AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK kërkon dënimin e Ervis Berberit me 6.8 vjet burg për korrupsion me tenderat

Prokurori Dritan Prençi kërkoi deklarimin fajtorë të ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi dhe 20 të pandehurve të tjerë për skemën e korrupsionit të kalimit të fondeve publike në mënyrë të paligjshme drejt kompanisë së kontrolluar nga Berberi.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 months më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH. Foto: LinkedIN.

Prokurori Dritan Prençi kërkoi të premten deklarimin fajtor dhe dënimin me 10 vjet burg për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, i akuzuar për gjashtë raste të korrupsionit pasiv, pesë raste të shkeljes së barazisë në tendera dhe pastrim parash. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar, SPAK kërkoi dënimin e tij përfundimtar me 6 vjet e 8 muaj burg.

Në seancën e konkluzioneve përfundimtare, Prençi kërkoi që edhe 20 të pandehurit e tjerë të shpallen fajtorë për akuzat e korrupsionit dhe shkeljes së barazisë në tendera.

Për ish drejtorin e Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH, Erald Elezi, i cili mori drejtimin e KESH në vitin 2024, u kërkua dënimi me 1 vit burg. Masa dënimi të njëjta me Elezin u kërkuan edhe ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së, Gentjan Gjyli, i cili në kohën kur akuzohet se ka kryer shkelje të barazisë në tendera, ka mbajtur pozicionin e drejtorit të Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në atë institucion.

Për dy të pandehurit për korrupsion aktiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale, Ervis Lami dhe Brunilda Luli, prokurori Prençi tha se kanë qenë bashkëpunues gjatë hetimit. Ai kërkoi nga 7.6 vjet burg për Lamin dhe Lulin, masë e cila reduktohet në 5 vjet burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. Po ashtu, u kërkua pezullimi dënimit dhe vendosja e tyre në shërbim prove për një periudhë 4-vjeçare.

Në përfundim, Prençi kërkoi të konfiskohen të gjitha pasuritë e sekuestrruara, si dhe vlerat monetare prej 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe mbi 1 milion lekë që i janë gjetur Berberit.

Për të pandehurin Valter Begaj dhe shoqëritë “Net Group” dhe “DAAM”, është duke vijuar shqyrtimi me procedurën e gjykimit të zakonshëm.

Sipas prokurorit të çështjes, Dritan Prençi, nga hetimi janë evidentuar fakte penale në shtatë procedura prokurimi, të zhvilluara në vitet 2020-2022, në Agjencinë për Eficencën e Energjisë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, gjatë kohës kur titullar i autoritetit kontraktor ka qenë i pandehuri Evis Berberi. Ndërsa në një procedurë prokurimi, i pandehuri Evis Berberi ka qenë kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave. Tetë procedura prokurorimi që janë hetuar nga SPAK rezulton që së bashku, të kenë pasur fonde me vlerë totale prej rreth 526 milionë lekëve.

Nga hetimi ka rezultuar se tenderat janë fituar nga kompania Net – Group sh.p.k., në zotërim të të pandehurit Valter Begajt dhe vlerat monetare janë përfituar nga Berberi në mënyrë të tërthortë përmes shoqërisë DAAM sh.p.k., që sipas SPAK, posedohet de facto prej tij. Po ashtu, sipas prokurorit Prençi, janë konstatuar edhe transaksionet e kryera me qëllim që Berberi të fshihte gjurmët e pronësisë së kësaj shoqërie, në vitin 2019 duke e ka kaluar fiktivisht pronësinë tek të pandehurit Brunilda Buli, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Prokuroria vlerëson se në procedurat e tenderimit janë evidentuar fakte që vërtetojnë kryerjen e veprës penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike. Për këtë vepër penale akuzohen anëtarët e komisionit të përllogaritjes së fondit limit, njësisë së prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave.

Sipas SPAK, këto veprime të paligjshme janë kryer në lidhje me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e dokumenteve standarde të tenderit, si dhe për vlerësimin dhe shpalljen fitues të shoqërisë Net Group sh.p.k, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në dokumentet standarde të tenderit, duke e favorizuar atë në shtatë raste.

 

Kërkimet e SPAK:

Evis Berberi – 6.8 vjet burg dhe pezullim me 5 vjet të funksioneve publike

Erald Elezi – 1 vit burg dhe pezullim për 3 vite të funksioneve publike

Gentjan Gjyli – 1 vit burg dhe pezullim me 3 vite të funksioneve publike

Ervis Lami – 5 vjet burg, por dënimi pezullohet dhe vendoset në shërbim prove

Brunilda Luli – 5 vjet burg, por dënimi pezullohet dhe vendoset në shërbim prove

Blerta Musabelli – 1.4 vjet burg, por dënimi të pezullohet kundrejt punës për interes public

Amelia Tafaj- 1.4 vjet burg, por dënimi të pezullohet kundrejt punës për interes public

Shkëlqim Lusha – 1 vit burg, por dënimi pezullohet dhe vendoset në shërbim prove

Gëzim Noni – 1 vit burg, por dënimi pezullohet dhe vendoset në shërbim prove

Genti Raça: 1 vit burg, por dënimi pezullohet dhe vendoset në shërbim prove

Bledar Aliaj:  1 vit burg, por dënimi pezullohet dhe vendoset në shërbim prove

Adrian Kroi – 1 vit burg, por dënimi pezullohet dhe vendoset në shërbim prove

Valbona Pepa – 1 vit burg, por dënimi pezullohet dhe vendoset në shërbim prove

Ela Goxhaj – 1 vit burg, por dënimi pezullohet kundrejt punës për interes publik

Ajda Strazimiri – 1 vit burg, por dënimi pezullohet dhe vendoset në shërbim prove

Altin Marko – 8 muaj burg, por dënimi pezullohet dhe vendoset në shërbim prove

Artan Leskoviku – 8 muaj burg, por dënimi pezullohet dhe vendoset në shërbim prove

Orjon Ismailaj – 8 muaj burg, por dënimi pezullohet dhe vendoset në shërbim prove

Adela Kica – 8 muaj burg, por dënimi pezullohet kundrejt punës për interes publik

Denis Xhoxhi – 8 muaj burg, por dënimi pezullohet kundrejt punës për interes publik

Etiketa: Akuzat e SPAKARRSHDritan PrençiErald EleziErvis LamiEvis BerberiGentian Gjylikorrupsion pasivShkelje e barazisë në tendera
Tjetri
Pse humbi Viktor Orbán

Letër nga Brukseli: Vërshon shampanja për largimin e Viktor Orbán

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.