AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dështon seanca e tretë ndaj Erion Veliajt

Seanca e tretë për shqyrtimin në themel të çështjes penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe ndaj të akuzuarve të tjerë, u shty për shkak se mungonte avokati i një të pandehuri, ndërkohë që prokuroria ngriti shqetësim për një strategji të zvarritjes së procesit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Erion Veliaj mbërriti në Gjykatën Kushtetuese me një furgon të policisë së burgjeve. Foto: LSA.

Seanca e tretë gjyqësore e planifikuar të mërkurën më 1 prill për shqyrtimin në themel të çështjes penale për korrupsion e pastrim parash në ngarkim të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe ndaj 15 personave të tjerë, dështoi të zhvillohej.

Shkak u bë mungesa e njërit prej avokatëve, i cili u zëvendësua nga gjykata me një avokat kryesisht. Ndërkohë, një prej prokurorëve të çështjes u shpreh se kjo ishte vijimësi e strategjisë për zvarritjen e shqyrtimit të çështjes.

Që në fillim të seancës, kryesuesja e trupit gjykues, Ëngjëllushe Tahiri konstatoi se përfaqësuesi ligjor i caktuar kryesisht për të pandehurin Fatjon Baçi, avokati Artan Simoni kishte kërkuar shtryrje të seancës dhe kishte dorëzuar një raport mjekësor. Në seancë nuk ishte i pranishëm as avokati Baçi. Kjo ishte arsyeja për të cilën u vendos shtyrja e seancës dhe për Baçin u caktua një avokate tjetër kryesisht. Ndërkohë, u urdhërua dhe shoqërimi i këtij të pandehuri për seancën tjetër.

Gjyqtarja Tahiri mori prezencën për të gjithë të pandehurit dhe avokatët e tyre. Ajo citoi një deklaratë të Veliajt, ku ai bënte me dije se ishte duke u njohur me fashikujt në ambjentet e paraburgimit ku gjendet.

Prokurori Ols Dado e cilësoi situatën si një strategji për shtyrjen e procesit. Ai tha se prej 8 muajsh nuk po arrihet të fillohet shqyrtimi i çështjes, për shkak të sjelljes së të pandehurit Erion Veliaj dhe avokatëve të tij.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca konstatoi se pjesa e gjykimit të seancës paraprake nuk mund të lidhet me atë të themelit. Ai u shpreh se nuk kanë asnjë qëllim për të shtyrë seancën dhe se ai vetë ishte i pranishëm në çdo seancë. Sipas Ndrecës, megjithëse procesi duhet të zhvillohet, duhen garantuar të drejtat procedurale.

Përfaqësuesi ligjor i biznesmenit Fatmir Bektashi kërkoi që çështja ndaj tij të veçohet. Lidhur me këtë kërkesë, gjykata konstatoi se ka dhe të tjerë të pandehur që kanë kërkuar gjykimin e shkurtuar dhe se do të shprehet në momentin e duhur procedural.

Gjykata vendosi shtyrjen e seancës për më datë 3, të premten në orën 09:00.

Në seancën e parë të shqyrtimit të kësaj çështjeje në themel, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e përsëritur të Veliajt për vendosjen në dispozicion të gjithë akteve të fashikujve hetimorë. Veliaj nuk pranoi t’i merrte aktet kur iu vendosën në dispozicion nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke kërkuar ri-inventarizimin e tyre, por kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata në seancën e dytë.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

 

Etiketa: Ajola XoxaEngjellushe TahiriErion VeliajFatmir BektashiKlotilda BushkaOls DadoPlarent Ndreca
Tjetri
Letër nga Uashingtoni: SHBA-ja sapo kritikoi autoritarët e Ballkanit, apo jo?

Mëma e disfatave të përhershme

640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
nje protestuese mban ne dore nje pankarte kunder projektit ne zonen e mbrojtur vjose narte. foto nensi bogdani

Revolucioni i Flamingove po raportohet në rrjetet sociale

08:36 | 06/06/2026
716809981 1446800444147550 7673580044016486110 n

Rrëshqitjet e dheut në Durrës rrezikojnë banorët dhe bizneset pranë bregdetit

08:30 | 06/06/2026
meta

Fillon gjykimi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

22:10 | 05/06/2026
681275693 17981136906111696 1088567703946545566 n

Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren

18:04 | 05/06/2026
foto kuvendi

“Nën presion financiar”, RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend

16:53 | 05/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.