AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Posaçme pushon akuzat ndaj zyrtarëve të ARRSH për tenderin e Unazës së Re

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të enjten, më 12 mars, pushimin e akuzës ndaj gjashtë zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), të marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tenderin për Lotin 1 të Unazës së Re, me fond limit 2 miliardë e 250 milionë lekë pa TVSH.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punimet në sheshin Shqiponja kanë bllokuar jo vetëm trafikun por edhe shumë punëtorë të rastit, të cilët punonin në të zezë si ustallarë për të nxjerrë ndonjë të ardhur për familjet e tyre. | Nensi Bogdani

Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri, të cilët çmuan se ndjekja penale ndaj të pandehurve ishte parashkruar.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, e kishte dërguar çështjen për gjykim në qershor të vitit të kaluar ndaj zyrtarëve të ARRSH-së Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erion Zemenaj dhe Admir Pahumi. Ata akuzoheshin për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Sipas SPAK, hetimi kishte në fokus tenderin për “Rehabilitimin e segmentit rrugor ‘Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rethrrotullimi Shqiponja’, Loti 1”, me fond limit 2.25 miliardë lekë pa TVSH, të zhvilluar në vitin 2019. Nga hetimet u arrit në përfundimin se të pandehurit kishin kryer një sërë shkeljesh gjatë procedurës së prokurimit të zhvilluar nga ARRSH, duke dëmtuar interesat ligjorë të shtetit.

Prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, i tha BIRN gjatë një bisede telefonike të premten se do të ushtrojë ankim ndaj vendimit të gjykatës, pasi pushimi i akuzës është bazuar në një aspekt procedural që lidhet me parashkrimin e ndjekjes penale.

Tenderi i parë për ndërtimin e këtij segmenti të Unazës së Re, me fond limit po prej 2.25 miliardë lekësh, u hap në shtator të vitit 2018 dhe u fitua nga kompania DH Albania, e cila më vonë rezultoi një kompani fantazmë.

Pas publikimit në emisionin “TPZ” të të dhënave që tregonin se kompania kishte paraqitur dokumente të falsifikuara në ARRSH, u nis një hetim penal. ARRSH pranoi se dokumentet ishin të falsifikuara dhe vendosi të rihapte tenderin, i cili pas disa procedurash përfundoi duke shpallur fitues bashkimin e operatorëve “Salillari” shpk dhe “Bajrami N” shpk. Gjatë procesit të prokurimit u skualifikuan të gjithë operatorët e tjerë konkurrues.

Një hetim i mëparshëm për këtë aferë, i kryer nga Prokuroria e Tiranës, ngriti akuza vetëm ndaj 28-vjeçarit Avdjol Dobi, administrator i kompanisë DH Albania, për falsifikim në përfitimin e dy tenderave me vlerë totale 3.4 miliardë lekë. Dobi u dënua me 6 muaj burg, ndërsa prokuroria pushoi hetimet ndaj zyrtarëve të ARRSH-së, OST-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Etiketa: Admir PahumiAlmir HoxhajArbër TrokaARRSHAutoritetit Rrugor ShqiptarAvdjol DobiDH AlbaniaElsa UlliriElvin GokajErjon BaniFlojera DavidhiMiranda ShkurtiNikollaq MihaliSalillariTVSH
Tjetri
Misteri i “armës zanore” mbetet ende i pazgjidhur një vit pas panikut në protestën në Serbi

Misteri i “armës zanore” mbetet ende i pazgjidhur një vit pas panikut në protestën në Serbi

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.