërë pa e lexuar librin. Jo vetëm që kjo është shumë e vërtetë, por e vërtetë duket se është edhe kjo tjetra: libri nuk është bërë për t’u lexuar. Dhe autori i këtyre radhëve pranon se po jep opinion mbi librin (më saktë mbi sebepin e prezantimit të librit) ndërsa nuk shkoi përtej faqes së tretë ku gjendej përmbajtja. Sepse, helbete, Edi Rama është politikan. Ai nuk është teolog dhe, me aq sa dimë, nuk është filozof trashedental, ambicia e të cilit është të meditojë mbi Zotin dhe natyrën e Zotit, mbi njeriun dhe natyrën e njeriut dhe marrëdhënien mes Krijuesit dhe të krijuarit. Dhe për më tepër, si politikan, z. Rama është njeri me ditë shumë të ngarkuar. Hamendësohet se ai nuk i shkruan të gjitha fjalimet vetë. Ai ka këshilltarë të cilët ia përgatisin. Në këtë kontekst, nuk është e mundur të dallohet, edhe nëse e lexon librin me shumë vëmendje, se ku mbarojnë mendimet e kryeministrit dhe ku fillojnë ato të këshilltarëve të tij. Dhe duke qenë se libri është i mbushur me fjalime të karakterit meditues fetar, pavarësisht nëse është shkruar tërësisht apo pjesërisht nga Edi Rama, ai është një libër që supozohet se është jopolitik dhe ekzistenca e këtij libri nuk ka se pse të na shqetësojë apo të na gëzojë ne të tjerët që shohim nga Edi Rama jo si udhëheqës fetar, por si politikan.

Problemi, si me rastin e besimit të ministrit Gogu ashtu edhe me rastin e librit të Edi Ramës, nuk ka të bëjë aq shumë me Zotin në qiell, por ka të bëjë me një zot tjetër këtu në tokë. Marrëdhëniet në një shoqëri moderne nuk janë hyjnore. Ato janë njerëzore. Marrëdhëniet qytetare nuk janë mes besimtarëve dhe pabesimtarëve, janë mes qytetarëve dhe qytetarëve. Dhe ndërsa çdokush ka të drejtë të ketë besimin e vet dhe ta shpallë atë publikisht, është mirë të kemi parasysh se ky Zoti i plotfuqishëm në qiell nuk duhet dhe nuk mundet të përdoret si perde për të maskuar këtë zotin në tokë. Zoti në tokë për të cilin po flas është Zoti Pushtet. Është një zot pagan ky, i cili ka të përbashkët me Zotin në qiell disa cilësi dhe që dallohet prej tij për disa cilësi të tjera. Zoti pushtet është i padukshëm dhe është i plotfuqishëm në pretendime. Zoti pushtet është pagan dhe nuk ka kompas moral, nuk ka as koordinata ligjore. Zoti pushtet nuk i nënshtrohet Urdhëresave të Moisiut. Zoti pushtet njeh vetëm një ligjësi që është amorale. Është ligjësia e të mundshmes. Zoti pushtet dhunon nëse mundet, vjedh nëse mundet, vret nëse mundet. Rrjedhimisht, përgjatë historisë së njerëzimit, shoqëritë njerëzore, pavarësisht nëse besojnë apo jo te Zoti në qiell, janë organizuar dhe kanë vendosur kufizime mbi perëndinë pushtet. Ndërsa perëndia pushtet kurdo që ka gjetur pa vëmendje njerëzit në tokë, ose i ka gjetur jo mjaftueshëm të kulturuar për të kuptuar natyrën e tij, ka zgjeruar kufijtë e asaj që ka të mundshme. Ky zgjerim i të mundshmes së zotit pagan të pushtetit tokësor vjen në dëm të lirive, të drejtave dhe mirëqenies së njerëzve këtu në tokë. Dhe zakonisht e mundshmja për këtë zotin pushtet ka qenë ku e ku më e madhe kur ka vepruar nën emër dhe nën pretedimin e autoritetit të Zotit në qiell.

Në Romën e lashtë politikanët ishin gjithashtu priftërinj ndërsa gjatë epokës së diktaturës me perandorë, perandorët rregullisht ngjiteshin në qiell për t’iu bashkuar zotave si divus për burrat dhe diva për gratë. Dhe kur krishtërimi u kodifikua në Perandorinë Bizantine, perandorët vijuan të shpallen shenjt për të legalizuar nga qielli pushtetin e tyre pa limit në tokë. Romakët e kufizonin të mundshmen e këtij zotit pushtet me dy mënyra: duke kufizuar kohën gjatë së cilës prifti politikan e ushtronte pushtetin dhe njëkohësisht duke mos e lënë pushtetin në duart e vetëm një njeriu, por duke e ndarë atë, p.sh., duke pasur dy konsuj që detyroheshin të bashkëqeverisnin ose përndryshe bllokonin pushtetin e njëri-tjetrit.

Që nga koha e Machiavelli-t e pas, bota e zhvilluar ka ndarë gradualisht religjionin nga politika për t’u siguruar që keqbërjet tokësore të mos mbulohen dhe as të justifikohen me autorizim nga Zoti në qiell. Sepse marrëdhënia jonë është politike, është qytetare, është ligjore. Marrëdhënia jonë nuk është hyjnore. Rrjedhimisht, mbajtja e besimit fetar në sferën private, nuk është një dhunim i të drejtave të besimtarit por është një respekt që besimtari apo pabesimtari tregon ndaj shoqërisë njerëzore.

Ndërsa ne jemi të zënë me këtë punën e kopertinës së librit të Edi Ramës apo simbolin e kryqit në Facebook të ministrit të Drejtësisë, zoti pushtet po tregon dhëmbët duke sulmuar kufijtë që ka vendosur shteti ligjor. E kam fjalën për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Zoti në qiell nuk ndihmon dot për të zgjidhur këtë problemin tonë tokësor, nevojën për të ruajtur sistemin e balancave dhe kufizimeve të caktuara, jo në Bibël apo Kuran, por në nenin 7 të Kushtetutës. Hiqni imunitetin e Ballukut!

Etiketa: Belinda BallukuEdi RamaLibri i RamesMinistri i DrejtësisëNë Sofrën e HënësPushtetiSPAKToni Gogu
Tjetri
Kur mund të justifikohet moralisht një luftë e paligjshme?

Kur mund të justifikohet moralisht një luftë e paligjshme?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.