AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Parlamenti turk miraton ligj që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Legjislacioni i ndalon kompanitë e rrjeteve sociale të ofrojnë shërbime për personat nën moshën 15 vjeç, ndërsa një ligj i ri po përgatitet që do të kërkojë verifikim identiteti për të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale në Turqi.

Hamdi Fırat BuyukngaHamdi Fırat Buyuk
1 month më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
tbmm, october 2021
Deputetët në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë në Ankara. Foto: Wikipedia.

Parlamenti turk miratoi të mërkurën një ligj që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç – duke e bërë Turqinë vendin më të fundit që ndërmerr një hap të tillë, i cili synon mbrojtjen e të rinjve nga rreziqet online.

“Një ofrues i rrjeteve sociale nuk do të lejohet të ofrojë shërbime për fëmijët që nuk kanë mbushur moshën 15 vjeç dhe do të jetë i detyruar të marrë masat e nevojshme, përfshirë verifikimin e moshës, për të garantuar që këto shërbime të mos ofrohen”, thuhet në ligjin e ri.

Ligji gjithashtu vendos kërkesa të reja për kompanitë e rrjeteve sociale për fëmijët mbi 15 vjeç.

“Ofruesi i rrjetit social do të marrë masat e nevojshme për të ofruar shërbime të diferencuara specifike për fëmijët që kanë mbushur moshën 15 vjeç. Masat e marra në këtë kuadër do të publikohen në faqen e internetit të vetë ofruesit të rrjetit social. Ofruesi i rrjetit social do të ofrojë mjete të qarta, të kuptueshme dhe të lehta për përdorim për kontrollin prindëror”, shtohet në ligjin e ri.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se si do të zbatohet në praktikë ky ndalim.

Më herët të mërkurën, Ministri i Drejtësisë Akin Gurlek i tha parlamentit se do të paraqitet një ligj i veçantë për ta rregulluar këtë çështje.

“Është përgatitur gjithashtu një draft lidhur me rregullimin ligjor që parashikon verifikimin e identitetit përmes e-qeverisjes gjatë hyrjes në platformat e rrjeteve sociale”, tha Gurlek.

Sipas Gurlek, draftligji do të kërkojë që përdoruesit të verifikojnë identitetin dhe moshën e tyre duke përdorur sistemet e e-qeverisjes.

Gurlek kishte njoftuar më herët, më 3 prill, se qeveria kishte arritur një marrëveshje me kompanitë e rrjeteve sociale që të gjithë qytetarët turq do të duhet të verifikojnë identitetin e tyre për të përdorur llogaritë në rrjetet sociale.

Kritikët thonë se ligji i propozuar synon të rrisë kontrollin mbi rrjetet sociale dhe se heqja e anonimitetit mund të ndikojë te zërat kritikë në internet.

Detaje të mëtejshme mbi këtë sistem verifikimi dhe mënyrën se si kompanitë e rrjeteve sociale do ta integrojnë atë në produktet e tyre mbeten ende të panjohura.

Ligji i ri që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç u propozua në një raport me titull “Kërcënimet dhe rreziqet që i presin fëmijët tanë në median digjitale”, i përgatitur nga një komision parlamentar.

Raporti kërkonte një kuadër mbikëqyrës me fokus te fëmijët, i cili trajton varësinë digjitale, bullizmin kibernetik, shfrytëzimin dhe shkeljet e privatësisë përmes ndërhyrjes së hershme, ndërgjegjësimit publik, zgjidhjeve për prindërit dhe njësive të specializuara për të drejtat e fëmijëve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Etiketa: Liria digjitaleLiria e MediasRrjetet socialeTurqia
Tjetri
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Zv.drejtori i policisë së Elbasanit mohon lidhjet me Nuredin Dumanin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.