AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Raporti: Institucionet administrative sigurojnë nivel të ulët të mbrojtjes së mjedisit

Mungesa e bashkëpunimit ndërinstitucional, stafi i pa trajnuar, si dhe moszbatimi i ligjeve nga institucionet e inspektimit pengon luftën kundër shkeljeve mjedisore në Shqipëri.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
2 months më parë
në Lajme, Mjedisi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nafta e shkrirë rrjedh nga nëntoka dhe humbet në pellgjet e krijuara prej serës së perzier me inertet e depozituara | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Një raport i kryer prej Qendres Burimore të Mjedisit analizon rolin e organeve administrative në drejtësinë mjedisore, duke evidentuar se mungesa e strategjive të qarta për inspektimin dhe zhvillimin e mjedisit, moszbatimi i ligjit, dhe mungesa e bashkëpunimit ndërinstitucional në shkëmbimin e informacionit ul efiçencën e ndëshkimeve administrative ndaj subjekteve që kryejnë shkelje mjedisore.

Inspektimi mjedisor në vendin tonë ka filluar që prej vitit 2003. Ligji për inspektimin ka dhënë kryesisht efekte praktike në punën e inspektoriateve dhe institucioneve me kompetenca inspektimi dhe sanksionimi administrativ të tilla si Inspektoruati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, Drejtoritë e Shërbimit Pyjor, Agjencia Kombëtare e Pyjeve, Strukturat Inspektuese në Bashki, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, apo Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.

Megjithatë, raporti nxjerr në pah se këto organe kanë mungesë stafi të specializuar apo të mirëpaguar dhe si pasojë të pamotivuar në punën e tyre në mbrojtjen dhe inspektimin efektiv të shkeljeve.

“Niveli i përgatitjes së inspektorëve të mjedisit dhe pyjeve është i ulët dhe ka patur nevojë për trajnime të vazhdueshme, detyrë kjo e vetë degëve rajonale por edhe e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve në Tiranë”, citojnë gjetjet e raportit.

Kjo mungesë e arsimimit profesional si edhe përvoja e pamjaftueshme e inspektorëve të terrenit ka sjellë mospërmbushjen e detyrave dhe kërkesave të ligjeve organike dhe atij të inspektimit.

Këto mangësi vijnë edhe si pasojë e problematikave financiare të agjencive të inspektimit, buxhetimin e ulët dhe nivelin e ulët të investimeve për laboratorë dhe logjistikë në këto institucione.

Nga ana tjetër, mungesat procedurale në zbatimin e legjislacionit sjellin mungesa të mbledhjes se provave të nevojshme për ndjekjen e rasteve.

Raporti thekson se grupet e inspektimii kanë vajtur të papërgatitur në inspketime, pa njohur subjektin dhe veprimtarinë apo problematikat kryesore.

“Strukturat e inspektimit të mjedisit gjatë ushtrimit të veprimtarisë inspektuese për vitet në studim, nuk kanë zbatuar me korektësi rregullat, kërkesat dhe procedurat e inspektimit në përmbushje të detyrimit ligjor që rrjedh nga ligji ‘Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë’ dhe Manuali i Përgjithshëm i Inspektimit”, cilëson raporti mbi moszbatimin e ligjit.

Gjetjet thekojnë se në të shumtën e inspektimeve të realizuara nuk janë plotësuar procesverbalet e inspektimit. Në ato raste të rralla kur ato janë plotësuar, ato janë pa firma të personave të kontrolluar.

“Në përshkrimin e shkeljeve inspektorët nuk plotësojnë gjetjet e veprimtarisë apo aktivitetit që ushtrohet, apo përputhshmërinë me kërkesat ligjore, të dhëna të cilat janë baza për marrjen e vendimeve përfundimtare”, vërehet në raport.

Gjithashtu mungesa e raporteve të kontrollit të brendshëm mbi përdorimin e mjedisit dhe burimeve natyrore si pronë publike e bën të pamundur mbrojtjen e tyre nga keqadministrimi dhe abuzimi.

Përveç inspektorateve apo agjencive të mjedisit, rezulton se përgjegjësitë nuk ndiqen as në bashkitë përgjegjëse për të referuar shkeljet mjedisore.

“Edhe pse zjarret kanë qenë një problem i vazhdueshëm për vendin tonë me pasoja tejet negative klimatike në pyjet dhe kullotat, nga kontaktet direkte me punonjësit dhe drejtuesit e pyjeve të disa bashkive rezulton se strukturat përgjegjëse inspektuese brenda bashkive nuk kanë kryer asnjë procedim administrativ për shkelje të ligjit të pyjeve, ligjit të kullotave, ligjit të gjuetisë”, citohet në studimin e kryer.

Në vend të një inspektimi të mirëfilltë, puna e këtyre institucioneve ka konsistuar vetëm në monitorim të fondit pyjor e fondit të gjuetisë.

Edhe nga ana e Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit nuk ka patur raportime, teksa një pjesë e konsiderueshme e vendimeve administrative të marra prej tij rezultojnë të pavlefshme.

Nga ana tjetër, mungesa e bashkëpunimit ndërinstitucional në shkëmbimin e informacionit sjell edhe mospërputhje në numër të raportimeve të shkelejeve mjedisore.

“Në vitin 2017 nga rojet mjedisore të degëve rajonale të AdZM në qarqe janë konstatuar 176 ndërhyrje të paligjshme në total, ndërsa sipas të dhënave të strukturës tjetër të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit në shkallë vendi në zonat e mbrojtura e parqe kombëtare pyjore janë evidentuar 1,764 ndërhyrje”, vërejnë të dhënat e raportit.

Këto mospërputhje sjellin pamundësi verifikimi dhe vonesa në shqyrtimet e rasteve të shkeljeve.

Si pasojë, megjithëse shkeljet e ligjeve kanë qenë të shpeshta, është vënë re se ka rënie të nivelit të sanksioneve në formë gjobash për shkeljet mjedisore.

Përveç kësaj, raporti ngre gjithashtu shqetësimin se edhe ato të ardhura që vijnë nga gjobat apo sanksionet, shkojnë për buxhetin e bashkive dhe jo për rehabilitimin e mjedisit të dëmtuar.

“Gjobat e vendosura nga strukturat e tjera inspektuese pavarësisht se duhet të shkojnë për rehabilitimin e mjedisit shkojnë në buxhetin e shtetit”, thekson raporti mbi gjetjet shqetësuese.

Etiketa: REC Albania
Tjetri
Drejtuesit dhe akademikët e Universitetit Bujqësor, nën akuzë për abuzim me tendera

Ish-drejtori financiar i Universitetit Bujqësor kundërshton akuzën

710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë argumentet e Ramës për Zvërnecin

08:45 | 16/06/2026
naslovna sjeverna koreja hack

“Pse mua?”: Hakerët koreano-veriorë vjedhin identitete nga Serbia dhe Bosnja

21:07 | 15/06/2026
policia cakri

I pandehuri dhunohet në kafazin e xhamtë të Gjykatës së Posaçme

15:09 | 15/06/2026
meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.