AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për masën e arrestit

Pesë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese vlerësuan se masa e arrestit me burg ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj ishte e drejtë, ndërkohë që dy anëtarë në pakicë e konsideruan atë si jo proporcionale.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-ministri i Shëndetesise, Ilir Beqaj duke dale nga ambientet e SPAK | Foto: LSA

Gjykata Kushtetuese deklaroi të premten se kishte rrëzuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për shfuqizimin e masës së arrestit me burg lidhur me akuzën e abuzimit me fondet e ndihmës së Bashkimit Europian.

Në kërkesën e paraqitur në Gjykatën Kushtetuese, Beqaj pretendoi se i ishte cënuar e drejta për një proces të rregullt ligjor, duke mos i arsyetuar rrezikshmërinë dhe me shtimin e akuzës së falsifikimit; si dhe parimi i sigurisë juridike dhe proporcionalitetit lidhur me lirinë personale.

Prokuroria e Posaçme, në cilësinë e subjektit të interesuar i kundërshtoi si të pabazuara pretendimet e Beqajt, duke parashtruar se gjykatat kanë arsyetuar në mënyrë shteruese lidhur me rrezikshmërinë e veprave për të cilat ai procedohet si dhe rrezikun e përsëritjes së tyre. Sipas SPAK, masa më e lehtë e sigurimit e kërkuar nga Beqaj, “garancia pasurore”, ka qenë e papërshtatshme dhe joproporcionale. Po ashtu, është konstatuar se nga të tria gjykatat e zakonshme është respektuar kriteri kushtetues i dyshimit të arsyeshëm si kusht për kufizimin e lirisë personale.

Shumica e trupës së Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga gjyqtarët Fjona Papajorgji, Marsida Xhaferllari, Ilir Toska, Marjana Semini dhe Asim Vokshi, e kanë rrëzuar si të pabazuar kërkesën e Beqajt. Sipas shumicës, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit, si dhe Gjykata e Lartë, me të drejtë kanë vlerësuar se në fazat fillestare të hetimit, ekzistonin kushtet për vendosjen e masës së sigurisë “arrest në burg”, si dhe kanë arsyetuar mjaftueshëm për faktet që kanë shërbyer si bazë për ato vendimarrje.

Lidhur me pretendimin për ngritjen e një akuze të re nga ana e gjyqtarit të Apelit të Posaçëm, shumica vlerëson se, në kushtet kur nuk është zgjeruar fakti penal i paraqitur nga prokuroria në kërkesën për masën e sigurimit, në thelb përbën vlerësim të gjykatës.

Shumica vëren se kufizimi i lirisë personale i Beqajt është vendosur me vendim gjyqësor, bazuar në dyshime të arsyeshme për kryerjen prej tij të veprave penale për të cilat dyshohet dhe sipas procedurave të parashikuara nga ligji.

“Në dritën e këtyre konsideratave, Gjykata vlerëson se në çështjen penale ndaj kërkuesit duket se ka informacione që do të bindnin një vëzhgues të paanshëm se ai mund të ketë kryer veprat penale për të cilat është i dyshuar, ndaj nuk mund të konkludohet se ai është arrestuar në mungesë të dyshimit të arsyeshëm,” arsyeton shumica.

Ndërsa dy gjyqtarët në pakicë, Sonila Bejtja dhe Sandër Beci i japin të drejtë Beqajt, duke i cilësuar të bazuara pretendimet e tij për cenim të parimit të lirisë personale dhe parimit të proporcionalitetit, të lidhura me standardin e arsyetimit të vendimit gjyqësor.

Në ndryshim nga shumica, gjyqtarët në pakicë vlerësojnë se, në rastet kur gjykimi kushtetues ka në objektin e tij kontrollin e lirisë personale, si pasojë e caktimit të një mase sigurie shtrënguese, duhet të përdoren kritere të ndryshme nga ato të gjykimeve të themelit, përsa i përket vlerësimit sesi garancitë kushtetuese janë zbatuar në praktikë.

Sipas pakicës, arsyetimi i gjykatave të zakonshme në caktimin e masës së sigurimit personal për Beqajn, përmban mangësi të dukshme në analizën e kriterit të proporcionalitetit. Pakica vlerëson se “arresti në burg”, caktohet vetëm kur të gjitha masat e tjera janë të papërshtatshme.

“Në rastin konkret, gjykatat e zakonshme nuk rezultojnë ta kenë përmbushur një detyrim të tillë, pasi në caktimin e masës së arrestit në burg ndaj kërkuesit nuk kanë arsyetuar për ekuilibrin që duhet të ekzistojë midis së drejtës substanciale të lirisë personale të kërkuesit dhe interesit për mbarëvajtjen e procedimit penal ndaj tij dhe përse masat e tjera të sigurimit, si ajo  “Arresti në shtëpi” dhe “Garancia pasurore”, e kërkuar edhe nga kërkuesi si zëvendësim in meius të masës së caktuar, nuk mund të përmbushnin qëllimin legjitim”, arsyetojnë gjyqtarët Bejtja dhe Beci.

Bejtja dhe Beci në përfundim konkludojnë se masa “arrest në burg” e caktuar ndaj Beqajt nuk është proporcionale dhe për rrjedhojë duhej që të ishte vendosur pranimi i pjesshëm i kërkesës dhe të kthehej çështja për shqyrtim në Gjykatën e Lartë, që t’u jepeshin përgjigje pretendimeve me natyrë kushtetuese.

Etiketa: Asim VokshiFiona PapajorgjiGjykata KushtetueseIlir BeqajIlir ToskaMarjana SeminiMarsida XhaferllariMasa e arrestitSPAK
Tjetri
Gjykata e Posaçme lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestues

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thirrje për hetim të plotë të protestës së Zvërnecit

15:20 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.