AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon pushimin e procedimit ndaj gjyqtares Irena Gjoka

Edhe pse ka vërtetuar dënimin nga drejtësia greke, Prokuroria e Posaçme i kërkon gjykatës që të miratojë pushimin e procedimit ndaj gjyqtares Irena Gjoka me argumentin se nuk e ka provuar që magjistratja të ketë qenë në dijeni si dhe ndjekja penale është parashkruar.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka, | Foto ” LSA

Prokuroria e Posaçme njoftoi të mërkurën se i kishte kërkuar gjykatës pushimin e hetimit ndaj gjyqtares Irena Gjoka, e kallëzuar për veprën penale të falsifikimit pas pretendimeve se ajo kishte fshehur një dënim penal të dhënë nga drejtësia greke.

Edhe pse është konfirmuar dënimi nga drejtësia greke ndaj gjyqtares Gjoka për përdorimin e dokumenteve të parregullta për të hyrë në Greqi, SPAK thotë se nuk e ka provuar që asaj i është komunikuar dënimi, ndërkohë që vepra penale është e parashkruar.

Sipas njoftimit të SPAK, dokumentacioni i përcjellë nga autoritetet greke të drejtësisë tregon se gjyqtarja Irena Gjoka, alias Shpata, alias Maneku është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë me burgim dhe gjobë, i konvertuar në gjobë.

“Materialet e administruara tregojnë se Irena Gjoka ka qenë subjekt i procedurave administrative dhe gjyqësore në Greqi, pas dy episodeve në kufi, ku është konstatuar përdorimi i dokumenteve të parregullta dhe tentativa për hyrje me të dhëna të ndryshme identifikuese. Si pasojë, ndaj saj janë marrë masa administrative, përfshirë dëbimin dhe ndalimin e hyrjes në zonën Schengen, të cilat janë kundërshtuar prej saj në gjykatat administrative greke,” thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër, SPAK vëren se gjykimi penal ndaj Gjokës është zhvilluar në mungesë të saj, ndërsa njoftimi është realizuar sipas procedurave për persona me vendbanim të panjohur. SPAK vlerëson se, nuk rezulton të ketë dokumentacion që provon se Gjoka është njoftuar realisht për procesin dhe shpalljen e vendimit.

Një tjetër argument i përdorur nga SPAK për pushimin e çështjes penale është parashkrimi i veprës penale. Sipas SPAK, nga analiza e akteve rezulton se, edhe nëse do të merrej e mirëqenë ekzistenca e këtij vendimi penal, ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit.

“Duke marrë në konsideratë mungesën e njoftimit të rregullt, zhvillimin e gjykimit në mungesë, si dhe kalimin e afateve ligjore të ndjekjes penale, konstatohet se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për vijimin e mëtejshëm të ndjekjes penale për këtë çështje dhe se nuk provohet qëmagjistratja Irena Gjoka të ketë kryer veprën penale,” argumenton SPAK.

Prokuroria e Posaçme nisi hetimet për Gjokën pas një kallëzimi të bërë nga Adriana Kalaja. Paralelisht, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD ka filluar një hetimin disiplinor ndaj Gjokës, pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor refuzoi të merrte një vendim ndaj saj.

Etiketa: Adriana KalajaFalsifikimi i dokumenteveGjykata e JaninësGjykata e PosaçmeInspektori i Larte i DrejtesiseIrena GjokaSPAK
Tjetri
50 me 50: Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale

50 me 50: Shtetet e Europës gjurmojnë në Shqipëri pasuritë e grupeve kriminale

protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
screenshot nga video të publikuara nga aktivistë që tregojnë policinë private duke hequr zvarrë një protestues

Komiteti Shqiptar i Helsinkit thirrje për hetim të plotë të protestës së Zvërnecit

15:20 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.