AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon gjykimin e grupit që mashtronte qytetarët gjermanë

Një rrjet i mirëorganizuar kriminal tentoi qindra mijëra herë të mashtronte qytetarët gjermanë përmes call center-ve me seli në Shqipëri e vende të tjera, por shumica e rasteve u parandaluan nga autoritetet gjermane.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
3 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku

Pak ditë para festës së Krishtlindjeve të vitit 2023, një grua nga zona Freiburg në Gjermani u bë viktimë e një tentative mashtrimi nga një grup i organizuar që përdorte një rrjet të kamufluar call center, duke i kërkuar të investonte një shumë prej 120 mijë eurosh. Pasi policia gjermane mësoi për këtë rast, u pengua dorëzimi i shumës së kërkuar, ndërkohë që katër ditë më vonë, përmes përgjimit të telefonit të shtëpisë së të dëmtuarës, është bërë i mundur të identifikohet numri i përdorur nga autorët.

Kjo ishte një nga qindrjamijëra telefonatat e kryera nga numri telefonik i poseduar prej grupit të organizuar të mashtrimit, që u zbuluan prej policisë gjermane që prej nisjes së përgjimit. Ndërkohë, shumica e mashtrimeve në këtë rast janë parandaluar.

Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi të enjten më 16 prill përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të tetë të pandehurve, pjesë e këtij grupi kriminal, të akuzuar për mashtrim me call center të shtetasve gjermanë, duke u shkaktuar atyre dëme financiare të konsiderueshme.

Të pandehurit Emiljano Sejdillari, Sokol Krasniqi, Rodrigo Guga, Eltion Logu, Tafil Dyrmishi dhe Lisjane Çulani, akuzohen për veprat penale “Mashtrim kompjuterik”, në bashkëpunimin në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, ndërsa Klejdi Nuka dhe Mateo Llozhi vetëm për “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin.

Sipas SPAK, autorët përdornin aplikacionin “Caller-ID-Spoofing” për të shfaqur numra të ndryshëm në telefonat e të dëmtuarve, me qëllimin për të fshehur origjinën e tyre të vërtetë. Telefonatat me palët e dëmtuara, bëheshin duke përdorur teknologjinë “voice-over-IP” përmes serverave të vendosur në Gjermani.

Megjithëse autorët kanë përdorur shërbime anonimizuese si “VPN” për të fshehur identitetin e tyre, specialistet e IT-së të Policisë Gjermane kanë indentifikuar adresat e jashtme të IP-së që tregonin lidhjet në internet dhe pajisje fundore.

Nga vlerësimi këtyre të dhënave ka rezultuar se të dëmtuarit telefonoheshin përmes shërbimit telefonik të internetit nga shtete të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë.

Në njoftim bëhet me dije, se nga hetime e kontrolle të kryera prej SPAK dy vjet më parë, është zbuluar një call center në rrugën “Hamdi Sina” në Tiranë, kur janë shoqëruar gjashtë persona të dyshuar dhe janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, digjitale e dokumentare. Sipas SPAK, analiza e përbashkët e rezultateve të hetimeve të kryera në të dy vendet çoi në konkluzionin se bëhej fjalë për një grup të strukturuar kriminal me qëllim mashtrimin e shtetasve gjermanë përmes Call Center. Vlera e dëmit të shkaktuar e dokumentuar ka rezultuar 363, 501 euro, por sipas SPAK, kjo për shkak se janë parandaluar qindra tentativa të autorëve për mashtrimin e shtetasve gjermanë.

 

Etiketa: Eltion LoguEmiljano SejdillariLisjane ÇulanMashtrim KompjuterikRodrigo GugaSokol KrasniqiSPAKTafil Dyrmishi
Tjetri
‘Fasada digjej si letër’: Mungesa e ligjit shmang përgjegjësitë për pallatin e djegur në Tiranë

Kostot e zjarrit mund të na kushtojnë më lirë nga buxheti sesa nga sigurimet

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.