AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Drejtoria e Burgjeve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit të Erion Veliajt

Seanca e Veliajt u shty pasi administrata e Burgjeve nuk e njoftoi atë për seancën e datës 15 prill, ndërkohë që kreu i Burgjeve thotë se ka ngritur një komision për të verifikuar se çfarë ka ndodhur.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Furgoni i policisë së Burgjeve, që transferoi Veliajn në Gjykatën Administrative. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

Çështja penale në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe 15 të pandehurve të tjerë, u shty të mërkurën më 15 prill për të pestën herë. Gjyqi u shty për shkak se administrata e Burgjeve dështoi të lajmëronte Veliajn, edhe pse njoftimi i ishte dërguar nga Gjykata e Posaçme që me 3 prill.

Kryesuesja e trupit gjykues, Engjëllushe Tahiri konstatoi se shkresa për njoftimin e Veliajt është marrë nga ana e punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, por nuk kishte asnjë shpjegim se përse nuk ishte kryer njoftimi. Nga ana tjetër, është kryer njoftimi i të pandehurit tjetër që gjendet në të njëjtin paraburgim, Fatjon Baçi, i cili ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë dhe do të mbrohet nga avokatja e caktuar kryesisht, Pranvera Doçi, e cila ishte e pranishme në gjykim.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca dhe prokurori Altin Dumani ranë dakord se nuk mund të vijonte procesi pa realizimin e këtij momenti procedural. Dumani kërkoi nga gjykata që t’u kërkohet burgjeve të japin informacion përse nuk është kryer njoftimi.

Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për më datë 27 prill, në orën 12:00, si dhe iu dërgua kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të informojë për këtë situatë.

I pyetur nga BIRN, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi tha përmes një bisede telefonike se kishte ngritur një komision administrativ për të verifikuar se ku ka ngecur realizimi i njoftimit të Veliajt. Sipas tij, po vlerësohet gjithë zinxhiri i policisë së burgjeve që ka për detyrë të realizojë njoftimin, si dhe stafi administrativ. Kupi tha se pasi të konstatohen përgjegjësit dhe të arrihet në një konkluzion do të merren masat përkatëse dhe gjithçka do të bëhet publike.

Seanca parardhëse në këtë çështje u shty për t’i dhënë kohë avokatit të Veliajt për të realizuar një shqyrtim paraprak të dosjes.

Edhe seancat e tjera janë shtyrë për mungesë të avokatëve dhe për t’ju vendosur Veliajt në dispozicion fashikujt e dosjes hetimore. Prokurorët kanë ngritur më parë si shqetësim shtyrjen e seancave, duke e cilësuar si vijimësi të strategjisë për zvarritjen e shqyrtimit të çështjes.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Etiketa: Adriatik KupiAjola XoxaAltin DumaniDrejtoria e Përgjithshme e BurgjeveErion VeliajGjykata e PosaçmeKlotilda BushkaPlarent Ndreca
Tjetri
Sali Berisha shmang veten nga përgjegjësia për 21 janarin

Edi Rama thirret të dëshmojë në gjyqin ndaj Sali Berishës

33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Administratë dhe nxënës shkollash: Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

08:43 | 11/07/2026
Komisioni Antikorrupsion i Ramës shihet si propagandë

Gjykata Posaçme deklaron fajtorë anëtarët e një grupi kriminal

15:14 | 10/07/2026
KPK ndërpret vetingun e ndihmëses ligjore Monika Çuhadari për shkak të dorëheqjes së saj

KLGJ rrëzon kërkesat e anëtarëve të KPK për t’u emëruar gjyqtarë në Apel

15:12 | 10/07/2026
477958321 9414945078525719 4762456769833357337 n

“Lawyers for Lawyers” dënojnë kërcënimet e Ministrit të Brendshëm ndaj avokatit Gentian Sejrani

15:00 | 10/07/2026
sequence 01.00 07 18 25.still002 e1719412038410

Bosnja shënon përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, varrosen edhe 10 viktima të tjera

13:11 | 10/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.