AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata tërhiqet për vendim lidhur me pasuritë e Jamarbër Malltezit

Pasi dëgjoi qëndrimin e SPAK për mospranimin e kërkesës së të pandehurit Jamarbër Malltezi për heqjen e sekuestros së pasurive të tij, gjykata u tërhoq për të marrë një vendim.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Jamarbër Malltezi duke folur për gazetaret pasi ka dalë nga ambientet e SPAK. | Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë u njoh të enjten më 2 prill me qëndrimin e SPAK kundrejt kërkesës së Jamarbër Malltezit për lirimin nga sekuestroja të pasurive të tij. Malltezi po përballet me një proces gjyqësor për akuzën e korrupsionit lidhur me çështjen e privatizimit të ish-klubit sportiv, “Partizani”, akuzë të cilën ai e kundërshton.

Prokurorja Enkeleda Millonai parashtroi se gjykata mund të shprehet lidhur me këtë kërkesë për heqjen e sekuestros së provave, vetëm në vendimin përfundimtar për çështjen. Millonai konstatoi se sekuestrimi është masë sigurimi dhe shtoi se një apartament vijon të shfrytëzohet nga vetë Malltezi dhe Berisha dhe nuk u ka sjellë dëm. Sipas Millonait, i pandehuri Malltezi zotëron prona të tjera dhe se nuk ka sjellë prova që të vërtetojë se i mungon aftësia paguese. Në përfundim, prokurorja kërkoi rrëzimin e kërkesës për heqjen e sekuestros.

Malltezi dhe mbrojtësit e tij theksuan në anën tjetër se tejzgjatja e sekuestrimit të pasurive sjell impakt në situatën financiare dhe familjare. Mbrojtësi ligjor i Malltezit*, avokati Klodian Skënderaj konstatoi se kanë depozituar ekstrakt të llogarive bankare, prej nga rezulton se janë me zero lekë.

Ai kërkoi pranimin e kërkesës për heqjen e sekuestrove, ndërsa prokurorja Millonai vërejti se gjendja e llogarisë bankare nuk tregon aftësinë paguese.

Gjykata u tërhoq për marrjen e vendimit që tha se do ta shpallë në seancën e ardhshme më datë 7 prill, në orën 15:00.

Berisha dhe Malltezi akuzohen nga SPAK për korrupsion pasiv. Sipas prokurorisë, Jamarbër Malltezi ka përfituar të ardhura mbi 5 milionë euro nga një biznes ndërtimi, falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Në të njëjtën çështje, SPAK akuzon për korrupsion aktiv biznesmenin e ndërtimit, Fatmir Bektashi, ndërsa Xhimi Begeja dhe Andia Pustina akuzohen për pastrim parash. Si të pandehur në këtë çështje për akuzën e pastrimit të parave janë edhe shoqëritë Studio Pustina sh.p.k., Homeplan sh.p.k. dhe Kontakt sh.p.k.

Me kërkesë të SPAK janë sekuestruar 25 pasuri, mes të cilave shumat monetare në gjashtë llogari bankare, tetë apartamente, dy bodrume, katër njësi, si dhe kuotat që zotëron në disa shoqëri.

*Shkrimi u amendua për të korrigjuar faktin se deklarata për depozitimin e ekstraktit të llogarive bankare që rezultojnë me zero lekë u bë në seancë nga avokati Klodian Skënderaj dhe jo nga Jamarbër Malltezi.   

Etiketa: Akuza e korrupsionitEnkeleda MillonaiGjykata e PosaçmeJamarbër MallteziSali BerishaSekuestrimi i pasuriveSPAK
Tjetri
‘Muri i Gjakut’: ICMP gjen prova për varret e të zhdukurve në komunizëm

‘Muri i Gjakut’: ICMP gjen prova për varret e të zhdukurve në komunizëm

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.