AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Monitorimi i CoPlan: Ndotja e ajrit dhe ujit kërkon masa konkrete 

Një monitorim i ndotjes mjedisore në disa nga bashkitë kryesore të vendit tregon se cilësia e ajrit, ujit dhe niveli i zhurmës në qytetet kryesore të Shqipërisë dëmtohen nga ndotja urbane dhe akustike, duke krijuar rreziqe për shëndetin e popullsisë.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
3 months më parë
në Lajme, Mjedisi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ujerat e ndotura te Liqenit te Tiranes. Foto_Nensi Bogdani

Instituti për Zhvillimin e Habitatit CoPlan, një organizatë që merret me adresimin e çështjeve mjedisore, prezantoi të enjten paradite gjetjet e Monitorimit Alternativ të Ajrit, Ujit dhe Nivelit të Zhurmave për vitin 2025.

Monitorimi, i kryer në kuadër të projektit GreenAL “Mbështetja e Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile”  paraqet të dhëna mbi cilësinë e ajrit, ujit dhe nivelin e zhurmave në pesë bashki kryesore të vendit.

Nëpërmjet ngritjes së 300 pikave të monitorimit në Tiranë dhe 100 pikave në Durrës, Korçë, Elbasan, Fier dhe Shkodër, raporti mat nivelet e ndotjes përmes parametrave si dioksidi i azotit (NO₂), dioksidi i karbonit (CO₂), grimcat e imëta të pluhurit nga emetimet e automjeteve (PM2.5), grimcat e mëdha të pluhurit (PM10), ndotja akustike dhe ndotja e ujërave sipërfaqësore.

Kejt Dhrami, eksperte e qeverisjes territoriale pranë CoPlan, tha se kryeqyteti rezulton të kryesojë për tejkalimin e normave të ndotjes nga dioksidi i azotit.

“Niveli i lartë i ndotjes lidhet me trafikun intensiv, përdorimin më të lartë të sistemeve të ngrohjes dhe ventilimin e ulët gjatë dimrit,” tha Dhrami gjatë prezantimit të raportit.

Ajo shtoi se edhe niveli i dioksidit të karbonit në Tiranë është mbi standardet e lejuara në të gjithë territorin e qytetit, duke e kthyer atë në një sistem urban të mbingarkuar nga ndotja.

Sipas monitorimit, qytete të tjera me nivele të larta të dioksidit të karbonit dhe dioksidit të azotit janë Elbasani dhe Shkodra.

“Në Elbasan dioksidi i azotit është në përqendrime ekstremisht të larta, ndërsa prezencë e ajrit toksik mbi standard vërehet edhe në Shkodër,” tha Dhrami.

Ekspertët theksuan se këto nivele të larta ndotjeje vërehen kryesisht pranë zonave urbane me trafik të dendur ose në afërsi të zonave industriale.

Ndërkohë, sipas gjetjeve të raportit, qyteti i Durrësit kryeson për ndotjen nga grimcat e pluhurit, me nivele shumë më të larta (10–35 mg/m³) se standardi i lejuar prej 10 mg/m³.

“Përmirësimi i eficencës energjetike të ndërtesave, modernizimi i transportit publik dhe zbatimi i zgjidhjeve të bazuara në natyrë mund të ndihmojnë në uljen e ndotjes së ajrit,” tha Dhrami.

Greta Shehu, eksperte mjedisi pranë CoPlan, tha se ndotja akustike gjatë ditës dhe natës rezulton e lartë në qytetet e monitoruara.

“Sipas gjetjeve të raportit, Tirana dhe Durrësi kanë nivelet më të larta të ndotjes akustike,” tha Shehu.

Raporti tregon se 60% e pikave të matjes së zhurmës në Tiranë e tejkalojnë nivelin mesatar prej 55 dB, ndërsa në Durrës ky nivel tejkalohet në 87% të pikave të monitorimit.

“Ndotja akustike, veçanërisht gjatë natës, ndikon në shëndetin mendor të qytetarëve, duke shkaktuar stres, ankth dhe pagjumësi,” shtoi ajo.

Monitorimi i CoPlan u fokusua gjithashtu në ndotjen e ujërave, duke analizuar mostrat në 9 liqene, 5 rezervuarë, 4 përrenj dhe një sistem vaditjeje.

Sipas ekspertit të mjedisit dhe territorit, Imeld Sokoli, disa prej liqeneve kryesore në kryeqytet paraqesin nivele të larta ndotjeje.

“Liqeni i Bovillës, Liqeni i Farkës dhe Liqeni Artificial i Tiranës kanë ndotje të lartë organike,” tha Sokoli.

Ai shtoi se në Lumin e Tiranës është konstatuar gjithashtu prani e metaleve të rënda.

Sipas monitorimit, liqenet e Treganit, Belshit dhe Tafanit rezultojnë gjithashtu me nivele të larta ndotjeje.

Ekspertët theksuan se për përmirësimin e cilësisë së ajrit, ujit dhe nivelit të zhurmës nevojitet forcimi i rolit të institucioneve në monitorimin dhe kontrollin e aktiviteteve që ndikojnë në ndotjen e mjedisit.

“Menaxhimi më efektiv i trafikut urban, zbatimi i masave teknike për reduktimin e zhurmës dhe rritja e ndërgjegjësimit publik janë të nevojshme për të ulur ndotjen akustike,” tha Shehu.

Ndërsa Sokoli theksoi se për mbrojtjen e ujërave duhen ndërmarrë masa konkrete, si kontrolli i ndotjes nga aktivitetet minerare, stabilizimi i brigjeve dhe reduktimi i shkarkimeve të patrajtuara urbane.

Etiketa: Cilësia e ajritDurrësiLiqeni Artificial i TiranësMjedisiNdotja e ajritPM10PM2.5
Tjetri
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.