AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Rama paralajmëron ndryshime të tjera ligjore që prekin drejtësinë

Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se mazhoranca do të vijojë planet për ndryshime ligjore të reja që prekin funksionimin e organeve të drejtësisë, ndërsa theksoi: “SPAK të shohë punën e vet, ne do të shohim tonën”.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 months më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp të mbajtur më 13 mars 2026. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

Kryeministri Edi Rama deklaroi të premten se do të çojë përpara nismën ligjore që bllokon masën e pezullimit nga detyra për anëtarët e kabinetit të tij, sikurse edhe ndryshime të tjera në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale, pavarësisht shqetësimeve se këto nisma mund të jenë një kërcënim për funksionimin e shtetit të së drejtës.

Nisma që propozon ndryshim të Kodit të Procedurës Penale mori shkak nga vendimi për pezullimin nga detyra të ish zv.Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukurës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.

“Ai është një ndryshim i domosdoshëm që do bëhet, siç e kemi thënë dhe është në proces dhe do votohet, nuk diskutohet fare,” tha Rama.

“Nuk ka shans që të ndodhë më në Shqipëri që të çohet një prokuror me një gjykatës që të pezullojnë funksionet vitale të qeverisë apo të institucioneve të tjera të cilat nuk mund ta delegojnë dot,” shtoi ai.

Rama pranoi gjithashtu se këto nuk janë ndryshimet e vetme ligjore që do të ndërmerren në këtë drejtim.

“Patjetër që ne do bëjmë ndryshime të tjera, sepse kemi Kodin e ri Penal, kemi ndërhyrjet e domosdoshme në Kodin e procedurës Penale,” tha Rama, duke shtuar se këto nuk kishin si qëllim apo ‘ëndërr’ për të kthyer pas reformën në drejtësi, por për ta përmirësuar atë.

Ndryshimet ligjore që prekin funksionimin e oganeve të drejtësisë kanë shqetësuar Prokurorinë e Posaçme, SPAK, e cila në raportin vjetor të punës i cilëson nismat që synonjnë kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj si “rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës,”

Kryeministri u përgjigj me ton sarkastik ndaj këtyre shqetësimeve.

“…Mendoj që nuk është puna e SPAK-ut që t’i thotë Parlamentit të Shqipërisë që çfarë duhet të bëjë Parlamenti i Shqipërisë. SPAK të shohë punën e vet, ne të shohim punën tonë…,” tha Rama, duke shtuar se parlamenti “nuk varet as nga SPAK, as nga ambasadat as nga askush tjetër”.

Draft-propozimi i Kodit të ri Penal u prezantua disa muaj më parë nga Ministria e Drejtësisë dhe u kritikua nga aktorë të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile, si nismë që sillte “konfuzion dhe paqartësi”, ndërkohë që parashikonte zbutje të dënimeve të korrupsionit për zyrtarët e lartë dhe dukej se eleminonte dënimet e tyre për vepra penale të rëndësishme si ajo e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljeve në tendera.

Rama ndryshoi retorikën e tij ndaj punës së drejtësisë pas akuzave të ngritura ndaj bashkëpunëtores së tij të ngushtë, Belinda Balluku, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera në mënyrë të përsëritur.

Të enjten, mazhoranca socialiste përdori votat në Parlament për të rrëzuar kërkesën e SPAK-ut për dhënien e autorizimit për një masë arresti ndaj Ballukut, duke i ofruar asaj mburojë politike ndaj hetimit të nisur. Vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe vetë delegacioni I BE-së në Tiranë shprehën shqetësime për pasojat që mund të ketë ky qëndrim në procesin e integrimit europian dhe vunë theksin tek pavarësia e organeve të drejtësisë dhe mospengimin e punës së SPAK.

 

Etiketa: Edi RamaKodi i Procedurës PenaleKodi Penalministria e drejtesisendryshime ligjoreSistemi i drejtësisëSPAK
Tjetri
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për masën e arrestit

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.