AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

Sipas Prokurorisë së Posaçme, tre shtetasit ukrainas akuzohen se drejtonin një rrjet të rekrutimit dhe shfrytëzimit të të rinjve të huaj për të kryer përpunimin, transportin dhe shitjen e lëndëve narkotike në vende të ndryshme të Evropës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës
Godina e SPAK-ut, Tiranë. Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të mërkurën më 11 mars përfundimin e hetimeve ndaj tre shtetasve ukrainas, të akuzuar për trafikim të qenieve njerëzore dhe grup të strukturuar kriminal, që rezulton të jenë pjesë e një grupi më të madh ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike me veprimtari në disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik. Çështja penale në ngarkim të të pandehurve Nazar Khamuilo, Mark Petrenko dhe Karol Oskiera është dërguar në gjykatë për t’u kaluar për shqyrtim. Ndërkohë, është kërkuar pushimi i akuzës për tre persona të tjerë, pjesë e këtij hetimi, po shtetas të huaj.

Në njoftim sqarohet se hetimi ka filluar bazuar në një ankesë elektronike të dërguar pranë Policisë së Vlorës nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri, ku parashtrohej se një shtetas i atij vendi mbahej dhe detyrohej të punonte kundër dëshirës së tij në qytetin bregdetar. Pas verifikimeve paraprake, policia ka identifikuar disa shtetas ukrainas që jetonin me qira në një banesë në lagjen “Demokracia”, të cilët dispononin pajisje komjuterike të lëvizshme që I përdornin për të punuar në aplikacione të ndryshme.

Sipas SPAK, ata dërgonim mesazhe dhe linqe me anë të programeve automatike, me qëllim rekrutimin e personave të tjerë për përpunimin, transportin dhe shitjen e lëndëve narkotike në shtete të ndryshme të Evropës Lindore. Po ashtu, është konstatuar se shumica e personave nuk ishin të pajisur me pasaporta. Në njoftim konstatohet se është e provuar se, ky grup kriminal i vendosur në Shqipëri, ishte pjesë e një grupi më të madh ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili vepron në disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik.

Nga hetimet është zbuluar se anëtarët e grupit, nën presionin e dhunës dhe kërcënimeve nuk i lejonin shtetasit e trafikuar që të largoheshin nga puna dhe nga Shqipëria. Ata u tregonin video dhune të ushtruar ndaj personave të tjerë, të cilët nuk arrinin rezultatet e kërkuara në punë.

Personat e trafikuar e të shfrytëzuar, rekrutoheshin përmes aplikacionit Telegram, me premtim për një punë ‘zyre’ në Poloni. Ata nuk ishin në dijeni të natyrës së vërtetë të punës dhe në fazën e rekrutimit i nënshtroheshin intervistës dhe testit të poligrafit në Varshavë. Më vonë dërgoheshin në Shqipëri, ku ishin të detyruar që gjatë kohës së qëndrimit të përdornin pesudonime dhe mos të thërrisnin njëri-tjetrin me emrat përkatës.

Në qytetin e Vlorës janë zbuluan tre ambiente ku mbaheshin në kushte banimi dhe pune personat e rekrutuar. Në total janë gjetur dhe sekuestruar 24 pasaporta të shtetasve të shtetasve të huaj që dyshohet se kanë punuar në këto tre ambiente për disa javë ose muaj.

 

Etiketa: Ambasada e UkrainesKarol OskieraMark PetrenkoNazar KhamuiloPolicia e VloresShtetasit ukrainasSPAKTrafiku i droges
Tjetri
Ndërsa gratë marshojnë për të drejtat, gjinia kthehet në një armë digjitale

Ndërsa gratë marshojnë për të drejtat, gjinia kthehet në një armë digjitale

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.