AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata e Kosovës vendos për sulmin në Banjskë në 2023, Serbia në qendër të akuzave

Një gjykatë në Kosovë do të shpallë të premten vendimin në gjyqin ndaj tre burrave serbë të akuzuar për përfshirje në një sulm vdekjeprurës ndaj policisë në vitin 2023. Sipas aktakuzës, edhe Serbia është në bankën e të akuzuarve.

Ardita ZeqiringaArdita Zeqiri
2 months më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 6 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pamje nga droni tregojnë pjesëtarë të armatosur serbë në Banjskë gjatë sulmit të armatosur më 24 shtator 2023. Foto: Ministria e Brendshme e Kosovës.

Blagoje Spasojeviç e ka quajtur pjesëmarrjen e tij në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 “gabimin më të madh të jetës sime”.

Atë ditë, dhjetëra serbë të armatosur, përfshirë Spasojeviçin, i zunë pritë një patrulle policore në veri të Kosovës, me qëllimin — sipas prokurorëve — të nxisnin një konflikt që do të shkëpuste qytete dhe fshatra me shumicë serbe dhe do t’i bashkonte ato me Serbinë.

Polici shqiptar i Kosovës, Afrim Bunjaku, 50 vjeç, mbeti i vrarë, ndërsa një tjetër polic, Çlirim Shaqiri, u plagos.

Spasojeviçi, 33 vjeç, dhe Vladimir Toliçi, 40 vjeç, u arrestuan në vendngjarje të veshur me uniforma ushtarake; një i tretë, Dusan Maksimoviç, 29 vjeç, u arrestua ditën pasuese. Dyzet e një të tjerë arritën të arratiseshin. Njëri prej tyre, Stefan Raduloviç, u arrestua javën e kaluar.

Të premten, Spasojeviçi, Toliçi dhe Maksimoviçi do të mësojnë fatin e tyre.

Të tre kanë mohuar fajësinë për akuzat e terrorizmit dhe veprimeve të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, por Spasojeviçi, megjithatë, ka shprehur keqardhje për rolin e tij në sulmin në fshatin Banjskë.

“Më vjen keq për vdekjen e policit Afrim Bunjaku dhe për të plagosurit e tjerë; më vjen keq që mora pjesë në atë ngjarje”, tha ai në Gjykatën Themelore të Prishtinës gjatë deklaratave përmbyllëse. “Nuk mund të them se jam terrorist, sepse nuk kam vrarë apo plagosur askënd. Nuk kam qëlluar asnjë plumb ndaj policisë apo kujtdo tjetër.”

Megjithatë, rasti shkon shumë përtej fatit të tre të akuzuarve. Ai mund të përfundojë me një vendim të gjykatës së Kosovës që do ta cilësonte Serbinë si sponsorizuese të terrorizmit.

Në aktakuzë, prokurorët thonë se agresorët janë trajnuar në poligonin ushtarak “Pasuljanske Livade” në Serbinë qendrore, pak më shumë se 100 kilometra në veri të kufirit me Kosovën, vetëm disa ditë para sulmit, duke u bazuar në pamje dronësh të sekuestruara në Banjskë. Sipas tyre, Serbia i ka vënë grupit në dispozicion “të gjitha” infrastrukturat ushtarake dhe pajisjet logjistike të nevojshme “për të kryer sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë”.

A ishte Serbia e përfshirë?

banjska 9.10.2024 e1728464357192 1280x720
Blagoje Spasojeviç, Vladimir Toliç dhe Dusan Maksimoviç në Gjykatën Themelore të Prishtinës në tetor 2024. Foto: BIRN.

Në total, në aktakuzë përmenden 44 persona dhe një subjekt juridik. Dyzet e tre prej tyre, përfshirë Blagoje Spasojeviçin, Vladimir Toliçin dhe Dusan Maksimoviçin, akuzohen për terrorizëm dhe veprime të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës. Subjekti juridik RAD d.o.o. dhe pronari i tij, Radule Steviç, akuzohen për pastrim parash, ashtu si edhe një nga të pandehurit e tjerë — i dyshuari kryesor, biznesmeni dhe politikani serb Milan Radoiçiq.

Dy nga agresorët u konfirmua se janë vrarë, por raportimet thonë se të tjerë janë plagosur dhe janë trajtuar në Serbi dhe fati i tyre mbtetet i panjohur. Vetëm Spasojeviçi, Toliçi dhe Maksimoviçi po gjykohen aktualisht, ndërsa çështjet ndaj të tjerëve janë ndarë derisa autoritetet t’i arrestojnë. Kosova ka lëshuar urdhër-arreste ndërkombëtare për ta.

Pas sulmit, policia e Kosovës sekuestroi mina, raketa anti-tank Zolja, predha mortaje 60 mm dhe një hedhës automatik granatash M93.

Vladimir Toliçi, megjithatë, ka deklaruar se nuk kishte dijeni.

“Nuk mund ta kisha imagjinuar se do të ndodhte një tragjedi e tillë”, i tha ai gjykatës. “Nuk doja të isha pjesë e asnjë dhune.”

Dusan Maksimoviçi tha se nuk ishte i përfshirë fare, pavarësisht se, sipas prokurorëve, video, fotografi dhe biseda telefonike e vendosin atë në vendngjarje, të armatosur. Të tre përballen me burgim të përjetshëm të mundshëm.

Milan Radoiçiqi ndodhet në Serbi, ashtu si, pothuajse me siguri, edhe pjesa tjetër e bashkë të akuzuarve. Ai mori shpejt përgjegjësinë për sulmin e armatosur, por Serbia nuk tregon asnjë shenjë se do ta dorëzojë ose ta gjykojë vetë.

Në fakt, për vite me radhë Radoiçiqi ka qenë një aleat i ngushtë politik dhe biznesi i qeverisë së Serbisë, nënkryetar i partisë Lista Serbe të mbështetur nga Beogradi, e cila punon krah për krah me Partinë Progresiste në pushtet të Serbisë për të mbrojtur interesat serbe në veri të Kosovës – një ish-provincë serbe që u shkëput në luftën e viteve 1998–1999 dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008.

Radoiçiqi u tërhoq nga partia pas sulmit në Banjskë dhe u mor në pyetje nga prokurorët serbë muajin pasues, nën dyshimin për krijimin e një grupi të armatosur, grumbullimin e armëve dhe “krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”. Ai nuk u akuzua kurrë në Serbi.

Radoiçiqi ka pretenduar se Serbia nuk kishte dijeni për planet e tij, por Kosova thotë se ai nuk do të kishte mundur kurrë të grumbullonte një sasi të tillë armësh dhe të kryente një sulm kaq të guximshëm pa, të paktën, miratimin e heshtur të Serbisë.

Në tetor 2023, BIRN raportoi se predhat e mortajave dhe hedhësit e raketave anti-tank të përdorura në sulm kishin kaluar përmes qendrave shtetërore të mirëmbajtjes në Serbinë qendrore në vitin 2018 dhe 2021 respektivisht; municionet përfshinin plumba pushke automatike 7.62x39mm që përputhen me ata të prodhuar në vitin 2022 nga fabrika Belom, prodhuesi më i ri shtetëror i armëve i Serbisë.

Prokurorët në këtë rast thonë se përgatitjet për operacionin filluan gati dy vjet më parë, në një takim pak përtej kufirit në Serbi midis presidentit serb Aleksandër Vuçiçdhe përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës, përfshirë Radoiçiqin. Vuçiç i ka hedhur poshtë këto pretendime si marrëzi.

Sipas aktakuzës, Radoiçiqi ka financuar një “grup të strukturuar terrorist” që nga viti 2017, me qëllim “ndarjen” e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës “për t’i bashkuar ato me Republikën e Serbisë”.

Prokuroria kërkon burgim të pëjetshëm

banjska e1726052332916 1536x864
Pozicionet e pjesëtarëve të armatosur serbë gjatë sulmit në Banjskë, të paraqitura gjatë shpalljes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës në Prishtinë, shtator 2024. Foto: BIRN.

Avokatët mbrojtës i kanë bërë thirrje gjykatës që të lirojë nga akuzat të tre të pandehurit, duke këmbëngulur se roli i Vladimir Toliçit nuk është provuar dhe se Dusan Maksimoviçi nuk ka qenë fare në Banjskë ditën e sulmit.

Avokati i Blagoje Spasojeviçit, Lubomir Pantoviç, tha se nuk ka prova që e mbështesin kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm.

“Propozimet për burgim të përjetshëm janë të përgjithshme dhe arbitrare, të drejtuara ndaj publikut”, tha ai.

Por Arianit Koçi, avokat i familjes së policit të vrarë, tha se një dënim i tillë ishte i justifikuar.

“Qëllimi i grupit nuk ishte vetëm vrasja e një individi, por sulmi ndaj shtetit dhe bashkimi i veriut të Kosovës me Serbinë”, i tha ai gjykatës.

Gjatë gjyqit njëvjeçar, gjykata dëgjoi dëshmi nga dëshmitarë që përshkruan një sulm të koordinuar nga disa pozicione, me snajperë, hedhës raketash dhe eksplozivë.

Polici Alban Rashiti rrëfeu se kishte parë dy kamionë të mëdhenj të parkuar në një urë në Banjskë gjatë një patrullimi rutinë natën.

“Brenda sekondave, nisën të shtënat nga shumë drejtime”, tha Rashiti në gjykatë. “Sulmi erdhi nga i gjithë fshati, nga dhjetëra pozicione me armë të ndryshme. Ne iu përgjigjëm zjarrit, por pashë rreshterin Afrim Bunjaku të shtrirë, të plagosur rëndë dhe të palëvizshëm.”

Banori i Banjskës dhe roja i hotelit Rade Nedeljkoviç dëshmoi se burra të armatosur dhe të veshur me uniforma sollën një person të plagosur në hotelin ku ai punonte. Ai tha gjithashtu se pa burra të armatosur në tarracën e hotelit.

Disa dëshmitarë kanë dëshmuar në seanca të mbyllura, me prokurorët që kanë përmendur arsye të sigurisë kombëtare dhe kërcënime ndaj tyre.

Aleatët perëndimorë të Kosovës, si edhe NATO-ja, kanë bërë thirrje që Serbia të ndihmojë në sjelljen para drejtësisë të personave ende në arrati. NATO-ja vazhdon të udhëheqë një forcë të vogël paqeruajtëse në Kosovë, më shumë se një çerek shekulli pas ndërhyrjes së aleancës për të dëbuar forcat serbe të akuzuara për vrasje dhe dëbim të civilëve shqiptarë të Kosovës gjatë një fushate brutale kundër kryengritjes.

Duke folur në fund të janarit të këtij viti, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se aleanca pret përgjegjësi nga autoritetet në Beograd për ngjarjet në Kosovë dhe veçoi sulmin në Banjskë dhe dhunën kundër trupave të NATO-s në fillim të vitit 2023.

“Kam një marrëdhënie personale me presidentin Aleksandër Vuçiç; e njohim njëri-tjetrin prej shumë vitesh”, tha Rutte. “Por ne presim që ai të përcaktojë përgjegjësinë për atë që ka ndodhur.”

Etiketa: Aleksandër VuçiçBanjskëKosovaMilan RadoiçiqSerbia
Tjetri
Dosjet e korrupsionit të nivelit të lartë në Shqipëri rrisin temperaturën politike

Apeli lë në fuqi dënimin e ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.