AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Ghost Call”, goditet në Tiranë një tjetër skemë mashtrimi me call center

Një kërkesë për informacion e dy viteve më parë e autoriteteve austriake ishte pikënisja e një hetimi që zbuloi një skemë të gjerë mashtrimi kompjuterik me qendër të aktivitetit në Tiranë, prej nga zhvateshin qytetarë evropianë, kanadezë dhe amerikanë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim nga Jurgena Tahiri/BIRN

Policia e Shtetit njoftoi të mërkurën më 14 prill, rezultatet e një hetimi dy-vjeçar të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës dhe të kryer në bashkëpunim me autoritetet austriake, lidhur me një skemë mashtrimi kompjuterik nëpërmjet call center-ve. Hetimi është filluar pas një kërkese për informacion të mbërritur nga autoritetet e drejtësisë austriake, prej nga është zbuluar dhe dokumentuar më vonë veprimtaria kriminale e ushtruar në masë të gjerë, duke sjellë pasoja të rënda për qytetarët evropianë, si dhe shtetas kanadezë e amerikanë.

Gjatë operacionit të zhvilluar në qytetin e Tiranës dy ditët e fundit, në bashkëpunim me forca të autoriteteve austriake dhe EUROPOL, u zbuluan 12 ambiente të vëna në funksion të kësaj skeme. Policia njoftoi se kishte ndaluar 10 persona dhe kishte shpallur në kërkim katër të tjerë. Po ashtu, u ekzekutuan dy masa sigurie “ndalim për të dalë jashtë shtetit” dhe “detyrimi për t’u paraqitur” për një tjetër shtetase, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër person ndaj të cilit janë caktuar po këto masa sigurimi.

Në ambjentet e kontrolluara u sekuestruan 443 kompjuterë dhe 6 laptopë; 238 celularë dhe pajisje të tjera të llojit HDD e DVR, nëpërmjet të cilave kryhej aktiviteti call-center. Po ashtu, u sekuestruar mbi 891 mijë euro, të dyshuara të përfituara nga kjo skemë mashtrimi.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në 3 njësi dhe 9 banesa në dispoizicion të këtij aktiviteti, u gjetën individë të ndryshëm të punësuar si operatorë, të cilët kanë qenë duke kryer mashtrime kompjuterike në momentin kur po zhvillohej operacioni.

Pesë prej të ndaluarve në kushtet e flagrancës janë Kristjan Buda, Benard Biba, Kleidi Dyrma, Ema Taip dhe Eno Hana, që sipas policisë dyshohet se kishin rol drejtues në ekipet e përfshira në këtë veprimtari.

Sipas burimeve të prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se përmes kësaj skeme mashtrimi janë zhvatur qytetarë të vendeve të Evropës, si Austria, Italia, Gjermania e Greqia, si dhe shtetas kanadezë e amerikanë. Policia bënë me dije se janë duke vijuar hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

 

Etiketa: Benard BibaCall centerEma TaipEno HanaEuropolGhost CallKleidi DyrmaKristjan BudaPolicia e ShtetitProkuroria e TiranësSkema e mashtrimit
Tjetri
Samiti i Diasporës: Efekti propagandistik e tejkalon ndikimin real

Samiti i Diasporës: Efekti propagandistik e tejkalon ndikimin real

Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Gjykata Posaçme deklaron fajtorë anëtarët e një grupi kriminal

15:14 | 10/07/2026
KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj

KLGJ rrëzon kërkesat e anëtarëve të KPK për t’u emëruar gjyqtarë në Apel

15:12 | 10/07/2026
477958321 9414945078525719 4762456769833357337 n

“Lawyers for Lawyers” dënojnë kërcënimet e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani

15:00 | 10/07/2026
sequence 01.00 07 18 25.still002 e1719412038410

Bosnja shënon përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, varrosen edhe 10 viktima të tjera

13:11 | 10/07/2026
luca 1

“Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google

11:41 | 10/07/2026
kanye west @ moma 4

“Anulojeni!”: Financimi i koncertit të Kanye West me paratë e shtetit ngjall zemërim në Shqipëri

10:31 | 10/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.